Shqiptarja që ka jetuar 3 vite në Afganistan: Mos kini frikë, nuk vjen asnjë e keqe prej tyre

18 Gusht 2021, 15:31Sociale TEMA

Denalda Kuzumi, shqiptarja që ka jetuar për tre vite dhe ka punuar në Kabul ka rrëfyer periudhën e kaluar mes njerëzve që sot u kërcënohet jeta. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Kuzumi tregon për jetën në Afganistan dhe bashkëpunimin me vendasit përkrahës të një rendi të ri demokratik që nuk u mundësua.

“Më kanë ndodhur gjëra shumë të bukura atje, por ka qenë prezent elementi i frikës dhe sigurisë që ka qenë prezent duke qenë se unë kam punuar për një projekt të qeverisë amerikane USAID. Është një miks ndjesish.

Mund t’u them se momentalisht ka shumë debat për këtë çështje momente të bukura për mua ka patur plot nga Afganistani dhe nga njohja me njerëzit dhe bashkëpunimi. Unë nuk kam jetuar në “Green Zone” por në një zonë të mbrojtur mirë nga sigurim privat,”- tha Kuzumi.

Denalda tregon se është kontakt me ish-bashkëpunëtorët e saj afganë të cilët ndodhen në pamundësi për të blerë ushqime apo shkuar në bankë e tërhequr kursimet e tyre për të jetuar.

“Njerëzit që janë në Kabul apo qytete të tjera janë të shqetësuar. Disa presin që të tërhiqen nga Ambasada Amerikane. Kujtoni nëse dikush ka qenë jashtë në vitin 1997 çfarë ankthi ka patur për familjet e tyre dhe shumëzojeni këtë me 100.

Sigurisht që kemi empati për këtë, e kemi përjetuar vetë. Mund të them se afganët janë shumë të aftë me një botëkuptim dhe inteligjencë e cila ka lidhje me mbijetesën më shumë se çdo gjë për arsye të kontekstit atje.

Por unë mendoj që afganët janë njerëz shumë inteligjentë dhe nëqoftëse sistemi arrin ti akomodojë, kudo që të jenë, ashtu siç e shoh unë nga eksperienca personale patjetër ata arrin të adaptohen,”- shtoi Kuzumi.

Përballë furisë së komenteve të tipit, afganët që do të vinë në Shqipëri janë të dhunshëm dhe do të cënojnë sigurinë kombëtare, Denalda ka një mendim krejt ndryshe. Ajo shton se instancat përkatëse do të merren me këtë çështje në mënyrë që asnjë e keqe të mos ndodhë.

“Nuk e shikoj shumë problematike këtë por sigurisht duhet të trajtohet me kujdes dhe mendoj që instancat që po merren do ta trajtojnë me kujdes dhe mënyra se si njerëzit do tu përqasen do të kuptohen e kjo do të bëj që asnjë gjë e keqe do të ndodhi. Unë mendoj se e keqja absolute tek ata njerëz është ajo e keqe delute që e ka secili prej nesh brenda,”- tha ajo më tej.

19 komente në “Shqiptarja që ka jetuar 3 vite në Afganistan: Mos kini frikë, nuk vjen asnjë e keqe prej tyre”

  1. iliri says:

    merri futi te shpia jote meqe spaske frike kelyshat e sorosit qe doni me cdo kusht te zvendesoni popullsine vendase . ben propagande bajate kjo baxhella qe sla me ushtar te natos ne kabul pa u shkerdhy. kur nuk ishin rrezik pse dilje me ushtar roje ne kabul ? sta mbante bytha me dal vetem ne kabul. e ketu na shet prodhet e sorosit globaliste te ndyre qe nuk njhni nene e babe

    1. LAÇJANI says:

      Po shqiptare shikohet qartë “KUZUMI” po hik moj Turkistane……

      1. emigranti says:

        iliri dhe LACIANI-afganet jaen popull teper i bute. Nje familje afgane eshte komshi me mua ne Kanada. Jane 4 djem te vegjel. e ema qe u sherben ne shtepi dhe i jati qe punon nga mengjezi ne darke. Jane nje familje e persosur. Femijet jane te urte e te edukuar shume mire, qe kurre nuk sjellin asnje problem per fqinjet e tjere. Edhe prinderit po ashtu jane teper te respektueshem me banoret e tjere ne lagjen ku jetojme. Kam njohur edhe afgane te tjere ne Kanada dhe te gjithe pa perjashtim kane qene njerez te varfer, por te urte dhe teper mirenjohes per kedo qe u jep nje ndihme sado te vogel.
        Ne te kaluaren, Afganistani ka qene teper i moderuar, ku banoret jetonin duke imituar stilin europian te jeteses. Hyrja e Rusise dhe me vone e Amerikes, shkaterroi qetesine e ketyre njerezve. Me e pakta qe mund te bejme eshte te mos i pergojojme pa fakte.
        E perseris, afganet jane nje popull teper miqesore dhe te urte.

    2. perroi says:

      perroi psiqik

  2. Ani says:

    Nese ne nje vend demokratik titujt do I vendosnit si juve te Temes….sipas qefit…do ishit gjibitur sa tju vinte mendja verdalle por ne Albanistan nuk funksionojne rregullat demokratike

    1. Dani says:

      Ajo behet ne perendim dhe quhet censure,Dmth duhet te flasesh vetem ne nje drejtim ose ndryshe ke pasojat.Njesoj si ne kohen e fashizmit,nazismit,komunizmit,sot quhen me fjalen e embel liberal.

  3. shega says:

    Cfar prrallash na tregon moj ti. Na thua qe afganet jane te afte te zgjuar intelektuale
    20 vjet investime 2.3 trilion usd dhe ushtria 300 mijshe u shkermoq ne 10 minuta. Keta miqte e tu dhe dhjetra mije te tjere qe jane paguar per 20 vjet pse nuk rrembyen armet per te mbrojtur qyteterimin nga 70 mije talebane kokpalare.
    Gabim i USA qe u mor me ta. Nese kane kete mendje si komb duhen izoluar ne kufijte e tyre dhe te hane koken

  4. Merri ne shtepine tate afganet .
    Un s’dua te shikoj asnji surrat terroristi islamisti rruges se do ta qelloj me cfar te kem ne dore .
    Nqs kemi nji shtet te tille shkerdhate e pa dinjitete ,
    me takon mua si popull te vendos Dinjitetin e humbur ne kte vend nga kto shkerdhata qe pallohen per pare me cdo te huaj.

  5. ceni, boston says:

    Po nga na dolen “inteligjente ” afganet moj zonje?! Po ka 20 vjet Amerika aty me te gjitha ndihmat qe ju ka dhene dhe ata kafshe qe kafshe ngelen…nuk formuan dot shtet, kreret e tyre vetem vodhen.Nuk paske kuptuar asgje nga qendrimi ne Afganistan!

    1. Shqipo says:

      Me ngjan me Shqiperine ky pershkrimi yt per Afganistanin,….. kot shan dynjane kur nuk je vete me i mire.

  6. Po motra Dukshem sta ndien per ktë pun te felloqur says:

    Kesaj ia kan ngrof xhepin apo llogarine me para dhe pastaj flet keshtu. Tani i gut nje te ikur ne Amerike dhe na flet me per afganet qe sjand aq te keqinj.

  7. Maria says:

    Me sa afgane je palluar andej moj baxhelle? Merri ne shtepi meqe i dashke, ne nuk i duam dhe pike. Kane per te kapur kallashin shqiptaret per te mbrojtur vendin nga çlehrat islamike.

    1. Kristi says:

      Marie , ato femra qe shajne nje femer tjeter qe nuk e njohin duke i thene baxhelle jane vete karabaxhella.
      Ky eshte perkufizimi nderkombetar i grave si puna jote

  8. Kalec Dega says:

    O komentuesi “iliri”!
    E kuptoj shqetesimin tend, qe eshte edhe shqetesim i imi dhe i shoqerise sone, por nje gje nuk kuptoj ne komentin tende:
    Nga George Sorosi, nuk i ka ardhur asnji gje e keqe Shqiperise, perkundrazi, mjafte drejtues te partive politike, sidomos te PD, kur kane qene studente, kane perfituar nga leket e tij, ne forme bursa studimi.
    Tani, qe kur Donald Trump u zgjodh ne krye te USA, filloj te lakohej emri i Sorosit, si armik i demokracise, kur ne fakt ai (Sorosi) ishte konkurent i forte ne bizneset e Trump-it, dhe me qe Trump ishte i Partise Republikane, pra te djathte, edhe KOMUNISTAT E KONVERTUAR NE DEMOKRATE TE FLAKTE ketu ne Albani, per servilizem te turpshem, te peshtire ndaj Trump-it, filluan ti quanin kundershtaret e tyre “Soroiste”, kam ketu parasysh famekeqin Adriatik Llalla, ku ne nje interviste te tij ne nje tv, u shpreh qe “Soroistet” kerkojne largimin e tij nga posti, kur postin qe mbante, ne vend qe ti sherbente shoqerise i sherbente kafsheve Sali Ram Berisha dhe Ilir Rexhep Meta dhe natyrisht edhe vjedhjeve qe bente vet.
    Kudo, opozitaret ketu tek ne, gabimet e tyre ja faturojne Sorosit, sepse ai duke qene “i majte”, lufton elementet “perparimtere”, qe per çudi qenkan te gjithe anetare te Partise Fashiste Terroriste “Demokratike”
    Mire ata, por ti çfar problemi ke me Sorosin?
    Apo ta kane dhene te shkruar komentin qe ta hedhesh si komentin tende ne faqet e kesaj gazete te nderuar

  9. fisin ! says:

    fisin ku ta kesh po na ndodhi nonje gja e ekeqe

  10. Al paci says:

    Pak halle kan shqiptaret dhe keta na duhen, 3 mije Iranian, na vijn dhe 2 mij nga keta te zgjuarit qe thot kjo goca, dhe te presim te na ndodhin ajo qe ndodhi ne liban para ca vitesh qe ishin armatosur refugjatet ne kampe dhe po mos te kishte nderhyre bota e muaren pushteti. Ik o Edi Rama na le rehate ne hallet tona ne fukarallikun tone mos na e mbushe vendin me parazita te rrezikshem.

  11. Kozmo says:

    Afganet jane njerez shume INTELIGJENT. MOSSS SE NA CUDITE !!!

  12. Kol says:

    Une kam pas ne angli komshi nga afganistani sa here I mbaj a posten kur nuk ishte ne shpi postieri e linte ke dera imi kishte plakun e vjeter dhe 1 dite e ndimova me marre dicka nga makina ngaqe me vijshin shume pako materialesh per pune me poste nga nxitimi mora posten e hapa normal ke shpija ime ishin kishte qellu e ktij afganistanit qe ishte 35/40 vjec dhe I thash me fal sa e grisa pa e pa ky u bo bishe mu kthy keq thash te q.. ropt se te kam trajtu mire sa te ben demi qe te hapa letren pa dashje pa te prish asgje dhe i thash mos me fol me kopil dhe prap me pershendeste dhe une kurre nuk i fola ska problem kush vjen ne shqipri ose mik neve duhet te kemi dinjitetin tone si njerze dhe te rrespektojme njeri tjetrin si shqiptar dhe kto ish perkthysat jan shume tinzar njerze pa karakter qe kan punu kunder vendit te vet ameriqia pasi e plotsoi stokun e opiumit farmacite skan nevoje me se po shesin COVID-19 thjesht e shfrytezuan ate vend dhe i lan ne rruge servilat dhe sherbetoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje