Nga Aranit Muraçi
Një ushtar britanik është fotografuar duke mbajtur në krahë një vajzë afgane, të cilën ia dorëzoi e ëma në përpjekje për t’i shpëtuar turmës në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje dramatike për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve. Fotoja e vajzës në krahët e ushtarit britanik bëri xhiron në rrjetet sociale të perëndimit. Autoritetet britanike iu bënë thirrje afganëve që të mos ua dorëzojnë fëmijët trupave ushtarakë, sepse për askënd, veç atyre që zotërojnë një pasaportë britanike, nuk do të kenë një vend të sigurt në Britaninë e Madhe.
Ndërsa në ditët e krizës afgane një studente shqiptare është fotografuar rrugëve të Qytetit Studenti, në Tiranë. Si për ironi të fatit, edhe kjo foto bëri xhiron e rrjetit, në vendin tonë. Ajo u pretendua se është nxjerrë jashtë nga godinat, për faktin se aty do të strehohen disa nga refugjatët afganë që pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Edhe sikur të mos jetë i vërtetë pretendimi, për një arsye apo një tjetër, vajza duhet marrë si një rast braktisje në rrugë nga shteti i saj, rast që ka ndodhur dhe ndodh shpesh.
Të braktisur edhe më keq akoma se vajza në foto e kanë ndjerë veten në këto 30 vite tranzicioni, me qindra e mijëra të rinj të këtij vendi. Kështu që opinioni publik shqiptar mund të ketë arsye më shumë se ai i Perëndimit, për të kundërshtuar mikpritjen afgane. Bëhet fjalë për rreth 3 mijë refugjatë afganë, të cilët Shqipëria është bëri gati t’i mirëpresë këto ditë ndonëse kjo shifër nuk mund të shihet si cenim për sigurinë tonë kombëtare, as për përzierje të racës, rrezik të gjuhës, kulturës dhe të identitetit tonë kombëtar.
Po ashtu, as një shifër shumë më e lartë emigrantësh nuk do të ishte problem për t’i pritur vendet e zhvilluara të Europës, që kanë nevojë edhe për fuqi punëtore. Sikurse as dy a tre milion milionë shqiptarë nuk mund të jenë kërcënim për Perëndimin, që ata të lëvizin lirshëm dhe të bëhen sa më parë pjesë e Europës së Bashkuar. Por në vend të kësaj, as nuk po liberalizohen vizat me Kosovën dhe as po çelen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si një komb qytetarët e të cilit largohen vazhdimisht, pse nuk debatohet kaq shumë publikisht për shqiptarët, aq më pak në qarqet diplomatike, nëse edhe ata shihen si një kërcënim për kulturën, gjuhën dhe sigurinë kombëtare të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Greqisë, apo edhe të SHBA-ve? A nuk u fundosën nga një anije italiane në fund të Adriatikut në ’97, me dhjetëra qytetarë shqiptarë?
Rreth debatit, a duhen mirëpritur refugjatë afganë, ka shumë që thonë se populli shqiptar nuk i ka asnjë borxh popullit të Afganistanit. Në fakt asnjë qeveri shqiptare nuk i ka pasur dhe nuk i ka ndonjë borxh sot Afganistanit. Moralisht, asnjë qeveri nuk është votuar nga populli i Afganistanit, prandaj Shqipëria nuk ka sesi të kujdeset dhe të mendojë më parë dhe më mirë për qytetarët e atij vendi, por as të ndonjë vendi tjetër, pa menduar për çdo qytetar të saj. Kombi shqiptar mund t’i jetë moralisht borxh sot vetëm një vendi të huaj: SHBA-ve. Në asnjë rast, sado në pozita të vështira që të jetë, SHBA nuk i kërkon kombit shqiptar të lërë pas dore qytetarët e tij, për të tretë, përkundrazi, paralelisht është duke investuar edhe këtu njësoj si në Afganistan, për të ngritur institucione demokratike.
Debati i këtyre ditëve mund të kishte marrë një drejtim tjetër: Shteti shqiptar me një përvojë të gjatë emigrimi a mundet dhe a duhet të respektojë të huajt, pavarësisht çdo situate, nëse nuk ka qenë dhe nuk është në gjendje të respektojë si duhet të drejtat më minimale të shtetasve të tij?
Asnjë vend i botës, as SHBA që po udhëheq fushatën e mikpritjes së refugjatëve të cilët po kërkojnë të largohen nga vendi që ra në duart e talebanëve, nuk ka hapur korpuset universitare, apo edhe hotele turistike, për të pritur refugjatët afganë. Ndryshe nga Shqipëria, SHBA po i pret ata në reparte ushtarake. Përballë turpit dhe presionit, pas krizës vendet e tjera të zhvilluara po përpiqen të avakuojnë qytetarët e tyre në kohë rekord dhe më pas thonë se do të mendojnë edhe për refugjatët.
Imazhet që vijnë sot nga Afganistani ngjasojnë me eksodin e shqiptarëve në fillim të viteve ’90, megjithëse për nga koha, pozita gjeografike, kultura dhe gjithçka tjetër, krahasimi i eksodit të shqiptarëve me afganët nuk shkon. Askush në Europën e zhvilluar, as SHBA nuk i ka hapur kufijtë për shqiptarët ende edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët siç e dimë të gjithë, ikën fillimisht përmes kufirit në vendet fqinje. Kur shkuan masivisht në Itali i futën nëpër stadiume, ndërsa në Greqi shkuan maleve dhe fjetën rrugëve.
Nuk duhet harruar se jo pak shqiptarë humbën jetën deteve dhe rrugëve të Italisë e Greqisë, përpara se të integroheshin. Përveç sakrificave të panumërta dhe përpjekjeve të tyre individuale gati heroike, askush nuk mund të mburret sot për integrimin shembullor të refugjatëve shqiptarë: as shteti ynë që nuk i mbajti dhe nuk u kujdes kurrë për ta, as vendi mikpritës që ndonëse kishte nevojë për fuqi punëtore, shumicën e bashkatdhetarëve tanë i trajtoi si skllevër. Këtë fakt e dëshmojnë sot me qindra mijëra emigrantë shqiptarë, kudo në Europë.
Përballë vështirësive dhe peripecive të shumta që ka kaluar kombi ynë, për këtë arsye duhet të jemi më realistë përballë një fakti që e dinë të gjithë: Asnjëherë shteti shqiptar nuk u është gjetur pranë nevojave me elementarëve të shtetasve të tij, qoftë ndaj emigrantëve kur janë përballur me probleme të shumta në vende të tjera, qoftë edhe ndaj atyre që vendosën të jetojnë në vendin amë. Edhe sot, ndonëse me dokumente të rregullta, shqiptarët lihen në pritje për orë të tëra në kufi. Edhe për të marrë shërbimin që meritojnë në vendin e tyre, për të fituar të drejtën që u takon sipas legjislacionit në fuqi, ata nëpërkëmben si të ishin shtetas të ndonjë race dhe vendi tjetër pa të drejta.
Jo vetëm ai shqiptar, por i tërë opinioni publik në perëndim është ndarë mes atyre që bëjnë thirrje për të pranuar dhe ndihmuar refugjatët dhe tjerët që i përbuzin. Shumica e qytetarëve te vendeve të perëndimit është kundër pritjes së afganëve, ndonëse secili vend anëtar i NATO-s ka një detyrim moral për t‘i pritur, në proporcion me peshën specifike ekonomike, pas tërheqjes nga Kabuli. Edhe ne si një vend tashmë evropian, të ngjashëm e kemi opinionin, ndonëse shumica e ndejnë peshën e emigracionit dhe e kuptojnë qartësisht se Shqipëria i ka mundësitë shumë më të pakta se vendet e tjera, si për shembull, Franca dhe Gjermania. Prandaj, pavarësisht vendimit për të pranuar refugjatë afganë, shteti shqiptar duhet të kërkojë që të gjejë zgjidhje sa më optimale, për të drejtat e nëpërkëmbura të shtetasve shqiptarë.
Franca dhe Gjermania nuk kanë pranuar deri tani refugjatë afganë, pasi dy vendet më të zhvilluara të BE-së do të mbajnë zgjedhjet në vjeshtë. Politikisht qeveritë përkatëse nëse do të marrin një vendim të tillë, druhen se mund të humbasin zgjedhjet.
Edhe Presidenti Amerikan, Joe Biden, tha se trupat ushtarakë amerikanë do të qëndrojnë në Kabul derisa prej Afganistanit të largohet qytetari i fundit amerikan që dëshiron të largohet prej andej, nga 15 mijë qytetarë amerikanë që mendohet se ndodhen aktualisht. Është përcaktuar 31 gushti si afati i fundit i evakuimit të të huajve, por Biden shtoi se SHBA nuk do të lërë në baltë asnjë qytetar të saj, teksa tha se për këtë arsye ky afat nuk ka asnjë rëndësi.
Britanikë, norvegjezë, australianë dhe kanadezë thanë se rruga e tyre për të dalë jashtë Afganistanit përmes aeroportit u bllokua nga turma refugjatësh afganë dhe rojet talibanë. Këta të fundit, sipas medieve perëndimore rrahën disa prej tyre, për “shkelje të rendit dhe qetësisë publike”. Shumë vende që deri dje ishin skeptike, sot të mbuluar nga turpi kanë vendosur të pranojnë refugjatë nga vendi me rreth 40 milion banorë, që pas dy dekadash ra sërish në duart e talebanëve.
Ndonëse u gjendën krejtësisht të papërgatitur nga kriza afgane, çdo komb dhe shtet i zhvilluar, edhe vetë SHBA, aktualisht po kujdeset pikësëpari për qytetarët e vendit të tij. Moralisht në çdo kohë, çdo komb është ndjerë më mirë, kur është kujdesur njësoj për çdo njërin nga qytetarët e tij. Një komb nuk mund të bëhet kurrë më tepër human se ai francez, gjerman, italian, skandinav, britanik, kanadez, ose edhe australian, nëse braktis dhe lë në mëshirë të fatit qoftë edhe një qytetar të vendit të tij.
Shqipëria nuk e ka pasur kurrë luksin të përballet me një krizë globale dhe nuk e ka as sot.
Shkrim pa baze, pa taban, pa lidhje, pa logjije. Kercen hu me hu pa asnje kriter arsyetimi. Harxhim kohe kot qe e lexova
Une nuk arrita dot te lexoj me shume se 6-7 fjali…
Duhet te kisha bere edhe te njejten gje. Te ndaloja tek fjalia 6.
Bera gabimin dhe e lexova deri ne fund.
Me erdhi nje perzierje sikur do te villja.
Me kaloi nje ndjenje e forte neveritje ne trup.
Vetem nje krimb i ndyre mund te beje kesi lloj shkrimesh.
TURP !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Problem eshte se ne kemi talibanet tone ketu që po ja marrin frymen Shqiprie talibanet politikane dhe ekstremistet myslimane dhe hoxhallaret si Ahmed Kalaja… ne do kemi shume Problem me keta horra ne vite qe do vine
Kazani shqiptare qelb gjithe Shqiperine nga mengjezi ne darke ,
me shume se qelb vet Politika?
Pra nxenes te dashur, cfare ka dashur valle te thote autori ? Besoj se eshte shprehur qarte kur thote se ne nuk i detyrohemi per asgje popullit Afgan, keshtu qe nuk kemi pse i pranojme refugjatet. Pra ky eshte miti i rreme i mikpritjes se famshme Shqiptare. Nuk kemi interes ,nuk jemi mikprites. Pyetja eshte per cfare ne detyrohej ne gjysma e Europes qe na hapi dyert gjate eksodit para 30 vitesh. Ah per pak harrova ,ne kte planet vetem ne jemi mikprites dhe me bese. Zakonisht tenxherja bosh e ben zhurmen te madhe.. Turp.
Rama (Muratit) : O myqo,po keta qafira sunitoshqipfoles qe kam ne vatan pse nuk jane arabe refugees!?
Keta njethundrake arabe nuk u bene njerez as per 600vjt ketu ne Albanistan.
Kshq edhe per 3000 afghane apo 5000 mujahedina nuk bohet qameti….ata miell gjermoni do te hane kshq no problem.
E sakte .
Po ne Shqiperi eshte nje regjim i korruptuar si ai ne Kabul ku populli nuk shkrepi nje arm per ta mbrojtur.
Kush do mbroj regjimin e Rames ???
Ka ndonje Shqiptar te derdh gjak per keta bastard.
Per ta nuk ka rendesi se si prezantohen para shqiotareve. Rendesi ka se si prezantohen para botes
Keto shtepite e termetit kaq shume sa po ndertohen, mos eshte planifikuar qe nder kero lagje do kete neper rrethe edhe lagje per afganet? Se po ndertohen lagje te tera nga veriu deri ne Shqiperine e mesme. Gati behen edhe ne shtator, perkon fiks me ardhjen e afganeve.
Se keto pune paskan qene teper te thella.
Nuk te njoh, por qenke budall dhe cmirezi! Kaq!
Ia paske fut kot, o plako. Po fare, fare ama. Deshe me bo lidhje, po ky artikull nuk te ço gjekundi se eshte kryekeput i pavertete. Nuk e lidh asigjo Shqiperine me Afganistanin. Po fare, fare ama.
O malaka, avganet i ka porositiur Janulla , ai ka dore qe xo vine ne Shqiperi , do te sheroje muasellin ……..kish shpresa te ty ,ti dole dylber , pederast , dhe ai beri ceshte e mundur te vine avgane …..ata do ja c’qyejn kolotripidhen ,do ja bejne nga L ne XXXL , ri ti pestaj e bjeri me dore ….ptuuuuu vromjari
Ndigjo.miku.apo armiku.gazetar apo analist.c’fare je ti.lexoje nje here vete se mos merr vesh cfare ke shkruar
Nuk e di se si Tema arrin te botoje shkrime kaq te dobet. Artikullshkruesi eshte aq fals sa qe edhe popullsine e Afganistanit e shton me 10 milion pernjehere.
Ky artikull bie poshte vetem me nje argument: afganit ikin nga vendi i tyre sepse ju rrezikohet seriozisht jeta nga talebanet dhe nga trajtimi çnjerezor i grave dhe vajzave kurse shqiptaret ikin per aresye ekonimike, per nje jete me te mire! Ka dhe nje pasaktesi, ose me mire nje fakenews kur deklarohet se Franca ka refuzuar te prese refugjate afgane: ne vitin 2020 Franca strehoi dhe trajtoi kerkesat per azil te 10 000 afganeve dhe i akordoi mbrojtje internacionale (ne zbatim te Konventes se Gjeneves, statusin e refugjatit politik) 8890 prej tyre! Vertet qe keto pune jane teper te thella per dike qe noton ne shatervan!
Po eshte e vertet se kan nxjerr jasht studentet e rretheve per refugjatet nga Afganistani, mallekimet me te renda ne familjet e atyre qe ben kete veprim…kushdo qofshin..
Qen pa zinxhir….
a eshte ky shkrim jo i rregullt a mund te diskutohet marrja e refugjateve afgane ?????????derisa edhe sot nga shqiperia dalin akoma emigrant duhet te pranojme aq emigrante sa ikem nga shqiperia ne 90 por ti shtodh edhe ata nga 44 deri ne 90 tepaktem qe ti lajm botes borxhin dhe pastaj tena kene borxh
thone a i kemi borxhe afganistanit cfare eshte kjo pyetje ne na i kishin borxh qe na i pranuan
merri ne shtepi e jepu vajzen apo moten per grua se do ta shikoni pidhin e robtve kur te jeni minoritet ne toke tuaj
Dy mendime…nje per Ramen dhe nje per median dhe komentuesit.
1…Rama ,qeveria,opozita dhe shqiptaret jane te detyruar tu gjenden ne krah amerikaneve ne momentet aktuale ,kur ata e kerkojne kete mbeshtetje.Ka nje aresye themelore…Kontributi vendimtar qe dhane SHBA per clirimin e Kosoves,per te drejtat shtetformuese ne MV dhe Mal te Zi si dhe per garancine e sigurise se shteteve shqiptare ne Ballkan. Natyrisht kjo mbeshtetje duhet te jepet ne perputhje me mundesite e kufizuara te Shqiperise,disa qi da, dhe pa zhurme e propogande idiote qofte nga Rama ,qofte nga faktoret e tjere.
2…Kushdo ,qe nga komentuesit me te thjeshte deri tek mediat e medha duhet te kuptojne nje here e mire se kushdo qe nuk mbeshtet SHBA per ceshtjen e refugjateve afgane ,nuk eshte kunder SHBA por eshte kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Sepse ,,enveristet,,antiamerikane qe ,,analizojne ,,zhvillimet nderkombetare si gjithologet Bushati ,Lubonja apo media e Berishes nuk thone asnje fjale se cdo te ndodhte me shtetet shqiptare ne se SHBA do te terhiqte mbeshtetjen dhe mbrojtjen e saj ndaj nesh….Kush do te na mbeshtetnin,Franca filo serbe,Britania filo greke,Gjermania qe nuk nxjerr ushtare jashte Gjermanise apo Italia….O njerez,tirreni mendjes…Fatet e botes i kane vendosur dhe i vendosin te medhenjte ne baze te interesave gjeoplitike.Nderkohe idiotet e dobishem te mediave shqiptare bejne ,,politike,,te madhe me shume se mediat kineze,ruse,perendimore,sikur fati i politikes boterore te kete mbetur ne dore te psikopatit Lubonja,pinjollit Bushati,,,fshatarit Peka …Injorojini keto ndyresira antishqiptare.Behuni pragmatike,disa qindra afgane te rrezikuar nga talebanet ne Shqiperi nuk kane as zero ndikim .Mos degjoni talebanet tane Berisha dhe Meta….nderkohe qe Basha dicka po kupton ,ndonese thjesht nga frika.
Natyrisht keto jane mendime,secili exhte i lire te gjykoje me ,open e tij.
Nuk i heq asnje presje opiniionit te mesiperm.
Thjesht doja te shtoja qe shkrimi ishte sa i dobet aq edhe cinik
do zvendesohet popullisa jo vetem ne shqiperi po te gjitha vendet e europes qe jane ne aleance me usa, kjo gje ka filluar po beni sikur sdo ta kuptoni shkoni ne vendet perendimore kryesore dhe shikoni qytetet jane mbushur me afrikan aziatik lloj lloj rracash ,perzierja e rracave dhe pakesimi i rraces europiane autoktone, te vetmet vende qe do shpetojne nga kjo perzierje jane republicat sllave me ne krye rusine, kina japonia koreja e jugut etj ,nuk ua ka shkuar ne mendje kurre pse rusia kina koreja e jugut japonia izraeli nuk pranojne refugjat, po ja rrasin europiane gjithnje ?????, ku eshte qellimi?
Me se fundi nje artikull qe ja vlen ta lexosh.
O Aranit, me ke je o burre, me qendrimin e Anglise, jo, me ate qe thone per studenten shqiptare, qe nuk e di nese eshte e vertet, mbase? Thua shume fjale, po se kujt ja thua e di vetem ti. Si nuk pertove mor njeri qe shkrun kaq gjat per nje gje qe se kupton.
ARANIT, mendja ne vend, se psikopatohesh.
Ja ke fut kot