Problemi i “ujkut” Rama

21 Gusht 2021, 10:47Politika TEMA

Nga Blendi Kajsiu

Është sa e njohur, aq edhe e bukur fabula e bariut dhe ujkut. Në të, një bari bërtiste kot “ujku, ujku” për t’u tallur me bashkëfshatarët e tij që vraponin për ta ndihmuar. Kur një ditë ujku u shfaq me të vërtetë, thirrjet e tij për ndihmë u injoruan nga fshati.

Diçka e ngjashme po ndodh me kritikët e qeverisjes Rama sot në Shqipëri. Ndryshe nga bariu i përrallës, barinjtë e interesit tonë publik janë të sinqertë dhe nuk tallen me qytetarët. Ata realisht e shohin ujkun Rama në çdo iniciativë të qeverisë, që nga Open Ballkan deri te pritja e qytetarëve afganë. Ndaj, vazhdimisht bërtasin “ujku, ujku”.

Problemi është se nëse qytetarëve u bërtet vazhdimisht “ujku” për çdo gjë, ata do bëhen të pandjeshëm. Aq më tepër kur u tregon ujkun aty ku ata nuk shohin veçse dele. Ndaj, kur ujku të shfaqet realisht dhe të kollofisë interesin publik, ata do jenë krejt indiferentë.

Diçka e tillë po ndodh sot me vendimin e qeverisë Rama për të pritur qytetarët afganë. Ndonëse të gjithë parimisht janë dakord me vendimin, të shumta janë kritikat mbi procesin jo transparent të vendimmarrjes, mungesën e informacionit dhe mënyrën se si Rama po prodhon kapital politik me këtë çështje.

Këto kritika, edhe pse jo pa bazë, janë tejet të ekzagjeruara, dhe shohin ujkun aty ka dele. Në një situatë të emergjencës humanitare, informacioni është sa i limituar, edhe i pasaktë. Si Shqipëria, si Kosova, ashtu edhe SHBA-të, ishin të papërgatitur për këtë katastrofë dhe askush ende nuk e di me saktësi se sa qytetarë afgan kanë nevojë të vijnë në Shqipëri apo se ku do strehohen.

Natyrisht që Rama po e përdor dhe do vazhdojë ta përdorë këtë situatë për të rritur kapitalin e tij politik me SHBA-të. Por kjo është e paevitueshme dhe aspak problematike për sa kohë rritet edhe kapitali politik dhe imazhi i Shqipërisë me SHBA. E thënë ndryshe, nuk ka asgjë të keqe të përfitojë Rama politikisht nëse përfiton edhe Shqipëria.

Problemi është kur përfitimi politik i Kryeministrit bëhet në kurriz të Shqipërisë, apo duke vënë në rrezik interesat e saj gjeopolitike. Ky është rasti i Open Ballkan që përçan dhe dobëson faktorin shqiptar thjesht në funksion të protagonizmit të Ramës. Ky ishte edhe rasti i importimit të armëve kimike, ku Rama synonte forcimin e kapitalit të tij politik me amerikanët, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, mjedisin, si dhe vetë industrinë e turizmit.

Prandaj nuk ka sens të trajtohet futja e qytetarëve afganë në Shqipëri nga Rama me të njëjtin shqetësim si futja e armëve kimike, apo futja e Shqipërisë në Open Ballkan. Qytetarët afganë që do vijnë te ne nuk janë as helme dhe as armë kimike, ata nuk rrezikojnë as jetën dhe as ekonominë shqiptare, përkundrazi mund t’i japin asaj një impuls.

Është e kotë t’i kërkosh sot qeverisë shqiptare një numër ekzakt të emigrantëve që do vijnë, përtej hamendësimeve të përafërta, që nesër ta denoncosh si gënjeshtare, sepse numri që jep sot me siguri nesër do dalë i pasaktë. Po ashtu, është i pakuptimtë denoncimi i Ramës se po shet Shqipërinë si një vend bujar, mikpritës dhe i hapur dhe jo si një vend i kapur nga mafia dhe korrupsioni.

Ama, është jo vetëm brenda detyrimit, por edhe brenda mundësive, të qeverisë të na sqarojë se përse e la procesin e Berlinit dhe u fut tek Open Ballkan. Të na thotë se si dhe kur do eliminohen tarifat me Serbinë, si dhe studimet që tregojnë se prodhimi vendas nuk dëmtohet nga hapja e tregut. Të na shpjegojë se si përçarja me Kosovën, nxirja e Kryeministrit shqiptar Albin Kurtit si antishqiptar dhe madje nazist (në mediat pranë saj) dhe zbardhja e Presidentit serb, Vucicit, si europian, tolerant dhe simpatizant i shqiptarëve, i shërben interesit tonë kombëtar.

Këtu, dhe jo tek ardhja e afganëve, kemi një ujk që po lëpihet përballë interesit publik. Ujqit imagjinar të qeverisjes Rama, që nga Bregoviçi deri tek ardhja e qytetarëve afganë, më shumë se interesin publik po përlajnë besueshmërinë e barinjve të tij. Dhe ky është një lajm i keq për qytetarët, sepse kur ujku të shfaqet realisht, ata tashmë do jenë të shurdhër.

21 komente në “Problemi i “ujkut” Rama”

  1. U ngrof dhe iu ngref opozites se kujtuan se e kishte me ata says:

    Doni ndryshimin, votoni pra per ndryshimin. Dhe ja ndryshimi i madh erdhi.
    Ku e dinte njeriu i zi se cfare permbante fjala ndryshim ne vetvete.

    1. Traktoristi says:

      O kajsie, ik ore djale ne Kolumbi dhe pirdh ne uje fort atje, qe te gurgulloje.

  2. Ze qir says:

    O BLENDI QERSHIA PO KUSH KA FAJ ME AJATOLLAH ALBINLADENOVICIN OSMANOVICIN KUR E VERTETA QENDRON QE AI PO RRI ME PUSHKE NE FAQE DUKE PRITUR EDI RAMEN NE NJE KOHE KUR SERBET BEJNE QEJF NE KOSOVE
    A NUK KA SHENJA SE AJATLAHU NUK KA QELLIM DREJTIMI E KOSOVES POR SHKATERRIMIN E SHQIOERISE
    PASTAJ SI SHUME SQARIME DASHKE ZITROTE
    NGA KRYEMINISTERI GJERA QE SBESOJ SE AI MUND TE TI SQAROJE EDHE PE
    RSONALISHT

  3. kajsija e papjekur says:

    O Kajsi. Edhe ti qe e mban vetem me dy pare mend qenke kunder Open Ballkan? Aferim te qofte.

  4. Shqiptari qe se ul koken. says:

    Edi Rama eshte nje politikan qe nuk llogarit popullin qe e ka votuar Shale gjati e ka dhjere me politiken e jashme qe ka bere me greket dhe me serbet ne si popull nuk na pelqen qe kryeministri jone ti uli koken grekeve dhe kur ata flasin per minoritetin e tyre kryeministri jone nuk flet per minoritetin ton qe jetonte ne tokat e tyre ne greqi qe u masakruan dhe u perzune me dhune nga gjyshrit dhe baballaret e ketyre qe ul koken brekushja. Kujt ja ul koken mor gjak prishur atyre qe dhe sot na poshtrojne ngri koken dhe mos e ruaj k…in nga ata barbare dhe cnjerezore se sa e ul koken aq me shume do guxojne te na demtojne. Keto jane ankesat e nje pjese te popullsise. Desha ti thosha brekushes qe te bej nje perpjekje per te normalizuar mardheniet me vllezerit tane te kosoves sepse ata jane nje pjese e popullsise Shqiptare jane pjese e jona z kryeminister leri inatet me Albinin edhe ai ta ket gabim ti duhet tja shpjegosh qe te arsyetoje ndryshe jo te hapni lufte njeri tjetrit sepse serbet dhe greket ate duan percarjen tone prandaj na ndane ne 5 copa sepse nje Shqiperi e fuqishme do ti gjunjezonte komshinjte tane.

  5. Realpolitika says:

    O KAJSIO, PJESHKA E PANGRENSHME.
    EDHE TI DJAL I RI …KE MBETUR TE TE TEORITE KUNDER KAPITALISTE TE TREGUT TE MBYLLUR , TE MBROJTUR.
    PO SA DO MBIJETOJ EKONOMIA JONE E MBYLLUR MOR DJAL !!!???
    TE HAPET NJE ORE E ME PARE GJITHE EKONOMIA E TE BALLAFAQOHEN LIRSHEM TE GJITHE PRODHUESIT E EKSPORTUESIT , TE GAROJNE SIPAS RREGULLAVE TE TREGUT TE LIRE.
    KJO ESHTE E ARDHMJA.

  6. Na ruajt zoti says:

    Më thoni në kuptuat gjë…
    Open…qenka kundër BERLINIT….

  7. Sotiri says:

    Kajsi edhe nga trute je, por Kajsia eshte frut i mire per njeriun, por ti je kashte fare nga trute e kokes
    Kush je ti qe kerkon llogari Kryeministrit te Shqiperise ??????? cfar ai duhet te thote dhe cfar ai nuk duhet te thote the te bej
    OOOOoooooo Bole Se je nje bole nga trute e kokes me shkrimin tend dhe ata qe ta botojne kete shkrim pacavure

  8. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    O kajsi!ujku,ujku eshte zevendesuar me hajduti ,hajduti vodhi vodhi…
    Kemi 30 vjet qe ndegjojme nga goja e kriminelit komunist qe akuzon qe nga ish bllokmenet dhe ja rrujti e u be vet bllokmen e hajdut…
    Vazhdon te akuzoj kundershtaret e tij per hajdut e vjedhje,edhe kundershtaret e akuzojne kete kriminel per shume krime,vrasje e korrupsion ,dhe po ja rrujne njeri tjetrit…
    E ne budallenjte kenaqemi e shpresojme se keta qe kane 30 vjet qe po na vjedhin do denohen….
    Dhe ne si ata te ujkut kemi humbur shpresat dhe jemi bere indiferente….

  9. Loku says:

    Jo me ujku Rama por Rama na eshte bere si burri i nenes.Nuk hapim dot dot televizorin se do te dale surrati i Rames ose telenovela turke.

  10. Xoni says:

    Keto jane kusure kur ke nje opozite te tille .Rama ka detyrimin te sqaroje shqiptaret per vendime te tilla dhe ju tu pergjigjet vetem kundershtareve politike se per ata e ka te sigurte edhe mandatin e katert.Duhet ta kete te qarte se shqiptaret jo gjithmone do te votojne te keqen me te vogel.

  11. Fred says:

    Thjesht nuk kuptohet ndryshimi midis Procesit te Berlinit, Open Balkans apo Tregu i perbashket rajonal, apo Minishengeni?! Jane emertime disi te ndryshme per te njejtin proces te mbeshtetur nga BE dhe SHBA, pasi ndodhemi ne fillimet e ketij procesi dialektik dhe do disi kohe te sqarohen menyrat e arritjes se qellimeve/ objektivave te parashkruara neper marreveshjet e hedhura deri tani ne tavoline.

    1. Minishengeni dhe Open Balkan eshte jashte procesit te Berlinit. Kaq gje tashme eshte qarte.

  12. Lik says:

    Rama na tregon me gisht opoziten dhe injoron shqiptaret per vendime qe duhet te jene transparente.Jo te gjithe qe e kane votuar, biles shumica e shqiptareve kerkojne dhe duhet te jene te sqaruar per disa vendime te tij.Politike per kredo personale.

  13. lori2 says:

    Po pra, “Xoni”, do votojne te keqen me te madhe???
    Sa per Blendi Kajsiun, ai gjithmone ben analiza te mira e te plota. E lexojme gjithmone me interes.

  14. Ed says:

    ANAL ISTE SI KY JANE PA TABAN JANE AS MISH AS PESHK .

  15. Kendrevica says:

    Nese nuk e keni kuptuar se Blendi Kajsiu eshte nder vezhguesit me te mprehte te zhvillimeve shqiptare, i keni shkuar dem oret, ditet e muajt qe pertypni politike. Kot!

  16. Floriri says:

    O SHQIPËRI O LESH ARAPI MBUSHUR PLOT ME POLITIKAN QE NA CANE TRAPIN. HARRUAT JU SOT QE SHANI TE TJERËT KAQ SHPEJTE TALEBANET SHQIPTARE QE MBUSHEN VAPORET, AMBASADAT VARKAT, KUSH E KUSH TE IKTE PËRPARA NGA VENDI. HARRUAN KËTA SOT QE SHKRUAJNË DHE FLASIN LLOI LLOI KOMENTESH PER USHTRINË DHE AMERIKEN QE ÇLIROI BALLKANIN DHE POPULLIN E KOSOVËS NGA IHNVAZIONI SERB ME NE KRYE KASAPIN MILLOSHEVIC., HARRUAT JU NDIHMËN QE QEVERIA OSE SHTETI AMERIKAN PO I JEP POPULLIT SHQIPTARE DHE PER NJOHJEN E KOSOVËS NË TE GJITHA DREJTIMET LEKË, USHTRI, LOGJISTIKE, TRAJNIME, ARMË, NË POLITIKE, GJYKATA, E SHUME E SHUME GJERA TE TJERA. MOS U BENI PALË E ATYRE QE SOT KANË DALË HAPUR KUNDRA AMERIKËS PER INTERESAT E TYRE POLITIKE. ËSHTË NGRITUR NJE KLIMË KU DIRIGJENTET BERISHA, META,BASHA, ME KLANET E TYRE DJALLËZORE PO HADHIN VRERIN E TYRE KUNDËR AMERIKËS DHE EUROPES KJO NUK DO AS MEND E AS KALEM QE KËTA ÇDO GJË E BËJNË PER INTERESAT E TYRE. ISHIN KËTA QE DERI DJE PUTHESH IN ME POLITIKANËT AMERIKANE DHE NGRININ NË QIELL POLITIKEN E TYRE. DHE JANË PO PRAP KËTA HPOKRITE HAJDUTE DHE TE KORRUPTUAR QE SHAJNE NATËN DHE DITËN PËRQAFOHEN ME TA.

  17. LWS28 says:

    Nuk e dinte SHBA-ja që po të hiqte trupat , talebanët do mernin pushtetin?????
    Haha hahahaha hahaha ?????
    Ça thua o kajsie…po ti na paske qën tum fare.
    Nuk e di SHBA-ja që mbeturinat e komunizmit dhe mafia e organizuar e ka drejtuar dhe drejton Shqipërinë këto 30 vite?? Ça thua o kajsie..
    Po ça thua a I vrarë ….SHBA-të për interesat e tyre dhe disa aleatëve strategjikë globalë si Britania, Kanadaja, Japonia, Korea e Jugut, Australia ,Franca Gjermania (që mban balancën Rusi -SHBA) etj bën marrëveshje me këdo , gjasme për interes të ‘stabilitetit’ global.
    Nashtii më thuaj …deri para një jave haberi hot i ditës ishte non-grata e Saliut,……
    pastaj doli ‘Skënderbeu’ e fiku haberin hot të Saliut me haberin very hot të mikëpritjes së afganëve.
    Ti si e parashikon se çdo ndodhi më pas…..
    se estrada vazhdon??

  18. PS INEGZISTENTE says:

    PD NGORDHI
    SALA U SHPORR
    PS I MBET EDI
    SI DOPIO GJASHTA NE DORE

  19. Velo says:

    O Kajsi! Na sqaro të lutem në një shkrim më vehte ku qëndrojnë ndryshimet e OPEN BALKAN dhe proçesit të Berlinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje