Andi Bejtja: Afganët janë kërcënim për Shqipërinë, SHBA e shkatërroi Afganistanin dhe tani na i sjell ne

16 Gusht 2021, 19:20Politika TEMA

Andi Bejtja mendon se ardhja e afganëve në Shqipëri, rrezikon demokracinë në vendin tonë.

Kjo, pasi sipas tij, SHBA do të mbyllë sytë përballë “autokratit” Edi Rama.

Shkrimi i Bejtjes

Në vitin 2013 ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë, isha kundër armëve kimike, por ndryshe nga shumë të tjerë që u rreshtuan kundra për arsye sigurie, paranoje​ apo besytnie, e kam shprehur publikisht atëbotë, unë isha qartazi hapur për arsye demokracie.

Në një botë, ku dekadë pas dekade e vit pas viti, madje tashmë dhe orë pas ore, pakti për stabilitet po e vë gjithmonë e më shumë përfund paktin për demokraci, anembanë botës, një operacion i tillë, i marrjes me vullnet krejtësisht personal e piramidal armëve kimike,nga një Kryeministër që nuk ka rekorde të mira në vite me ligjin dhe vendimmarrjen piramidale, ​ në një kohë kur indeksi i demokracisë në botë është në kuotat më të ulëta, do të ishte hapje totale e semaforëve të autokracisë, pse jo dhe diktaturës në vend, një autokraci dhe diktaturë që do të kishte dhe bekimin e ndërkombëtarëve.

Jam i bindur që nëqoftëse do të ishte bërë realitet kjo nuk do ishte fare çudi që ambasadorët vetë t’ia vinin minat Teatrit Kombëtar apo të prishnin skanerat e drogës nëpër portet dhe aeroportet e Shqipërisë.

Rreth 8 vjet më vonë edhe pse këtë herë jemi më të ndjeshëm se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, ardhja e afganëve në Shqipëri, parë në këtë këndvështrim, ashtu si edhe armët kimike, është dhe mbetet një kërcënim për demokracinë e brishtë shqiptare, për më tepër që sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare është në gjendje më të keqe se një dekadë më parë, ku kryeministri shqiptar dhe për shkak të bojkotit të opozitës e ka drejtuar vendin për një kohë jo të shkurtër, pa mekanizma që kontrollojnë dhe sigurojnë një minimum demokracie.

Edhe në botë, siç vërejnë shumë vëzhgues profesionalë, në krahasim me një dekadë më parë demokracia është në rrezik jo vetëm globalisht, por edhe në Amerikë. Ish sekretarja e Shtetit Albright, arriti deri atje sa e rikonsideroi fashizmin një kërcënim serioz për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Situata bëhet edhe më dramatike, këto orë, kur po kuptohet më qartë se kurrë anembanë globit se Afganistanin e bën lesh e li, pikërisht ai koalicion dhe ato forca që valëvitnin flamurin e demokracisë dhe të lirisë.

Duhet ta themi troç atë që politikanët servilë nuk e thonë dot: nuk është e barazvleshme ftesa e një kryeministri si Rama për të ‘ të nxjerrë nga halli koalicionin dhe Amerikën’ me atë të kryeministrit të Kanadasë apo dhe të Danimarkës.

Ndaj, debati dhe shqetësimi i opozitës dhe gjithë mekanizmave që janë gjithashtu përgjegjëse për indeksin e demokracisë, asfiksimi i së cilës prek ato të parët, duhet të shtrohet në këtë këndvështrim: Si ardhja e afganëve mos kthehet në një Çizme të Zezë për demokracinë shqiptare.

Dhe për këtë ka vetëm një rrugë: Transparencë, Transparencë, Transparencë. Transparencë për çdo detaj, përgjigje për çdo pyetje, për çdo paqartësi, për çdo pasiguri që ka të bëjë dhe me sigurinë kombëtare. Përfshirje të çdo organi, të çdo mekanizmi të paracaktuar nga ligji për t’u përballur me këtë vendimmarrje.

Nëqoftëse e gjitha kjo do të ngelë një marrëveshje sekrete, e pandriçuar, e bërë në mënyrë personale, piramidale veç dhe vetëm nga Edi Rama, që mund të ketë shkuar në të atë takim dhe me bluzën me nr. 12 të Partisë Socialiste dhe jo nga kryeministri i Shqipërisë në bashkëpunim, transparencë dhe koordinim me të gjithë ata që ligji u jep të drejtën të jenë bashkëfirmosës në këto lloj marrëveshje, mos u habisni që qoftë dhe një duzinë afganësh intelektualë të mrekullueshëm, që në vendin e tyre luftuan për liri dhe demokraci, në këto kohë jo të mbara që po kalojmë, paradoksalisht, këtu të kthehen në Çizme të Zeza për demokracinë.

Gjërat nuk po duken mbarë, deri më tani, minimumin e minimumit: kërkesën për transparencë nuk po e bën askush: të gjithë vazhdojnë të mburren që kanë qenë bashkëluftëtarë të një koalicioni që dështoi.

40 komente në “Andi Bejtja: Afganët janë kërcënim për Shqipërinë, SHBA e shkatërroi Afganistanin dhe tani na i sjell ne”

  1. k says:

    Kur shqiperia duroi shpellarët,afganët nuk janë problem fare.

    1. Qako qoramidhja says:

      Deri sa në Shqipëri, ka vënd për Andi Bejten me gjithë gruan GJYKATËSE NË KUSHTETUESE, këtë vend e ka marrë mortja, ndersa ardhja e afganëve, ngre lart kokën e Shqiptarëve, nga përdhosja që i ka bërë PD me Sali Berishën, Luli Bashën e Ilir Metën.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Andi Bejtja
        për gjynaf
        e kom fal nji herë
        pa e rraf
        atëherë kur hymë
        në Konferencën Islamike
        dhe ky gazetari-poet
        bojke sikur s’e dijke.
        … dhe mu prapë
        s’më rruhet .ari
        se ky nuk është burri i Sonilës
        ky është zari!

      2. qefaliu says:

        Qako je burre me mend!

    2. Labi says:

      Je i vetmi qe thua nje te vertete si drita e diellit. Ne kemi nje shtet qe serviloset pas kesaj Amerike, qe dhe kur nuk ka te drejte ne i lepihemi. Shteti eshte ne derexhene e tij, me te keqe.

  2. Edi says:

    Shkrim brilant. R E S P E K T zoti Bejtja….pjesa me e madhe shohin vetem ardhjen e afganeve dhe jo menyren si u mor ky vendim(dhe ky eshte shqetesimi me i madh).

    1. Fck Kurti says:

      Shpellaret qenkan zgjuar nga gjumi sot si patriote dhe afganet qenkan shqetesimi i tyre i madh. O kurva serbo-shpellare ju i vute flaken shkolles ne Shkoder njesoj si talebanet. Ju deshet te digjni kryeministrine e parlamentin.Edhe bredhat e zbukuruar per vitin e ri i dogjet o shpellare.Ju jeni talebanet shqiptare.

      https://www.youtube.com/watch?v=BQdCQJr-PvQ

  3. Kent says:

    Edhe sot paska qene tape.

  4. Koli says:

    Ti or Bejtje Elbasani,sikur ke gruan e dyte ne Gjykaten Kushtetuese,ti sduhet te hapesh goje se nuk eshte mire edhe per gruan,or Ylber.

  5. Demokrati qe nuk voton says:

    Andi Brejtja !!!!!!! E ngope barkun me buk dhe nn uk pysniper anerikan e tjer sot ke shit shpirtin per ti sherby sy peshkaqenit .mos kujto se ja hudhet bythes me vetingun ske pa gjo akoma.Kush te pjerdh ty per vendimet e qeveris o neveri vagante

  6. Timi says:

    Ik mor pis! Berishist!

  7. SAVE OUR SOUL says:

    AFGANET BASHKE ME MINORITETIN GREK MAQEDON E BOSHNJAK DO TE KRIJOJNE NJE TIP REPUBLIKA SERBSKA TEK NE QE DO TE NA BEJ MINORITET NE SHQIPTAREVE
    JKY ESHTE DHE QELLIMI FINAL DUKET I ALEATEVE TANE TE MEDHENJ
    PRISNI DHE DO TE SHIKONI

  8. Elton D. says:

    Po po po! Ky eshte gazetar legen i oborrit te bishes se Vicidolit! POR KA TE DRJETE! Kur ka ka… kot mundoheni ta beni qesharak me ate titull, ju qe komentoni lexoni shkrimin jo vetem titullin pastaj shkruani!

  9. Bardha says:

    Kush e paguan kete idiot

  10. Miku says:

    Ty s’po të dhjet gruaja e jo kryeministri.

  11. Qytetari i Thjeshte says:

    Ik o kokpalare, ik se na cave menderen.
    Shiko laj koken para se te flasesh per shkaterrimin e Shqiperise nga USA. Do apo nuk do nje takem si puna jote Shqiperia nuk do eksistonte si shtet pa mbeshtetjwn historike te USA.
    Zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine.

  12. DrALLAMUDHI says:

    Kemi shume talebane ne te gjitha institucionet dhe ne media. Nje nga ata je dhe ti.

  13. Emigranti says:

    Je ti rrezik per demokracine bashke me shpellaret qe mundohesh te perkrahesh dhe qe te paguajne. Ty zoti te ka lene gjytrym,por te ka mare dhe trunin…..????

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Me fund dopjon me fund..

  15. iksi says:

    Oh nga na mbive ti se na ka keput malli me te pa njat surrat . Kaq na merr malli per ty ,per adashin tand , Bushatin , per Lesin , per Ylli Rakipin , Artur Zhejn , Lubonjen , Fevziun , Çanin , Mark Mark Gjondrekajn , . Po si te rrime nje muaj pa ju pa surratin dhe pikerisht ju arrini ti prishni edhe pushimet tuaja veç duke punuar e menduar per kete popull rate cope u bete zhele si ka thane Jozefja ( kape per zhelexh e nxirre jasht fute brenda a se mori dreqi vesht ça tha ) . Hajt se ishalla po ju shohim sa ma shpejt nalt e ma nalt ne Reç te Malesise Madhe .

  16. Gazeta ALBANIA says:

    Për të gjithë ata që mendojnë ndryshe….
    Me vendim parlsmenti indirekt shumica e Shqiptarëve ishte dakord për pjesemarrjen në koalicion me ushtarë në Afganistan.
    Aahtu siç e thotë dhe ky…
    Jemi koalicion humbës.
    Atëherë merr faturën.
    Detyrim minimal shpëto ata njerëz që të sherbyen ndihmuan atje dhe që sot rrezikojne jetën.
    Mesohuni që në luftë ndahen dhe faturat.
    (Ku ishte ky gazetar kur votohej per të shkuar në Irak dhe Afganistan ??)
    Sa për transparencën ka të drejtë.
    Po na trajtojne si popull- dele.
    Duhet TRANSPARENCË
    (Ndryshe do na dali Edi si Salehu dhe Likja gjitheçka-ditës)

  17. Αrdian says:

    Nuk e lexova te gjithë artikullin ..dhe nuk kam nevoje ta lexoj të gjithë …me fjalën e parë që nxjerr njeriu e kupton cili është…është i mençur i lojtur nga mëntë budalla apo njeri prej oxhaku që thoshe gjyshja ime .Po ti mor ANALIST( Nuk ka asnjë universitet në botë që të jep këtë titull) NE SHQIPTARET QË ERDHËM NË GREQI ITALI GJERMANI E NE SHUME VENDE TE BOTES….( nuk them nuk e ve dorën në kuran edhe kemi vjedhur ndonjë bluzë apo këpucë)POR NA PRITËN ME BUKE E PUNË ….dhe nuk patën frikë se ju prishej demokracia as origjina..Përkundrazi forcuan ekonominë ju dhanë hapësira shqiptarëve deri aty sa shume prej tyre u bënë zinxhir i ekonomisë dhe ju dëgjohet fjala deri nëpër parlamentet evropiane. Këto shtete janë krenare që na pranuan dhe ne jemi krenare që jemi SHQIPTARË..por meqë ti zotri nuk e di c do të thotë kurbet ose mërgim…në vend të huaj…NJË GJË DUHET TË DISH.Mos kakaris me zë prej të ashtuquajturit analist…se nganjëherë po mos i pate duart me kallo , në duart e njoma të pavrara lind racizmi…. Ja kështu z ANALIST

  18. Jimi says:

    Mua me duket, qe nga syfeti ky talebani Bejtja eshte me i rrezikshem se talebanet afganas!

    1. teli says:

      Ky Bejtja o eshte budalla ose luan teater

  19. Veshgues says:

    Andi po sikur Rama ta kishte kundershtuar, cili do te ishte mendimin yt, po S.B. tashme mekatar cfare do thoshte, po Iliri Lul Basha, Babalja e nje tufe lukunie hajdutesh dhe te korruptuarish cdo thoshin? Jep nje pergjigje.
    Te pakten per SB do ta konsideronte shansin e dyte historical per 97 per te shpetuar nga non grata.

  20. Dulla says:

    As se mare mundimin ta lexoj këtë lloi vemie fytyrë pa gjak e goje prishur. Nuk degjova një herë nga ky krimb një fjalë ose një komentim goje embel politik. Tip hurian Hipi negativ, hipokrit në të gjitha komentet, njëri I pështirë si vetë babai I tije Saliu i Tropojës.

  21. Rrofte miqesia shqiptaro-...... says:

    Ej paska nje koncert ne Tirane neser. Keshtu ka lajmeru Erioni. Mos esh per nder te avganeve?
    Tani do behemi nje. Do futen midis mases per tu lidh e forcu lidhja
    jone. Edhe shoku Enver e kishte kete merak Se ku i gjente ca revolucionare nga Indonezia.
    Po te pakten ata shkolloheshin dhe iknin. Po keta vijne te pashkolluar dhe duan te ngulen. Ca intelektuale jane keta. Keta kane dit pak anglisht dhe kan perkthyer ose jane thjesht bashkepunetore.

  22. mulla omar andi brekushja says:

    Foli talebani Mulla Omar Andi Brekushja.

  23. Bo bo says:

    Edhe njehere tjeter lukunia e Kar -tifozeve te rilindjes u mobilizua kunder Bejtjes vetem e vetem se GUXON te vere ne dyshim vendimet e UDHEHEQESIT.

  24. Xhin Xhoni says:

    Pa të ofenduar-ik o bejte loqja. Ti je në rwgull, mer lekkëet mbro Saliun, po për aq lekë sa mer na i bën kabull dhe ndonjë fjalor të keq. Tu prish puna ty

  25. t qin says:

    Jane terbuar krejt sumelepiresit e saliut.Rama beri gabim qe I pordhi ne 2013 per armet kimike ,por me sa duket e ka mesuar mesimin qe nje fjale e SHBA ka me shume peshe se sa gjithe pordhet e artikujve te gjithe analist xhenerik pompistave qe I sherbejne saliut.

  26. Jaho says:

    o njerez idiot . ato qe po thote z.Andi Bejtja jane te verteta . keshtu e instaluan dhe banden e enver hoxhes amerikanet me 1945 dhe e pate c fare i ndodhi ketij populli .

  27. Tomori USA says:

    Zoti Baze, mezi presim te dale ne internet gazeta Famoze TEMA por , kure shikojme suratin e keti servili, bythelepirsi te Berishes, Metes , nga te cilet, ky dhe gruaja e tij kane perfituar shume, moralisht e matrealisht.
    Prandaj , kure shikojme suratin e keti hipokriti navjen, per te shkuar ne banje.
    Esht ngritur ne kembe nje bote e tere , per te ndihmuar e shpetuar nga ekzekutimi, ata qytetare afgane qe, kundershtonin Alkajden, ISIS, talebanet, qe ishin dhe mbeten, armiqt e liris, demokracis, poshterimit te femres ne Afganistan e me gjere.
    Ne kete kuader , zoti Rama si Kryeminister i vendit, beri shume mire qe pranoi, kerkesen e Amerikes per te strehuar perkohesisht nje kontigjent prej qindra qytearesh afgane qe dote vine si emigrant politik ketu ne SHBA sepse , po te rinin atje dotu pritej koka nga talebanet. Si si vjen turp keti faqeziu te ver ne dyshim e ta konsideroi thuajse armiqesore, kete marveshje dhe pranimine ketyre qytetareraeve afgan.
    Sa mire ne shqiptareve qe ikem nga regjimi diktatorjal i Hoxhes neper bote , na priten bujarisht, na dhane ushqim, veshmbathje dhe me pas pune dhe sot mbas 20- 30 vjetesh jemi integruar si qyteret vendas, nderkoh qe afganet sdote qendrojne ne SHqiperi, ndryshe nga opozita iranjane qe banon ne SHqiperi me SHpenzimet e mergates Iranjane, afganet jane tranzit, per ne SHBA, apo vendet e tjera demokratike/

  28. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Andi Bejtja
    për gjynaf
    e kom fal nji herë
    pa e rraf
    atëherë kur hymë
    në Konferencën Islamike
    dhe ky gazetari-poet
    bojke sikur s’e dijke.
    … dhe mu prapë
    s’më rruhet .ari
    se ky nuk është burri i Sonilës
    ky është zari!

  29. PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , MAFIA , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFFIC KOKAINE says:

    Vèrtet èshtè NJERI i LIG dhe i PD KRIMIT ky Andi Bejtja , por kètè SHKRIMIN e ka QEPUR mirè dhe nè mènyrè BRILANTE !
    Tamam SHKRIM prej ATDHETARI , pavarsisht qè ky èshtè NJÉ BYTHLÉPIRÉS ORDINER i PD KRIMIT dhe ka ngréné Çorbén e Prishur tè PD KRIMIT , por kètè SHKRIM e ka QARÉ dhe MJERÈ ai BYTHLÈPIRÈS i Ripldhjes sé KRIMIT dhe KORRUPSIONIT , qè NUK e PÉLQEN !!
    ??????????????⚖??????????????????
    VAFTÉ NÉ DJALL dhe ESFEL gjithé KLASA Politike e SHQIPÈRISÈ e kètyre 30 Viteve KORRUPSION , KRIME , NARCO-TRAFFIC , VJEDHJE , HAJDUTÈRI , BANDITÈRI , RRÈMBIME dhe KRIM tè ORGANIZUAR

  30. TNT says:

    Duket sikur ta ka shkruar nipi i Hysni Kapos, ai qe eshte shpresa e demokracise, ai qe ka rekorde shume pozitive me gazetarin e vertet,… Ik o llum llumi qe pasurine e vure me leket e buxhetit per lepirjen qe ke 20 vjet qe ja ben per arsye varesise ndaj bixhozit

  31. Skenderbegasi says:

    Dehja dhe kultura jane dy koncepte qe perjashtojne njera tjeter, por kjo eshte rezuar nga gjykata kushtetuse.

  32. Azilanti says:

    Meshire per keta lloj Debilesh te tipit Bejtja!

  33. Lal says:

    Normale qe ky do te mbaj loqet e demave te gjykateses

  34. Bea says:

    Pasi lexova shkrimin (qe te them te drejten me pelqeu), per kuriozitet lexova dhe komentet e komentareve qe nuk rrin dot pa e shprehur mendimin e tyre (sa mire sikur te kishte dicka te vlefshme per te lexuar qofte edhe kunder shkrimit, por te lihej nje mesazh). Ajo qe me ben pershtypje eshte se keta komentues nga njera ane shajne opinionistin si nje kritik me goje te hidhur dhe nga ana tjeter me vjen ndot dhe veshtir te lexoj komentet e tyre me fjalor banal dhe plot mllef e urrjtje qe nuk e di se nga ku e cfare e kan akumuluar.
    Nga ana tjeter jane keta komentues te cilet akuzojne Bejten per hipokrizi apo servilizem por nga ana tjeter ne dy rreshta koment qe kane shkruar e vetjma gje qe dallohet eshte urrejtja/mllefi/hipokrizia/ serzilizmi apo verberia e tyre qe eshte per te ardhur keq. Disa prej komentuesve shkruajn se nuk e kane lexuar fare artikullin por e citojne ate, duke shfaqur ne kete rast hipokrizin e tyre ose me e pakta paragjykimin e tyre ndaj nje shkrimi.
    Nese Bejte nga ana e tij shfaq serviliziem, po ju cfare shfaqni servilizem po ashtu apo me keq akoma verberi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje