Radhë kilometrike në Kapshticë, doganierët shpërndajnë ujë për emigrantët që presin

19 Gusht 2021, 14:00Sociale TEMA

Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës. Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendin tonë, ka krijuar një trafik të madh në Kapshticë.

Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra në temperatura të larta për të kaluar në Greqi.

Ndërkohë mësohet se strukturat doganore janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Shumë doganierë janë filmuar teksa shpërndajë shishe uji për qytetarët që presin në radhë.

Njoftimi i Doganës:

Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendet e tyre të punës ka krijuar rradhë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Strukturat Doganore të kësaj Dege janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve.

1 komente në “Radhë kilometrike në Kapshticë, doganierët shpërndajnë ujë për emigrantët që presin”

  1. Taulant says:

    Te shkojn tek festa e birres e te presin Bregovicin.
    Na can trapin duke share Kosovaret e per shqelmat e Grekut rrin si mut nuk thone asnje fjale.
    NJerez pa dinjitet qe vrihen per nje garth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje