Përkthyesi i komandove shqiptarë: Më ndihmoni, s’e meritoj të vritem nga talebanët pse ju kam ndihmuar ju dhe amerikanët

19 Gusht 2021, 19:59Bota TEMA

Kaosin ku është përfshirë Afganistani pas largimit të ushtrisë amerikane dhe frikën që po mbjellin çdo ditë Talebanët tek bashkëpunëtorët e ushtrive të NATO-s, e sjell përmes kësaj interviste  me gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu, një tjetër përkthyes afgan,  i cili ka ndihmuar misionet ushtarake shqiptare atje.

I dëshpëruar nga situata që ndodhet  ai apelon për ndihmën tek autoritetet shqiptare.

“Unë kam punuar për dy vite e gjysmë me djemtë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte në rrolin e komandantit drejtues për mua. Unë u siguroja informacione që ata të ishin të sigurt.

Ne ishim në Kabul,  por informacioni kishte të bënte për zona të ndryshme dhe vinte nga burime të ndryshme për të parandaluar sulmet ndaj ushtarakëve shqiptarë dhe të tjerëve anëtarë të NATO-s”, shprehet ai.

Përkthyesi komandove shqiptare na tregon si është duke i përjetuar këto ditë nën pushtetin e talebanëve:

“Është një situatë katastrofike. Talebanët janë kudo. Unë nuk mund të dal nga shtëpia për të blerë ushqime apo për të bërë diçka tjetër. Jam i bllokuar në shtëpi. Nuk kemi energji elektrike. Nuk kemi asgjë.

Është kaos. Ne patëm disa ushqime në formë rezerve nga java e shkuar dhe atë jemi duke përdorur për momentin”.

Ai bën këtë apel për miqtë e tij ushtarakë shqiptarë dhe qeverinë e e vendit tone:

“Unë i kërkoj të më nxjerrin nga këtu. Ne i ndihmuam ata në kohë të vështira duke i shpëtuar jetën. Tani është koha të na shpëtojnë jetët tona.

Nëse talebanët do të më kapin ata nuk do të kursehen të më vrasin mua bashkë me familjen,  e gjitha kjo si pasojë e punës që kam bërë. Nuk kanë mëshirë për asnjë.

Nëse më gjejnë mua,  si një person që ka punuar për amerikanët dhe shqiptarët jeta ime merr fund. I apeloj shqiptarëve. Ju lutem më ndihmoni. Ju kam ndihmuar në kohë të vështira. Ne nuk e prismin që Kabuli të binte në duart e talebanëve kaq shpejt.

Unë isha duke punuar dhe papritur dëgjova që Talebanët mbërritën në Kabul. Që prej atij momenti s’kam dalë nga shtëpia.  Jeta ime është në rrezik. Kam dy fëmijë. Bashkë me gruan jemi afër vdekjes.  Unë bashkë me gruan dhe dy fëmijët  tanë nuk e meritojmë të vritemi nga talebanët.

A besoni se do të jetë një gjë e mirë që ne të vdesim në duart e talebanëve duke na prerë kokat? Ju lutem ju lutem na ndihmoni ti mbijetojmë kësaj situate”.

Zëdhënësi i talebanëve Zubiullah Mujahid dy ditë më parë premtoi amnisti për bashkëpunëtorët e amerikanëve,  por përkthyesi afgan shpjegon pse kjo nuk është e vërtetë.

“Ekzaktësisht unë nuk besoj në këtë pasi ata së fundmi kanë vrarë dy përkthyes dhe po kërkojnë shtëpi më shtëpi të gjejnë se kush ka punuar me të huajt.

Talebanët këto ditë kanë vrarë dy komando afganë, përfshi të tjerë që kanë punuar për qeverinë. Nuk e besoj atë çfarë talebanët thonë pasi nuk do ti qëndrojnë atyre gjërave që thonë. Do të hakmerren”, tregon ai.

14 komente në “Përkthyesi i komandove shqiptarë: Më ndihmoni, s’e meritoj të vritem nga talebanët pse ju kam ndihmuar ju dhe amerikanët”

  1. Na vjen keq po vetem kaq says:

    O po po çesht ky? Vrapo vellai per ne aeroport, Juve ska zot tiu ndihmoje se ju jeni te dy palet myslymane qe i bini njeri tjetrit. Ne jemi me pak mundesi. Merr avionin dhe shko ne Katar ose udheto ne ndonje vend fqinjd. Jeni 40 milione. Ne na kane ik 1 milione e gjysem dhe spo kujtohet njeri tu ofroje pune dhe shtepi. Po te vini ju i bie te ikin edhe 1milione e gjysem te tjere qe kane mbetur. Po kjo nuk do te ndodh, se ne do rezistojm.

    1. Une jame Ahmed Kalaja nje hoxhe terroriste says:

      Problem eshte se çfare do bem me ekstremistet tane si me hoxhen Kalaja

      1. Doni says:

        Po shko pyete vete hoxhen. Cna pyet neve se cduhet te besh. Mbase mund te te kerkoje ti rruash trapin.

    2. Elio says:

      Po ti qeke spiun more djale. Ti kur spiunon vendin tend ne te tjereve na ben gjemen. Faleminderit per sa kohe na sherbeve. Tani kembet e shpejta faqja bardhe.

  2. Manu says:

    Bravo pee komentin. Koment brilant! Te pershendes.

    1. Nona's Whisper says:

      SOS SOS SOS
      !!! Ky person duhet ndihmuar !!!!
      SOS SOS SOS
      Une nuk kam qene kurre ne Afganistan, por ndjehem pergjegjes per jeten e tij dhe te familjes se tij!!!!

  3. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Je pa fat, birazereve te tu turkoshqipfoles ju kerkohet bes per ndihme,por kjo eshte e pamundur pasi keta qafira nuk kane bese,hodhen halllin te qifsha kalin thone…. bukshkale!
    Pra mos prit kot, allahi qoft me ty….

  4. Muco says:

    Luftoni plera vete e keni fajin kishit armatime moderrne dhe jua late talebaneve beni lufte lerini llafet

  5. Davidi says:

    Paske perkthyer keq.

    1. Nona's Whisper says:

      Ju lutem jini diskret!
      !!!!Mos ja publikoni fotot!!!!!

  6. Pargaliu says:

    Nuk e di a eshte historia e vertete.

    Por nese eshte, jam mese dakaord qe persona te tille te shpetohen.

    Nuk jam kunder fare.

    Nuk ben dem nese 10 apo 20 perkthyes te tille te vine ne shqiperi.

    Por kjo nuk duhet te sherbeje si propagande.

    Ajo cka eshte me rrezik per Shqiperine eshte ardhja e mijra afganeve, qe nuk e dime kush jane dhe cfare jane, qe mund te krijojne konflikte te renda sociale ne shqiperi dhe mos me keq, zevendeisme demografike.

    Une shpresoj qe shteti shqiptar ta shpewtoje kete njeri dhe Zoti dhe Krishti i ploftuqisdhem e ndihmofte.

    1. someone says:

      Refugjatet duhet te jene kryesisht familje, burra me gra e femije, ose vetem gra dhe femije. Konfliktet sociale ndodhin kryesisht kur vijne vetem djem/burra te rinj te cilet sillen me shume si pushtues, qe te perdhunojne motren dhe gruan. Kete pershtypje kam krijuar.

  7. E verteta says:

    Eshte detyre dhe nder per ne te shpetojme ndihmesit tane dhe te aleateve tane.

  8. Sun says:

    Po mos ja fusni kot..U fut ne aksion lepiresi Muhamed Veliu …Nga e gjeti ky perkthyesin aman o ZOT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje