A kanë gra këta njerëz?

21 Gusht 2021, 15:12Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

I bëra ‘share’ një shënimi të postuar nga dikush në FB, i cili komentonte këtë fotografi.

Unë u tërhoqa nga fotografia, që për mua është e frikshme. Është një pamje që flet shumë për shoqërinë shqiptare.

Dhe nuk është një pamje episodike. Është një pamje që sytë ta kapin kudo. Sapo e sheh këtë foto, në mendje të lind vetëm një pyetje: “Kanë gra këta njerëz?”

Miku i FB-ut bënte komentin e tij, me të cilin unë bie dakord vetëm me nënvizimin se shoqëria jonë ka ngjyrime talebane.

Në një moment, komentuesi u vërsulej gay-ve ‘gratuitously’, duke u shfaqur edhe vetë si taleban. Më pas bënte interpretime të kërkuara politike (mua më duket se kjo foto ka lidhje me të gjithë ne, jo vetëm me PD-në, edhe pse PD-ja është pa diskutim një parti më talebane).

Duhet të kishte dalë njëri prej atyre që kanë pozuar e t’u thoshte miqve të vet të birrës: “Foton mund t’ia kursejmë vetes.” Por me sa duket, asnjëri syresh nuk ka parë ndonjë gjë që nuk shkon në atë situatë. Duken shumë të lumtur që po pozojnë. Dhe kjo flet shumë.

Më ka ndodhur edhe mua një herë kështu. Është ngjarje me emra realë. Pasi Ilir Meta u zgjodh President, dy sipërmarrës me origjinë nga Skrapari më ftuan për një darkë që e organizonin në nderim të një ngjarjeje të pashoqe në historinë e atyre anëve.

Ishte hera e parë që një njeri “i yni” zgjidhej kryetar shteti. Ata kishin bërë edhe më herët mbledhje me logjikë tribale, në të cilat më kishin ftuar, por unë nuk kisha shkuar. U shmangem gjithnjë manifestimeve të tilla. Por në atë rast, nuk gjeta arsye për të thënë “jo”.

Dhe çdo gjë shkoi mirë. Përveç një fakti. Në atë darkë nuk kishte asnjë grua. Edhe kamerierët ishin burra. Nuk m’u ndenj e ua bëra këtë vëzhgim.

“Ne themi se jemi europianë, por në ditët e sotme, në asnjë vend të kontinentit të vjetër, me përjashtim të ndonjë lokali në lagjen Soho të Londrës, nuk mund të gjesh gjashtëdhjetë burra që darkojnë me njëri-tjetrin, pa praninë e një gruaje. Kjo nuk është as në traditën e Skraparit,” u thashë. Ma miratuan vërejtjen.

Madje, Meta premtoi: “Kjo nuk ka për të ndodhur më.” Unë nuk kam qenë më në festat e tyre, por jam i sigurt që premtimi nuk është mbajtur. Jam i sigurt se ka ndodhur vazhdimisht e njëjta gjë.

Post Scriptum: I bëra ‘share’ shënimit të Genit thjesht duke lexuar fjalinë e parë. Nuk shkova më tutje. Por më pas pashë që ai i kritikonte talebanët nga pozita talebane. Ishte homofobik, fjala vjen. Prandaj, ‘share’-in e hoqa.

34 komente në “A kanë gra këta njerëz?”

  1. Noku says:

    Me cfarë shoh, në atë foto janë dy gra.
    Nuk e di pse e ka fjalën Muçi…???

    1. Lani says:

      Ndoshta janë burrnesha?!?

    2. Noku says:

      Ëë, e ndërrove foton!? Se në fillim kishe postuar foto tjetër…

    3. Zamani says:

      Si nuk ka gra? Kemi Ervinken sa per 10 gra. Nese nuk besoni, pyesni ne mencen e UET per kohen kur gatuante pilaf me qofte bashke me dy shoqe te tijat

    4. Epiriii says:

      Jane GAY te gjith o Muçi. Nuk i sheh qe i ka Tredhur SB te gjithe

    5. Yttttt rrac e keqe says:

      Po ky salianusi ka ate burrin GD qe e rref dhe me mir rri me kta budallenjt

  2. vlora says:

    Shkrim qe percjell qytetari! Perfitoj te bej nje liste me gazetare qytetare dhe gazetare talebane qe na cajne menderen ne Shqiperi:

    Gazetare qytetare: Mustafa Nano, Mero Baze, Skender Minxhozi, i ndjeri Andrea Stefani dhe i ndjeri Fatos Baxhaku, Carlo Bollino, Alba Malltezi, Mentor Nazarko, Rudina Xhunga, Sokol Balla etj.

    Gazetare talebane dhe fshatare: Blendi Fevziu, Qim Peka, Artur Zheji, Ardi Krasta, Sonila Mece, Anila Basha, Andi Bejtja, Artan Hoxha, Klodi Llalla, Nikoll Lesi, Andi Bushati, Armand Shkullaku etj.

    Sic e shikoni fshataro-talebanet jane shumica, por jane aq te trashe sa nuk mund te fitojne dot kunder profesionalizmit dhe zgjuarsise se pakices.

    1. Petrit says:

      Tek lista e atyre gazetarëve qytetarë ke harruar frrokun.
      Sepse te gjithe bythelepiresat te duken qytetarë.

    2. ekuilibri says:

      Vlora, si gjithnje drejte dhe paqte. Rrofshe, si ti eshte Shqiperia, si talibanet jane ata qe ngrene kembet perpjete dhe qe kete kerkojne te ja bejne dhe Shqiperise dhe ja kane bere deri diku, tani eshte radha qe te shkojne atje ku kane dale.

    3. mik says:

      Kohet e fundit tek ne ka filluar te perdoret termi ‘ taliban ‘, i cili ka zevendesuar termin ‘ çeçen ‘.
      Militantet e partive klasifikojne se kush e meriton te jete taliban apo çeçen ( ndjese per talibanet dhe çeçenet, qe s’na kane asnje bnorxh ne kete mesele ).
      Epitete te tilla sjellin automatikisht perçarje midis ketij populli, qe per fat te keq, jo vetem Europa qe po tallet me ne, por edhe vete ne tallim njeri-tjetrin, gjasme si te zgjuar. Çfar ironie !!
      Zgjuarsin tone e tregon gjendja ku jetojme. A nuk ju shkon mendja ndonjehere te ndryshojme ? Dhe jo vetem per veten tone, por per te ardhmen e femijve tane. Te ndryshojme ate qe nuk e bene as para-ardhesit tane dhe as baballaret tane. Shkurt, te mos e boshatisim kete vend.
      Mjaft me pislleqe, vetem per hir te nje sufllaqeje.

  3. Talebanet shqipfoles jane me te rrezikshem se shkatrrojne vendin e tyre says:

    Une shoh nje kokoroc nga fshati,ne rolin e grides se gezuar kur lexon eseninin me saliun.

  4. babale says:

    Talebanet e PD me ne krye salibaninin, babale telebanin Ervin salianjin.

    1. Neveri says:

      Kane o Muci gra kane, po cfare ti bejne Salianjit qe spyet jo vetem per shokun por as dhe per gruan e babait.

  5. Neroni says:

    Nqs ka taleban ne kete rast, je ti si gazetar. Ti qe do tu mesosh te tjereve qe festojne sipas parimeve te tua personale. Nuk ka asgje te keqe po te mblidhen dhe festojne vetem meshkuj apo vetem femra. Eshte gje mese normale, jo me patjeter eshte diskriminim ndaj gjinise tjeter.

  6. Taulant says:

    Debil mbete duke u kapur mbas koqeve te kalit.
    Je nje cop fshatari qe e kishe ne enderr qytetin.
    Tani nuk di c’shkruan .

  7. Tani says:

    Per cfar i hyn ne pune Mucit jeta personale e njerezve te tjere?!Talebani ketu eshte Muci. Ashtu sic talebanet po i shkojne kundershtarve te tyre shtepi me shtepi duke i kerkuar. Edhe Muci kerkon te shkoj shtepi me shtepi per te marre informacion per jeten personale te ketyre qe sheh ne foto. Kuptohet qe Muci patjeter eshte nje i semure mendore dhe asgje tjeter. Dikush i ka dhene te drejten e penes ne vend te nje raporti pskikik mjekesore.

  8. Dulla says:

    Vetëm callmat dhe automatiku ju mungon dhe mund ti quash me plot gojë Talibanet Shqipetare të ballkanit, tamam derra.

  9. dyshuesi says:

    O Muçi ke te drejte. Jo vetem gra por as dashnore nuk paskan ? Po si keshtu ? Apo keyejne halll me njeri tjetein si Spartanet , apo turqit ? Ne fakt ata
    po punojne dhe fjala e urte ” Verju punes si turku s…es” Haha……..i fort je Muçi …!

  10. aleko says:

    jame i sigurte se asnje nga te pranishmit aty nuk do kishin ndonje deshire te kishin grate ne krahe,,Ende shqipetaret jane shoqeri maskiliste per te mos rhene peisazhe talebanesh..Ky eshte fakt duam zduam…ne pergjithesi shqietaret keshtu jane..

  11. Kalec Dega says:

    “Taulant”!
    Si gjithnjë “brilant” me komentet e tua, apo nuk ke nje fjalor per tu pasur zili nga hallku i “qyteteruar”.
    Pa le pastaj trajtimi “elegant” i çështjes per te cilen mer mundimin te hedhesh ne tastierë mendime te vyera.

  12. Pilafi says:

    Për të tjerët nuk e di a kanë gra. Por di që Salianji ka Gridaren

  13. rexha 10 says:

    PERPARA SE TE FLASESH PER TE DREJTAT E GRAVE ,zoti MUSTAFA PO FLASIM PRAPE PER GRATE QE TI MENDON.E PARA NE TITULL DO TE SHKRUHEJ: A KANE ZONJA KETA ZOTERINJE..????PORE MEQE PO FLETE PER GRA SI ZHOZI KU SHPREHET :, KAPE PER ZHELESH .,APO GRUJA TJETER ,QE TE VARE TEKE PALMA .megjithate mose u merzit ,sepse ase burrat nuke kane gra te tipit qe ke shkrujtur ti ,dhe ase grate nuke kane burra ,pore gjejne shoqi shoqin kure shkojne me be mullare .

  14. Skraparlliu jo President says:

    Sa bukur Neroni, qenka tamam si ai i emrit orgjinal, qe dogji Romen. Me vjen keq po per mendimmin tim, z.Nano ka shume te drejte jemi ne cdo qelize taleban, nuk kemi asgje te perafert me Perendimin.
    Burra qe e quajnr normale te qenet vetem burra, gra qe e quajn normale te festojne 8 Marsin vetem gra bile dhe te shohin pislleqe qe ne prani te burrave nuk jua mban tju shkoje neper mend, femije qe shikojne prinderit qe fyejne e diskriminojne njeri tjetrin dhe nuk nderhyjne, qe ne shkolle nuk kane respekt per shoqet, por ka dhe vajza te tilla.
    Prandaj te mesojme nga ata qe jane te lexuar dhe kuptojne e arrijne te kapin ate qe shumica nuk e kupton.

    1. Neroni says:

      Edhe ne Amerike behen plot festa dhe organizime vetem me meshkuj ose vetem me femra. Apo Ameriken nuk e konsideron Perendim? Jam i sigurt e njejta gje ndodh dhe ne vende te tjera perendimore. Po ske faj, lejohen dhe komentet kodra pas bregut.

  15. Dajti says:

    Krijesa e Salibanit me emrin pd eshte kthyer ne detashment fashist,prurjet e “reja”jan Babalet te perfaqesuar nga kryebabalja Salianji i Saliut.

  16. O Muçi, të ikën “talebalët” që të shanin në rrjete sociale? Mos ki merak se këtu ke Meron e partisë që t’i çensuron dhe seleksionon komentet, do kesh duartrokitës me shumicë edhe po të thuash budallëqe!

  17. Llaqka says:

    Salinjani jo vetem qe ska grua, por kërkon tia marrë të tjereve.

  18. Artur says:

    Futja kot thjesht per te gervishtur njerezit (mua perfshire) qe te komentojne. Po ky muhabet keshtu, pse nuk mund te mblidhen disa shoke e te festojne nje dite a nje nate pa grate me te cilat ndoshta dalin cdo dite dhe se bashku me te njejtet shoke. Tani vetem pse ne foto eshte salianji bjeri ti biem, po pse kjo nuk eshte talibanizem alla mustafa. Kur nuk ke cte shkruash mos shkruaj vec nese honoraret ti masin me rrjeshta atehere…..

  19. Shpellari king says:

    Me shume ke goditur me komentin:
    Nje lagje e Sohos se sa me vete shkrimin .
    Ke te drejte muçi.
    Aty ndodhet gjirizi i Malokeve

  20. demokrati says:

    Mjere Shqiperia per Mucon e Metes dhe Meten e Mucos.Fill pas adaj darke burrash qe qelben era raki dhe pa asnje sharm femeror, Mucua i krahines se nderuar te Skraparit qe i ka dhene Shqiperise nje Mbret, jo djal i saj dhe Nje President, nuk la faqe pa nxire deri sa e kuptoi se Presidenti nga Skrapari ishte nje sarhosh, qameti vet.Tani Mucua si i kenduar qe eshte, qefli ne tentative si vet ai, a nuk i duket i teper fakti qe Presidenti nga Skrapari qe nuk e beri Zonjen e Tij, Zonje te Pare te Republikes do ta ftonte ne nje ambient ,sic thote mendja me e ndritur ne Skrapar pas K.Yllit, tribal.Fjalen ta ka dhene, mbase e mban kete here se edhe Rama mund tja japi nje shans te dyte Metes.Gjithsesi Muc mos u merzit, pasi sic po vene punet do kesh rast qe minoriteti afgan te ftoje kur Presidenti per par condicio ne Kushtetuten e re Republikes tu takoj minoriteteve, dhe aty ti qash burrat qe e pine rakin me opinge.Muc dhe Mucet e tjere, shushunja te pangijshme ne trup Te Shqiperise nuk keni pare gje akoma.

  21. eli-tiv says:

    …me kujton grupin ciftelia ….po ata jane….e te mendosh te lesh mendosh pushtetin ne duart e tyre ..

  22. luljangoxhaj says:

    po le te marrin griden

  23. Labi says:

    O Muc vet duhet te jesh kafshe me fytyre njeriu deri sa keta te duken njerez.une cdo gje shikoj po njerez nuk po dalloj ne photo.

  24. Vasil tuci says:

    Talebanet kane gra…
    Nga dy e tri bile.
    Kane edhe dashnore .
    Mirepo grate i kane per shtepi…per femije,pra mundesisht per pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje