Kompozitori Shpëtim Saraçi i shpëton mrekullisht mbytjes, vrojtuesi që i erdhi në ndihmë: Kishte mbetur në një vorbull uji

19 Gusht 2021, 16:31Sociale TEMA

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në det, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në plazhin e Hamallajt në Durrës.

Saraçi kishte mbetur në një grope të krijuar nga rrymat e ujit, ndërsa fatmirësisht thirrjet e tij pë rndihmë u dëgjuan nga vrojtuesi i plazhit, Ismet Keta, i cili i erdhi menjëherë në ndihmë.

Me një postim në Facebook të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, personi që e shpëtoi ka treguar se kompozitori i njohur ishte në gjendje kritike për jetën dhe për shkak të sfilitjes nga lufta me rrymat e ujit, nuk mundej të mbahej as te pajisjet e shpëtimit.

“Personi ne foto është një personazh shumë i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit të Plazhit, Ismet Keta i duheshin vetëm 10 minuta për të mbyllur turnin e punës në në plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka dëgjuar britma për ndihmë. Me baywatch në dorë është nisur menjëherë drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona që kërkonin ndihmë për mikun e tyre i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit.

I lodhur nga stërmundimi dhe lufta me dallgët, i rrezikuari ishte në gjendje kritike për jetën. Ismeti tregon, qe iu deshën rreth 20 minuta për të dale nga vorbulla bashke me të rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishëm për t’u mbajtur te bayëatch-i i shpëtimit.

Falë Zotit sot vrojtuesit shpëtuan një personazh që i ka dhënë shume publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdoje t’i jape”, thuhet në postimin e Federatës më 6 gusht.

10 komente në “Kompozitori Shpëtim Saraçi i shpëton mrekullisht mbytjes, vrojtuesi që i erdhi në ndihmë: Kishte mbetur në një vorbull uji”

  1. Shkodrani says:

    Paska kenë jetëgiatë! Shyqyr!

  2. Celo Mezani says:

    Rrymat e ujit ne forme vorbullash jane shume te rrezikshme. Po nuk e ke idene si funksionojne ato, mund te mbytesh vetem nga sforcimi per te dale prej tyre. Qetesia eshte celesi i daljes nga rryma, por mqs kjo veshtire se mund ta kete nje njeri i trembur ne det, duhet dituria.

    Menyra me mire per te dale nga keto vorbulla eshte te mos luftosh me te por te arrish te kuptosh ne cfare drejtimi ecen dhe shuhet rryma dhe te notosh me rrymen me sa me pak sforcim. Ne shume raste veprimi me i sakte eshte notimi ne krahun e kundert me bregun, duke u futur me ne thellesive te detit, dhe dalja ne breg me trajektore ne forme e germes “U” permbys. Ne dukje do te besh nje rruge 4-5 here me te gjate, por po kete distance e ben pakuptuar duke notuar kunder rrymes dhe mbetesh ne vend deri sa lodhesh.

    1. Kruja says:

      Celo, shume faleminderit per kete informacion sepse mund te shpetoje jete njerezish. Une nuk di not shkelqyer dhe nese has vorbull do t’a kem pisk punen. Por keshilla jote eshte shume e vlefshme dhe ka shume kuptim. Nuk luftohet me fuqine e detit prandaj ndjekja e rrymes eshte ide e shkelqyer.

      FALEMINDERIT

  3. Jon says:

    Ajo qe nuk kuptoj une eshte se a i keni marre leje ketij per ta pergoju neper media? Ky ben vaki nuk do qe te merret vesh se ka qene duke u mbyt.

  4. Scorpion says:

    Aman, po i vjen verdalle Shpetimit, ne fillim goditja ne tru, tani vorbulla e ujit. Ishalla ne kete rast nuk gjen vend shprehja: e treta e verteta!

  5. Trasparenca says:

    Shyqyr qe ka shpetuar se edhe emrin e ka shpetim, por gazetari perse e perserite dy here te njejten fraze apo per tu dukur me i gjate shkrimi? Gazetare rrumpalle, shpetimi jete te gjate.

  6. lyricsi says:

    TE KY SHPETIMI I SARACEVE NJEHERE LUAJTI SHENDETI ME KETE KESAJ RRADHE “LOJTI” KY ME SHENDETIN .shpetke ! rradhen e trete kujdes

  7. pse nuk erdhi te lahej ne shqipni budallaj
    ka goxha thellesi

  8. taulanti says:

    shpetimi cun tirone e nuk ditka not. Pska qene cun mami! nejse, bravo Ismeti, po ata te tjeret qe kane qene afer cfare bojshin, i bishin me dore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje