Shkeli hapësirën ajrore, Uzbekistani rrëzon avionin luftarak afgan

16 Gusht 2021, 22:00Bota TEMA

Ministria e Mbrojtjes në Uzbekistan bëri me dije se forcat ajrore rrëzuan një avion ushtarak nga Afganistani që kaloi kufirin.

Një zëdhënës i kësaj ministrie njofton se avioni luftarak afgan hyri në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore dhe shtoi se nga rrëzimi i tij nuk ka persona të mbijetuar.

Disa orë më vonë, në një spital uzbek në Surkhondaryo u paraqitën në gjendje të rëndë shëndetësore dy ushtarë me uniformë afgane, një prej të cilëve me parashutë.

Një ditë më parë, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe gjeti strehim në Uzbekistan.

2 komente në “Shkeli hapësirën ajrore, Uzbekistani rrëzon avionin luftarak afgan”

  1. ***** says:

    Nga nje popullsi prej 38 milion banoresh 8% i perkasin etnise Uzbeke; me nje perafersi prej 3 milion banoresh gjithsel. Qeveria e Uzbekistanit duhet te jete e para qe e hape dyert dhe te prese minoritetet e Afganit, nderkohe iu qellon avionat dhe i asgjeson ne ajer.
    ???

  2. Poli says:

    Plera Uzbeke……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje