Fauci: SHBA është e përgatitur për të ofruar dozën e tretë të vaksinës antiCovid

16 Gusht 2021, 13:53Bota TEMA

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive deklaroi se SHBA ka ruajtur kapacitetin për të ofruar një dozë të tretë të vaksinës COVID-19 “shumë shpejt” për popullatën më të gjerë nëse kërkohet.

Sipas Neësëeek, në mesin e paralajmërimeve për rastet në rritje, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë të enjten se individët me sisteme të kompromentuara imunitare  rreth 3 për qind e të rriturve amerikanë mund të marrin një dozë të tretë të vaksinës, përfshirë individët të cilët janë të prekshëm nga sëmundjet për shkak të transplanteve të organeve, kancereve të caktuara ose çrregullimeve të tjera.

Individët me imunitet të kompromentuar mund të “marrin atë tani”, tha Fauci në një intervistë në CBS.

I pyetur në lidhje me afatin kohor për pjesën tjetër të popullsisë, Fauci tha se zyrtarët federalë të shëndetësisë “po e shikojnë atë në baza ditore dhe javore në grupe, jo vetëm në SHBA, por në vende të tjera, për të përcaktuar nëse, kur dhe kujt duhet dhënë këtë”.

Tashmë disa shtete dhe qarqe, përfshirë shtetin e Uashingtonit, Los Angeles County dhe Neë Jersey – kanë shpërndarë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer ose Moderna për individët me sistem imunitar të dobësuar për të ofruar mbrojtje të mëtejshme nga varianti shumë ngjitës Delta.

 

1 komente në “Fauci: SHBA është e përgatitur për të ofruar dozën e tretë të vaksinës antiCovid”

  1. tartarini says:

    Ky se bashku me llumin e elites politike dhe bilionereve e ka bere jeten kudo te padurueshme per njerezit e thjeshte vetem per te plotesuar egot e tyre per para e pushtet, por ka Zot dhe nje dite do te dale e verteta…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje