Rama-Mitsotakis
Në pamundësi për të kapërcyer dallimet në negociatat dypalëshe, Shqipëria dhe Greqia i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kufijve detarë. Ekspertët thonë se kjo lëvizje mund të funksionojë.
Nga Fjori Sinoruka
Pak më shumë se një dekadë pasi prishi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë detarë, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka rënë dakord që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Vendimi i Athinës dhe Tiranës për të kërkuar një verdikt të jashtëm e bën një zgjedhje të qëndrueshme më të mundur, sipas analistëve.
Dy vendet arritën një marrëveshje në vitin 2009 për delimitimin e shelfit kontinental mes tyre, por Rama, asokohe drejtues i opozitës, e sfidoi atë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se marrëveshja i dhuronte Greqisë 225 kilometra katrorë ujëra territoriale shqiptare dhe ishte antikushtetuese. Gjykata ra dakord në vitin 2010, vendim i cili acaroi marrëdhëniet mes fqinjëve ballkanikë.
Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, por vitet e bisedimeve me Greqinë dështuan ta zgjidhnin çështjen, duke sjellë një njoftim në tetor të vitit të kaluar se ata do të kërkonin vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Holandë.
“Shanset e një marrëveshjeje të kënaqshme për të dy palët janë të larta,” tha Bledar Feta, një specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare i vendosur në Athinë.
Nisur nga “klima e mungesës së besimit’ mes Shqipërisë dhe Greqisë, “çdo marrëveshje dypalëshe është parë si një tradhti kombëtare,” tha Feta për BIRN.
“Përfshirja e Hagës në këtë proces do të ndihmojë në krijimin e një klime më pozitive, duke rritur shanset që marrëveshja të konsiderohet e drejtë nga të dyja palët, pa pasur regime të brendshme apo dyshime,” shtoi ai.
“Shitja e detit”
Marrëveshja e vitit 2009 u pa gjerësisht si triumf diplomatik në Greqi dhe si poshtërim kombëtar në Shqipëri. Në vitin 2011, një kabllogram diplomatik i Shteteve të Bashkuara sugjeronte se qeveria greke e kishte shantazhuar Shqipërinë që të pranonte terma të pavolitshëm, duke e kërcënuar atë se do të përdorte fuqinë e vetos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Në opinionin publik në Shqipëri, marrëveshja e vitit 2009 është parë si një marrëveshje e padrejtë, përmes së cilës shqiptarët i shitën detin grekëve,” tha Feta.
“Në Greqi, megjithatë, marrëveshja u prezantua si një fitore e madhe diplomatike dhe çdo rinegocim u pa si një dobësi që do të dëmtonte interesin kombëtar të Athinës”.
Retorika nacionaliste dhe paragjykimet në media vetëm sa i përkeqësuan gjërat.
Bisedimet rifilluan pasi Rama erdhi në pushtet, por sipas ish-ministrit të tij të Jashtëm, Ditmir Bushati, u bënë më të vështira pasi konservatorët e Demokracisë së Re u rikthyen në pushtet në vitin 2019.
“Kur palët bisedojnë me njëra-tjetrën, ata kontrollojnë produktin e negociatave,” tha Bushati, i cili mori më parë pjesë në negociata.
“Kur palët vendosin të shkojnë në gjykatë, kjo e fundit është rojtare e precedentëve të vendosur nga ligji ndërkombëtar. Rrjedhimit, [është] e pandjeshme ndaj objektivave të palëve”.
Vendimi detyrues i gjykatës
Ramadan Çipuri, profesor i diplomacisë publike në Universitetin e Tiranës tha se qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare kishin luftuar për ta pasur çështjen nën kontroll dhe për të konkuruar me diplomacinë greke.
“Falë ndjeshmërisë së çështjes, nuk mendoj se ndonjë qeveri shqiptare, e majtë apo e djathtë, mund të ndërmarrë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje,” tha Çipuri.
“Politika dhe diplomacia helene është shfaqur pothuajse gjithmonë më superiore dhe e konsoliduar në çështje të kësaj natyre,” shtoi ai për BIRN. “Në Shqipëri për fat të keq mungon dialogu dhe bashkëpunimi politik, edhe kur bëhet fjalë për situata që prekin interesin kombëtar”.
Megjithatë, jo të gjithë bien dakord se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do t’i japë fund çështjes.
Shaban Murati, një ish-diplomat dhe autor i një libri mbi mosmarrëveshjen detare tha se Greqia nuk kishte gjasa të pranonte një vend, në të cilin do të dilte si palë humbëse. Ai citoi një deklaratë të paraqitur në OKB në vitin 2015, ku thuhej se Athina nuk do ta njihte juridiksionin e gjykatës për çështje që lidheshin me kufijtë e saj detarë.
“Do ta pranojë vetëm në Haga e shpall fituese,” tha Murati.
Ai akuzoi qeverinë e Ramës se po përpiqej të maskonte ‘koncesionet strategjike’ ndaj Greqisë nën vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Por Zaikos Nikolaos, profesor i asociuar i ligjit ndërkombëtar në Departamentin e Ballkanit dhe Studimeve Sllave dhe Orientale në Greqi tha se deklarata kishte lidhje vetëm me aplikime të njëanshme në lidhje me këtë çështje.
“Nëse Republika e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë bien dakord që ta paraqesin çështjen e delimitimit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë vendimi i GJND-së- si të gjitha gjykimet e saj –do të ketë fuqi detyruese mes tyre dhe në lidhje me këtë rast të veçantë,” tha ai për BIRN.
Feta mendon se asnjëra palë nuk ka të ngjarë ta shtyjë mosmarrëveshjen edhe më tej.
“Vendimet e Gjykatës së Hagës janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen,” tha ai. “Nëse njëra nga shtetet e përfshira nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Unë personalisht besoj se një zhvillim i tillë nuk është në interesin e asnjërës palë,” përfundoi ai.
Nje shkrim antishqiptar!
Autori para se te bente lojra fjalesh,duhet te sqaronte se pse Rama nuk ka treguar shqiptareve se cfare pretendimesh ka patur pala jone,qe greket paskan kundershtuar!
A nuk eshte e turpeshme dhe dyshyese fakti qe Rama eshte bere AVOKAT i grekeve duke thene se “Greqia paska te drejte te shtyje kufijte detare deri 12 km?
Po Shqiperia cfare te drejte ka per detin dhe sidomos per ngushticen e Korfuzit?
Kjo eshte tradheti e Rames!
or ti cun, per here te 50… Shqiperia i ka kufijte 12 milje detare. Greqia i ka pasur 6 dhe i ka cuar 12, pra sa ne. e ka kete te drejte, te njohur boterisht, te pelqen a ste pelqen ty. Ca lidhje ka ketu e shiti s’e shiti Rama. Me nje vrime e keni fyellin perhere.
nderkohe, Shaba ja futi kot qe Greqia s’do e njohe vendimin, dhe shpjegimin e dha greku, qe merr vesh me shume me sa duket se ky diplomati yne “i regjur”.
Shaban Murati…eshte mamluk i Saliut…..
Tepelena,
Rrëzë mali,
Ka një vreshtë,
Për karshi,
Me rrush
Të bardhë,
Me rrush
Të zi
E këndojnë jevgjitët e Tepelenës.
Të fala Sino Sinorukës, moj Çupëëë…..
O Peza…
Edhe i pa ditur je dhe na hiqesh sikur mer vesh nga këto punëra.
Ta thotë dhe albi se ato që thuhen në shkrim nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Greqia e fitojë të drejtën e 12 mil. me Italinë dhe Egjyptin.
Me Shqipërinë si e lexove dhe në shkrimin sipër do shkojnë në Gjykatën e Hagës dhe ajo do ta zgjidhë.
Sa për ngushticën e Korfuzit, nga që nuk lexon po ta them se ajo është 7 milie dhe nuk mund të marë Greqia 12 siç kujton ti dhe shumë të paditur si ti.
Gjykata do përcaktojë se nga do fillojë matja. Greqia pretrndon nga ishulli shkëmbor dhe jo nga bregu i Korfuzit. Kurse matja nga ana shqiptare do fillojë nga brigjet e Sarandës apo nga vija e drejtë e brigjeve në gjirin e Sarandës dhe Butrintit.
Mos e shikoni çdo gjë me sytë dhe mëndjrn e Saliut!!!
I thoni Rames ta lex9j artikullin, se do i behet qejfi. Neser avazi.
Albi o papagall, si ndahet deti aty ku distanca mes AL GR eshte 18milje?