Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni nga policia greke në Filat, Igumenicë. Është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg 917 gram hashash çokollatë.
Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë.
Është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg e 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg e 917 gram hashash çokollatë.Në pranga ka rënë drejtuesi i makinës, shtetas shqiptar i cili rezulton pa patentë ndërkohë që në kërkim është shpallur një grek që rezulton të ketë marrë mjetin me qera nga një kompani makinash të përdorura.