Nga Ylli Pata
Në rastin e zjarrëvënies te “Sarajet” në qendër të Tiranës, pati alarm të menjëhershëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me arsye i mëshoi ardhjes së shpejtë të zjarrëfikësve dhe reagimit të punonjësve të bashkisë.
Veliaj, madje edhe hyri në një debat publik të fortë, që edhe u nxit nga mediat në thatësirën e lajmeve, për interesin e disa pronarëve që u interesonte që Sarajaet të mos jenë monument kulture.
Megjithatë mediat pranë opozitës e vijuan këtë debat, duke thënë se pronarët nuk mund të ndërtojnë po s’patën leje. Sipas tyre Veliaj ishte një ndihmës i zjarrit.
Debatit i ndihu edhe Ilir Meta që përmendi kullat, ndërtimet etj.
I gjithë ky debat ishte naiv pasi që në fillim, objekti pra Sarajet nga Bashkia konsiderohet si monument kulture. Pra i papërshtatshëm për ndërtim. Nuk ka ndërtesë tek ai vend. Është një qëndrim i qartë, e ku çdo akuzë sado e ashpër e fortë s’ka logjikë. Megjithatë rasti, do të ketë të tjera zhvillime për analizë.
Çështja është se mjaft emra të mëdhenj në Shqipëri që sot janë në opozitë, si Sali Berisha, Ilir Meta, e mbështetësit e tyre mediatikë flasin për mafia, krim, të organizuar, narkoshtet, e gjëra të tilla.
Gjëra të rënda, pasi Shqipëria është një vend ku krimi i organizuar është një realitet shumë i fortë, një realitet madje invaziv në shtet, shoqëri apo edhe media.
Ky realitet, nga zëra publik deri para disa kohësh nuk pranohesh, ndërsa sot justifikohet. Fatos Lubonja për shembull thotë që meqë ka një Bandë, duhet të ketë tre Banda, pra meqë është Banda e Ramës thotë ai të jetë edhe e Metës dhe e Berishës sepse krijon një baraspeshë. Një tmerr ta mendosh por e thotë, e thotë dhe e përsërit disa herë.
Por mafia në vend nuk lindi sot, ka shumë kohë, madje ka pasur raste kur është arrestuar edhe njeriu më i afërt i kryeprokurorit, është vrarë shoferi i kryeprokurorit, është dënuar kryeprokurori po askush nuk flet, thjesht e politizon çështjen.
Antimafia, si logjikë lindi vonë, kur SHBA e BE mbështetën një Prokurori Speciale siç është SPAK dhe ndihmësja e saj BKH.
Por asnjëherë ky korpus nuk është mbështetur nga “partizanët e antimafias”, asnjëherë. Ata flasin për mafia të Ramës të mazhorancës, por kur një strukturë shtetërore që mbështetët edhe nga partnerët heshtin.
Në fakt dikur, kur mafia është shpërfaqur në formën e saj më të plotë si rasti i katastrofës së Gërdecit ata heshin, Edhe kur drejtësia e anashkalon këtë rast ata heshtin. Madje nuk e vendosin vare si lajm.
Në Itali, Roberto Saviano, apo Marko Travaglio, gazetarë që kanë vitee vite që flasin për mafian, konsiderohen si të “ekzagjeruar”, megjithatë ata janë pjesë e rëndësishme e debatit publik. Sepse sjellin dosje, sjellin fakte, sjellin këndvështrime të krimit të organizuar apo lidhjet e tyre me politikën.
Tek ne flitet vetëm kur ka interes politik, por kur realisht ekziston një ngjarje e madhe heshtin. Siç ndodhi me rastin “Gërdeci” në Gjykatën Speciale.
Mafia është e tillë si majtas si djathtas, e duhet denoncuar sidomos kur ka hetime ndaj saj. Por sot ne kemi zëra publik që i shërbejnë asaj. …
o Yllkar Pata, e para duhet ngritur pyetja: A ka Shqiperia Mafia?
Pastaj qoka per Savianon
Tek ne nuk ka gazetari te mirefillte aq me teper gazetari investigative.Ketu ka cca gjobaxhinj ose militante me bordero ne partite perkatese qe na shfaqen cdo nate ne tv dhe na lodhin koken me dokrat e tyre.Gazetaret e kronikes i spjegojne gjerat po keshtu me linje partie ku kane borderone.Kane ndodhur te ne ngjarje si ajo e Gerdecit qe cdo gazetar do ishte fatlum per karjeren e tij ,qe ta zberthente dhe te nxirte te verteten,por te tere u struken dhe e konsideruan si qeveria aksident teknologjik.Merite ka z. Artan Hoxha per 21 jenarin.Sa per zonjen Lala kur del ajo shpejtoj te mar telekomanden per te nderuar kanal,sepse eshte me teper se cduhet partiake
Marko Traglio hahahaha???
Mos ka ndonje gabim elementar drejtshkrimor ne titull? Ka edhe Saviano shqiptar, por ata jan “tradhtar”!!!
Ylli, Saviano dhe Tralio nuk kane prova, ata thjesht duan te perfitojne ndonje cope kocke nga kazani mediatik . Ne Shqiperi ashtu si ne Itali dhe shume vende te botes mafie jane qeverite shteterore.
Quhet Marco Travaglio dhe jo Traglio .
Marco Travaglio
Antimafja ne Shqiperi perfaqsohet vetem nga Sali Ram Berisha, i cili, e lufton fort, pa kompromis, nga brenda saj, por e lufton kur prurjet monetare te saj, devijojne drejtim dhe nuk futen tek çanta e zeze e biznesmenit te boronicave dhe tek çanta “Gucci” e gruas me prostate, burrit te Abi Malltezit.
Ka si nuk ka. Ka Artan Hoxhen Klodi Lalen dhe ceten Bushati ,Lubonja ,Bejtja ,Peka ,Rakipi etj etj.
Po nga ku do dale “saviano” mor aman ku 90% e mbeshtetesve te qeverriut dhe qeverrive te 30 viteve qeverisje mafioze,mbeshtesin mafioze me pushtet,si ramovicin,lali plerin,lulush moldavicen,like floririn,sali santucin,medi faren,ndoken “filozof”,dulen dobic te janullcartosit,gjinush casanostren dhe plot siciljane si keta.