Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të mirëpresë qytetarët afganë

20 Gusht 2021, 18:26Politika TEMA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.

Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam.

Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.

7 komente në “Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të mirëpresë qytetarët afganë”

  1. Bamiri says:

    Esht e paparnueshme qe mos marrin avgan vendet e natos!!! Po avganet jane 40 milione dhe edhe shteti me i pasur do ngrinte duart lart, apo per vete do filloni te lypni
    se ia keni marr doren

  2. Mentori says:

    Po per ata qe do u dalin problematike a keni menduar. Dy jane rruget ti ktheni ose te shtoni burgjet.

  3. gimi-gjermani says:

    Po vendet e natos i ka ardhur ne maje te hundes me te huajt se jane mbushur. Edhe Turqia e thote cope qe sdo njeri. Kush je ti qe i kerkon llogri shteteve te tjera dhe i ben moral se ke duhet te strehojne ata dhe ke jo?

  4. Shqiptari says:

    Mirmbrema,
    Kemi qene, jemi dhe do te mbesim shteti me paautoritet ne bote, nje shtet pa drejtues ligjor, nje shtet me drejtues qe jane ne pushtet nepermjet vjedhjes se votes.
    Keshtu ka ndodhur tek neve qe prej shpalljes se Pavaresise.
    Nuk ka ardhur ndonje parti-qeveri ne pushtet pa dhune, Pa vjedhje, etj etj etj
    Nuk kemi lidhjen me te vogel me diplomacine.
    Nuk kemi lidhje as me shtetin e ri te Kosoves, qe del Presidentja dhe thote do te jemi me aleatet tane, etj etj etj, pa permendur shifra, etj etj etj.
    Drejton vendin nje njeri qe eshte diplomuar per mesues vizatimi, dhe di te beje shkarravina.
    Del ministrja e jashtme dhe thote : ” Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam“.
    Cfare i premtove ti si shtet qe edhe rrogat e administrates akoma i paguan bota per neve.
    Me ngjallin neveri keto fjalime.
    Fqinjet tane ;
    Mal i zi, thote -nuk do te marrim se nuk kemi detyrim.
    Edhe Greqia thote nuk i marr.
    Edhe Turqia thote nuk i marr.
    PO neve cfare detyrimi kemi per ta, cfare na lidh qe ta dime qe paskemi akoma detyrime.
    Ata jane njerez, kane te drejtat e tyre,
    Por, neve nuk po zgjidhim hallet tona,
    Jo më te zgjidhim hallet e botes.
    Etj etj etj…………

  5. e verteta says:

    keta e kane vendosur do zvendesohet popullisa shqiptare dhe pike larguan gjithe rinine tani do tu zvendesojne me afgan e tha erion velia do ju jap pashaporta dhe pune G99 po zbatojne urdhrat shpopullim pastaj ripopullim me aziatik doni me fakte te besoni ? po u thone me goje te tyre qe do i marin dhe do u jepet pashaporta shqiptare te gjithve

  6. Dembabadem says:

    Amerikanet i kemi miq. Por miku te mbaje vendin si mik. Mos te japi urdhera ne shtepine time.

  7. LWS28 says:

    E more Xhorxh Bush çi bëre botës,,, e pordhe fare…njëherë e përgjithmonë e pordhe a të hëngêrt.
    Tani na del naltmadhënia e tij Ram çorapekuqi na bën propagandë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje