Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në përgjigje të interesit të opinionin publik ndërkombëtar, ka dhënë disa intervista për mediat italiane e spanjolle, në lidhje me ardhjen e refugjatëve politikë afganë në Shqipëri.
Shifra e dhëne prej tij deri tani, është ajo e ardhjes së rreth 2- 3 mijë afganëve që pritet të mbërrijnë ditët dhe javët në vijim. Ndërkohë lajmet që vijnë nga terreni tregojnë se tensionet rrotull dhe brenda rrethimit të Aeroportit të Kabulit,- nga marja e kontrollit të pushtetit në Afganistan prej talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane,- po vijojnë.
Kudo në botë dinamika e zhvillimeve atje po përcillet përmes informimit të opinionit dhe analizës së fakteve e rrethanave, që e sollën këtë zhvillim. Ndërsa në Shqipëri, çuditërisht një ngjarje si kjo që po zhvillohet me mijëra kilometra larg kufijve e realitetit tonë, po politizohet në mënyrën me qesharake të mundshme në funksion të debatit të brendshëm politik në vend.
Propaganda opozitare po bën gjithçka që të krijojë idenë se pas dështimit në Afganistan, SHBA do të dështojë dhe në Shqipëri, tani që ka shpallur “non grata” liderin e tyre historik të cilit i është bërë e qartë se në shtator nuk duhet të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të PD pë shkak të akteve të tij të korrupsionit të cilat minojnë demokracinë.
Sipas fjalorëve politikë propoganda nuk është gjë tjetër, veçse përhapja në mënyrë të qëllimshme e akuzave, për të dëmtuar një kauzë të kundërt me të vetën. Këtë po bën këto ditë edhe propaganda opozitare, përmes mediave të tyre. Janë hedhur në sulm për të minuar nismën e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, për strehimin në Shqipëri të një grupi emigrantësh politikë afganë, që kanë punuar ngushtë me trupat paqeruatjëse të NATO përfshi edhe ato të ushtrisë shqiptare në terren, e që po i largohen hakmarrjes së talebanëve të sapo rikthyer në pushtet.
Disa nga akuzat që po hedhin në mënyrë të qëllimshme këto ditë, për të bërë pis imazhin e qeverisë, janë:
E para, ish ministri i Brendshëm i PD, nxiti panik në opinioin publik, me deklaratën se ardhja e emigrantëve mund të sjellë sulmet seksuale dhe përdhunime mbi gratë dhe vajzat shqiptare. A thua se në Shqipëri, do të sillen për tu strehuar talebanët dhe jo viktimat e tyre politike.
E dyta, këto deklarata u bënë edhe pse u sqarua se emigrantët që pritet të vijnë nuk janë as terroristë e as strehues të “Al Kaeda” dhe Bin Ladenit, por janë artistë, mësues e përkthyes që kanë punuar me trupat e NATO-s përfshi edhe ato shqiptare, prej 20 vjetësh.
E treta, është sqaruar se emigrantët do të jetojnë të grupuar dhe në hapësira të mbyllura e të kontrolluara, siç është konfirmuar edhe nga ministrja e Jashtme dhe kryetari i Bashkise së Tiranës.
Si të mos mjaftonin këto, sot një media pranë Sali Berishës ndryshe nga sa ka thënë Edi Rama, ka deklaruar se në Shqipëri do të vijnë 30 mijë emigrantë! Kjo shifër nuk është thënë asnjëherë nga askush dhe nuk figuron zyrtarisht askund. Asnjë shtet sado i madh, nuk është angazhuar deri më sot për të marë një numër të tillë emigrantësh, e jo më ajo të përballohet nga Shqipëria që dihet botërisht se nuk i ka këto mundësi e kapacitete pritje dhe akomodimi.
E si të mos mjaftonte gënjeshtra e madhe e ardhjes së 30 mijë emigrantëve afganë, ajo shoqërohet edhe me një gënjeshtër tjetër po kaq të madhe, kur thuhet se ata do do të mbahen këtu me taksat e shqiptarëve (me fondet e buxhetit të shtetit) duke refuzuar madje për këtë edhe ndihmat dhe mbështetjen e organizmave ndërkombëtare apo shteteve të tjera(?!) As kjo deklaratë, nuk është bërë as nga qeveria shqiptare, e nga askush tjetër.
Këto dhe shumë kopaçe të tjera që po këpusin këto ditë, janë pjesë e filozofisë së opozitës për të përhapur panik e nxitur tensione, sipas një skenari të përdorur edhe më parë kur të njëjtat media nxorrën jashtë shtëpive të tyre në mesnatë qindra mijëra shqiptarë, përmes nxitjes dhe përhapjes së lajmit të rremë të rënies së një tërmeti apokaliptik pas atij të 26 nëntorit 2019!
Ajo që opozitarët tanë fituan përmes kësaj qasje, është ndëshkimi me votë që shqiptarët i bënë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, duke i lënë në opozitë për 12 vite me radhë. Por me sa duket nuk kanë zënë mend dhe vazhdojnë me të njëjtën lojë, ose se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, ose ngaqë e kanë ndarë mendjen që të rrijnë akoma edhe më gjatë në opozitë.(Alpenews)
ラブドール 本物 2020年トップ5の有名なラティーナのセックス人形アマゾンは子供のセックス人形を非難しましたセックス人形の配達は控えめですか?ゲイのダッチワイフについてのトップ10の伝説
Nuk duan t’ja dine qytetaret per parti kur ndihen te kercenuar, o plehera apologjiste e zagare te pushtetit! E keni te kote nate e dite, nuk do ta ktheni dot ne lufte llogoresh kete ceshtje. Do tu bjere kokes ne zgjedhjet lokale. Mbajeni mend.
keshtu eshte kur opozita eshte antikombetare dhe deshiron diskretitimin e Shqiperise ne bote.
Nuk ndonje fans i Edi Rames por per momentin qendrimi i tij eshte sh i drejte dhe racional. E harroje opozita dhe disa shqipetare qe ne emigruam ne Itali me vaporr dhe ne Greqi me autokollona njerezish miliona… per nje jete me te mire ndersa Afganet jane kercenuar per jeten e tyre dhe qe te mos i pranosh ata do te thote qe je nje bastard dhe antihuman qe nuk meriton qe te ulesh ne tavolinen e vendeve te qyteteruara per te biseduar..Por Sali Berisha me shoke jane me te vertete bastarde dhe antishqipetare qe vazhdojne me mentalitet shpellave prandaj nuk e perqej Ramen sepse nuk eshte i zoti tu tregoje vendin tipave si Berisha , Meta dhe hajvaneve te tjere qe u shkojne pas.
PD-që tani pregaditet pēr opozitë edhe dy mandat të tjera,e gëzofshin e cofshin!
Eshte dezinformimi me i ulet i mundshem qe vetem nje politikan i paskrupullt dhe pa logjike racionale te mund te krahasoj emigrimin e shqiptareve ne 91; 97 me ngjarjet qe po ndodhin sot.
Kush shqiptar u mor me avion per te emigruar ne Itali ose Greqi? Madje ka ndodhur e kunderta, ka me qindra shqiptar qe kane lene kockat neper male kufijsh abuzuar nga ushtar te huaj; apo sa ka te tjere ka qe ja u kane permbysur varkat ne mes te Adriatikut ?
Ne 97 vetem ata qe paten mundesi dhe ishin te privilegjuar i moren me helikopter dhe i degdisen, shumicen e lane ne Shqiperi te luftonte me marrezine e pasojave te nderrimit te pushtetit post-komunist.
Qeveria Amerikane ka akorduar 34,500 Viza gjithsej per afganet qe kane ndihmuar trupat e aleances ne Afganistan. Nuk e di nese ky numur vizash perfshin familjrat e punetoreve apo vetem ata qe kane punuar. Nese dikush kekron te bej research ky eshte linku, qe nuk eshte sekret, dhe kushdo mund ta aksesoj:
https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/special-immg-visa-afghans-employed-us-gov.html
Ndoshta ky nuk do jete numuri total qe do vij ne Shqiperi, po perdiresa agje nuk eshte e sigurt dhe nuk ka shifer reale eshte dicka qe edhe mund te ndodhi.
34.5 mije viza do jepen nga SHBA per bashkepunetore e NATOs qe eshte gje shume e mire qe behet; po kjo nuk zgjidh problemin e milionave afganeve te tjere qe jane ne presionin taleban ashtu sic e propogandoni ju neper media. Tragoni tinezishem vuajtjet e femrave dhe femijeve qe nuk dalin dot nga Afganistani per te na mbushur mendjen se gjoja po ndihmojme situaten atje.
A thua se 34.5 mije te privilegjuarve qe do marrin vizat e amerikes do i shpetojne nga hallet ato miliona te tjere qe kane ngelur ne Afganistan.
Talibani Sali Berisha do shkoje ne Afganistan tek vellezerit e vet.
Hera pare ne histori si shume zjarre u lane ne pjest fushore kte vit. Mos na duhen toka per nderime te reja me kaq shun sa prisni tiu vijn. E keni ner rrafsh per ta me sa duket se zjarret pas nji javësh filluan te fiken prej jush.
Ai Manjani njeri i poshter nuk e duroj dot. Une jam me Ramen cfare ai po ben me acganet dhe nuk jam dakord qe ky shralatan e shan neper portale te SB Ramen si megaloman 24 karatesh.