Arqipeshkvi i Shkodrës Massafra: Shteti të tregohet i kujdesshëm me ardhjen e afganëve

17 Gusht 2021, 11:38Sociale TEMA

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra e sheh si të nxituar vendimin e qeverisë shqiptare për të pritur afganët që po largohen nga vendi, por ka bërë thirrje që ata të integrohen e të mos shkaktojnë probleme.

Në një intervistë për BW, ai ka theksuar se nuk e kupton ende se çfarë ka ndodhur në Afganistan po i bëri thirrje qeverisë që të bëjë kujdes si dhe të marrë masa për integrimin e tyre.

Massafra tha se edhe shqiptarët kanë shkuar në vende të huaja dhe janë integruar edhe afganët e ardhur duhet të integrohen e të mos krijojnë probleme. Zyrtari i rëndësishëm katolik theksoi se ka ende shumë paqartësi lidhur me ardhjen e afganëve, numrin e tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit e të tjerë elementë.

Si e shikoni vendimin e qeverisë shqiptarë për të mirëpritur afganët në Shqipëri?

“Mendoj se ne jemi gjithmonë të hapur, varet se përse vijnë dhe sa kohë do të qëndrojnë këtu. Si shqiptarët që në të kaluarën kanë gjetur strehim edhe 500 vite më përpara në jug të Italisë. Nëse toka jonë është e gatshme për të mirëpritur të tjerët ata duhet të vijnë dhe të integrohen. Nuk e di nëse vijnë për të qëndruar përgjithmonë apo janë kalimthi. Ne si Kishë Katolike nëpërmjet Caritas-it jemi duke bashkëpunuar me shtetin për të strehuar dhe ndihmuar mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri.

Edhe në fshatin e Paqes, aty pandemia na ka penguar pak sepse i strehojmë njerëzit emigrantë që policia na bie dhe ne jemi të gatshëm. Pastaj varet sepse unë nuk futem në gjëra politike se nuk më takon, por nëse vijnë duhet që të integrohen për të qenë ose me ne ose të shkojnë ku të dëshirojnë. Si ne shqiptarët që kemi shkuar jashtë dhe na kanë pranuar ashtu duhet t’i pranojmë edhe ne, por ata duhet që të integrohen dhe të mos krijojnë probleme dhe të bashkëjetojnë me ne.”

E mbështesni vendimin e qeverisë shqiptare për t’i mikpritur afganët?

“Varet përse qeveria shqiptare e ka marrë këtë vendim. Shteti e ka bërë pa na pyetur ne dhe tani nëse janë emigrantë që vijnë për të qëndruar është tjetër gjë, nëse vijnë për të pritur që të shkojnë në një vend tjetër janë dy gjëra të ndryshme.”

A ka ndonjë rrezik në këtë mes?

“Rrezikshmëria ekziston gjithmonë. Si ne që kemi shkuar në Itali edhe këta shikohen se kush janë, a janë njerëz të mirë, a janë njerëz me hile apo a janë terroristë kjo nuk varet prej meje, por shteti që merr këto vendime në bashkëpunim me të tjerët dhe duke qenë se janë me mijëra ata që ikin nga Afganistani duhet që të kenë kujdes se kush janë e kush nuk janë.”

A i ka Shqipëria kapacitetet për të mirëpritur afganët?

“Mendoj se i kemi kapacitetet për t’i mirëpritur. Shpesh herë shqiptarët i shfrytëzojnë emigrantët. Sa herë që Shqipëria ka pranuar emigrantë, kemi parë makina me shqiptarë që kishin brenda emigrantë duke shfrytëzuar për t’i përcjellë jashtë Shqipërisë, ky është një rrezik që kemi, nuk është e drejtë. Ose duhet t’i pranojmë si duhet dhe duhet të jemi vërtetë mikpritës. Shpesh herë mikpritja është vetëm si fjalë, por mikpresim me interes, duhet të mikpresim pa interes duke shikuar të mirën e vendit tonë, por edhe të tjerëve.”

Çfarë mendoni për debatin që po bëhet në Shqipëri rreth kësaj çështje?

