Prurjet e shtetasve afganë si refugjatë në Shqipëri nuk kanë munguar vitet e fundit, dëshmojnë të dhënat e autoriteteve kufitare shqiptare. Hyrja e tyre në Shqipëri është kryer nga kufiri grek dhe refugjatët afganë kanë synuar ta përdorin Shqipërinë si një pikë tranziti për të kaluar drejt vendeve të tjera europiane.
Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikave dëshmojnë se numri ka ardhur në rritje kohët e fundit. Kjo, pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje ripranimi me Afganistanin dy vite më parë dhe jo pak prej familjeve afgane që jetonin në Greqi (rreth 40.000 është numri i përgjthshëm sipas autoriteteve greke) iu drejtuan kufirit shqiptar për të kaluar drejt vendeve të tjera europiane nga frika e rikthimit në Afganistan.
Sipas Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2019 në territorin shqiptar hynë nga Greqia 541 afganë duke u renditur të katërtit, sipas vendit të origjinës në numrin e personave që hynë në mënyrë të parregullt në Shqipëri.
Edhe në vitet e mëparshme shifrat për shtetasit afganë varionin nga 200-400 persona në vit ndërkohë që numri i azilkërkuesve nga Afganistani ishte shumë më i vogël ( nga 20 deri në 60 vetë cdo vit).
Gjatë vitit 2020 pandemia e koronavirusit uli prurjet e refugjatëve afganë nga Greqia në Shqipëri për shkak të bllokimit të kufijve. Në muajin prill të vitit të shkuar autoritetet kufitare shqiptare trajtuan në një qendër të përkohshme në Gjiroakster për mbi 1 muaj një grup refugjatësh afganë me gra dhe fëmijë që u bllokuan në Shqipëri si pasojë e masave të pandemisë duke afruar për ta krahas akomodimit dhe ushqimit edhe trajtimin shëndetësor dhe vaksinimin e fëmijëve.
Sipas autoriteteve shqiptare të kufirit, afganët njihen për profilin e emigrimit në familje të mëdha nga 5 deri në 13 anëtarë (shumë rrallë shfaqen raste migrimi si individë). Gjatë qëndrimit të tyre në territorin shqiptar gjatë viteve të fundit nuk janë raportuar incidente.
Për autoritetet shqiptare të kufirit, sipas raporteve të organizatave që mbrojnë të drejtat e refugjatëve, ka qenë i vështirë sigurimi i përkthyesve në gjuhën pashtu dhe për një pjesë të tyre proceset e intervistimit janë zhvilluar duke komunikuar në gjuhën greke pasi afganët duke qëndruar prej vitesh në Greqi arrinin të komunikonin në greqisht.(VOA)
Keta kane hyre te kufiri ne jug dhe kane dale nga kufiri ne veri, keta qe do vijne sipas Lali Plehut do ti mbajme se pak gabel ka Shqiperia, tani do marrim dhe ca gabele ekstremiste.
Pse ha mut kot duke share e ofenduar
Ka bota emigrante, por ka ligje , te ardhura , ka fonde te vecanta , po ne ?????? Ne ckemi ???? Me cligje ??? Me cfonde ?? Ne po japim luften per mbijetese ….
Dhe lere cthone poshte e perpjete se gjoja jane tranzit , asnje nuk eshte tranzit ,ketu do perfundojne dhe ketu do mbeten perjete …..eshte pare dhe here tjeter filmi …….
Nuk jam ksenofob , po me cfare fondesh do mbahen neper kampe ???? Me buxhetin e Shtetit Shqiptar ??????? Se mos i shkon dikujti mendja se do marim ndihma , aq sa mori Cipra me sidianet ,po aqdo marim dhe ne …. do te hjapin si fillim ca qindarka , dhe pastaj : ku te kam pare se spo te njof ……..keto jane perfundimet kur je shtet jo sovran , shtet debil ,shtet yes man , ku dhe per gjene me elementare ben komande Ambasadorja amerikane …..mblidheni mendjen ……ndihme pa kushte nuk ka ……kete sa me shpejt ta kuptosh aq me mire eshte …….
Kjo eshte gjithe historia , gelltiteni dhe shkoni me poshte …… duhet te mesojme dhe jetojme dhe ne shqoptaret me afgane …..ata nuk kan ku te shkojne , ketu do jene me ne ….tani do shikojme se nese Shteti yn quhet , Shqiperia quhet shtet , opo shtet banane , do varet cdo gje nga organizimi , avganet ne mos sot mot do gershetohen ne shoqerin shqiptare …….varet nga Shtei Shqiptar cdo gje, neseu sillet merigorozitet,nese u jep cdo te drejte ,cdondihme , ata do reflektojne pozitivisht , nese i shikon mesyrin e njerkes dhe jo ate te nenes do kemi probleme , bile te medha ……mos komentoni negativisht dhe mos u nervozoni , gjerat jane te organizuara shum here me shpejt ….thjesh tani dolen ne siperfaqe …….mereni me kthjellet ……cdo gje ka mare fund…..jane bere llogaritjet mire , ska ndihma sot pa dhene dicka dhe ti …..mblidheni mendjen , jo po se mos i shkon ne mendje ndoxnjerit se jem miqte me te mire te Shteteve te Bashkuara ……sot ska miq eshok , por llogari , cdo me japesh , te te jap ……..e kuptoj shume mire kete , keshtu eshte ndertuar bota , bofa e interesit , shoket dhe miqte kane shume shume vite qe sjetojne me ….ama ajo qe me beri pershtypje dhe nuk munta kaperdij eshte se qarte dhe bukur dhe pa pertypur fjalet esa ambasadkrja na kujtoj 90 , fluksin tone…….tragjedine tone …..sinqerisht do te doje te mos e besoja kete , por kjo kalon kufijte e interesit ,ky nuk eshte inetres , por kercenim ……..miqte kure nuk te kercenojne, kete mbaeni mend dhe mos e haroni kurre ……
O juri te hyfte huri .