Përkundër ecurisë pozitive të ekonomisë së vendit e cila u rrit me 5.53 për qind në 3 muajt e parë të vitit, në përkeqësim paraqiten treguesit mbi Borxhin Publik, shkallën e papunësisë dhe konsumin e popullatës.
Raporti i Borxhit Publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të marsit, arriti në 77.3 për qind nga 65.8 për qind që ishte në fundin e 2019-s.
Në raportin e posaçëm të politikes monetare, Banka Qendrore kërkoi rikthim të vëmendjes ndaj konsolidimit fiskal për të garantuar qëndrueshmërinë e financave publike në planin afatgjatë.
Rënia e punësimit shkaktoi një rritje të lehtë të shkallës së papunësisë, e cila u arriti në 11.9 për qind ose 0.1 pikë përqindje më e lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit të shkuar. Edhe në këtë tremujor, rënia e punësimit u shoqërua me dalje nga tregu i punës.
Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.5 për qind në tremujorin e parë, 0.4 për qind më pak se në tremujorin e fundit të 2020-s. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë prirja e konsumatorëve për të shpenzuar mbeti e përmbajtur dhe poshtë nivelit të para krizës shëndetësore.(A2)
I rrit borxhi dhe papunësia , por u rritën edhe çmimet e apartamenteve. Si është e mundur? Vetëm guvernatori me degradimin e vet “profesional “ mund ta shpjegojë.
ESHTE THENE DISA HERE ,QE NE ATE VENDE RRITET VETEM CMIMET E SHITJEVE IMOBILARE, QIRATE ,DHE CMIMET E PRODHIMEVE TE PERDITESHME QE KONSUMOHEN.TE TJERA GJERA QE THUHEN NGA GOVERNATORI JANE QE TE FLUTUROSHE ME PRESHE NGA POSHTE ..
NE NJE VENDE QE NUKE PRODHOHET ASNJE GJE ,DHE QE JETON ME REMITANCAT ,QE JANE PARATE E ARDHUR NGA EMIGRANTET PER TIA DERGUAR TE AFERME TE TYRE ,KU SHTETI I GLLABERON VETEM DUKE LUJTUR ME VLEREN E TYRE NE TREGUN E ZI GJATE KEMBIMIT TE VALUTES ME LEKUN SHQIPTARE.OSE DUKE RRITUR EDHE CMIMIN E VLERES SE PRODUKTVE TE KONSUMIT TE PERDITESHEM. KEMI NJE GOVERNATORE QE KA NE DORE VETEM TREGUN E ZI ,DHE NUKE I INTERESON ASNJE LLOI AKTIVITETI TJETER NDERMJETE FILJALEVE TE BANKES QENDRORE.