“Nuk i kam ndjekur se kam qenë në Itali, por nuk e di përse është bërë ky hap kaq i nxituar, por nëse vijnë duhet të shihet se kush do t’i mbajë e kush do t’i ndihmojë. Shpesh shteti bën kështu, vijnë pastaj ia jep si peshk dikujt tjetër, nuk është e drejtë. Duhen marrë përgjegjësitë si duhet për të ndihmuar këta që dalin nga një rrezik jete pastaj duhet të vendosen normat dhe ligje të drejta.”

Përse është hap i nxituar?

“Unë çuditem çfarë ka ndodhur në Afganistan. Vetëm populli hebraik është liruar nga Egjipti pa bërë luftë. Këta kanë hyrë pa bërë luftë dhe menjëherë talibanët janë krerët e Afganistanit. Si ka ndodhur kjo gjë, ka hile poshtë, ka diçka që nuk kuptoj. Unë nuk jam politikan, por ka diçka që nuk kuptoj. Vetëm populli hebraik është liruar pa bërë luftë me askënd, vetëm me hirin e Zotit. Për këtë në Afganistan nuk e di si ndodhi ashtu.”

10 komente në “Arqipeshkvi i Shkodrës Massafra: Shteti të tregohet i kujdesshëm me ardhjen e afganëve”

  1. Serbian Orthodhox says:

    I Tredhuri Atheoi Massafra te shkoi te pipinot, te le duart nga Shipria, toke Serbe esht Shipria.

  2. Shqiptari says:

    Mire shteti e ka gabim po ti cdo qe perzihesh ne punet e shtetit.

    1. Tetovari2 says:

      Ky nuk ndërhyn në punët e shtetit,por në politikēn
      e shtetit!!! Është revoltuar se qeveria se paska pyetur fare!!!!!!!!

  3. Komunisti i papenduar says:

    Reagime te ndryshme, fe te ndryshme. Ky eshte mallkimi jone. “Toleranca ” fetare kam frike se s’do vazhdoje shume.

  4. Niko says:

    Prandaj evropa nuk na do, shume shqiptar musliman vajten ne Siri per te luftuar me teroristat tani do tu vijne dhe vellezerit e tyre nga afganistani e do behet shqiperia vend islamik

  5. durrsak 24 karat says:

    Disa klerike apo dhe besimtare katolike nuk heqin dore nga politika konservatore madje ne kundershtim dhe me Papen ne Vatikan. I fryjne zjerrmit per urrejtje ndaj jokatolikeve. Dihet preferenca politike (ani pse ne shkelje ligji) e imzot Masafares dhe kishes katolike shqiptare ndaj PD-së islamiste, Edhe nji deputet mirditor katolik si Gjekmarkaj asht taliban. Imzot Masafra asht hipokrit.

  6. Tani says:

    Ore prift para 500 vitesh nuk ka pasur Itali. Edhe ik merru me punet e tua. Mos na trego Italine me mafie droge dhe prostitucion.E nohim mire kush eshte dhe se si na ka pushtuar. Dhe se si i mbyti shqiptaret ne det bashke me femijet e tyre ne 97.

  7. Kosova says:

    Njihni KOSOVEN, lerini intrigat! Mos flisni ne emer te shqiptareve!
    Sa per ne Shqiptaret, feja e jone eshte shqiptaria.
    Ti je mik i paftuar, qe je kthyer ne zot shtepie.

  8. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh talibanin qe ai fsheh mes vetit!!!! says:

    Respect im Zot,por fatkeqsisht i tredhuri atheos Rama eshte dhenderr tek Sunitet kshq eshte katandisur karagiozi……
    E rende im Zot te ndash krevatin me nje Haneme…
    Ndoshta sipas te tredhurit Rama e ardhmja e Zahos eshte me e lumtur mes birazeresh turkoshqipfoles,arabe,afghane, UFO etj….

  9. Kiko says:

    Merru me punet e Perendise Padre,ne kemi Liderin Boteror qe nuk pyet jo ty Po as kombin,Edhe xhaxhi Enveri Flinte Muzhik e zgjohej Kinez,Eshte ne gjak Koxhabashi ne Shqiperi,Populli eshte skllav i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje