Partia Demokratike dhe Vetëvendosje, kanë javë që bëjnë thirrje për bojkot të Festës së Birrës në Korçë, për shkak se aty është i ftuar të këndojë këngëtari serb Goran Bregoviç.
Por, deputeti Ervin Salianji u ka rrëzuar gjithë “betejën”.
Ai ka qenë një ndër pjesmarrësit në këtë festë dhe ka thënë se kjo festë i krijon mundësi gëzimi të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet.
“Kjo nuk është vetëm Shtëpia e Birrës për festën, është shtëpia e birrës shqiptare. Është stabilimenti dhe prodhimi i birrës së parë shqiptare, e cila e vazhdon traditën dhe i ka dhënë Korçës përveçse birrën më të mirë, i ka dhënë një traditë të jashtëzakonshme të krijimit të një feste.
Kjo vjen edhe nga mrekullia e sipërmarrjes, duke i krijuar shumë mundësi jo vetëm gëzimi të mijëra qytetareve që vijnë, por duke krijuar mundësi punësimi dhe të ardhura për shumë familje që merren me hoteleri. Është e jashtëzakonshme që në një ambient të tillë të jetë një festë e jashtëzakonshme
Është më tradicionale, më origjinale të jesh te shtëpia e birrës dhe për të shijuar gjithë atmosferën apo për të provuar birrën që del nga fabrika”, u shpreh Salianji.
I pyetur si është të festosh me Birrën ‘Korça’ Salianji tha: “Sic duket dhe siç e kanë konfirmuar mijëra qytetarë është një mundësi shumë e mirë për të hequr streset edhe kur nuk ke mundësi për të qenë i gëzuar, për të kaluar kohën.
Unë jam sot mes miqve dhe me miq. Padiskutim do të rrija dhe do të isha dhe me njerëz të afërt, mjafton dhe kaq, mjafton një ditë për të hyrë në njëlloj magjie që ta jep Birra Korça”.
Kuptohet, Salianji dhe PD mund të thonë se ai nuk mori pjesë natën që do këndojë Bregoviç, por kjo pak rëndësi, pasi ata kanë bërë thirrje për bojkot të kësaj feste.
Pse ekziston akoma PD?! Nuk u shkri?
O “Molla”, akoma nuk e di qe ish PD, eshte bere Parti Fashiste Terroriste “Demokratike”, e udhëhequr nga kufoma qe akoma qelb dynjanë, morri Sali Ram Berisha?
Pse akoma nuk o ne burg ky, ku o denu nga gjykata me 1 vit burg per ceshtjen Babale
Me ne fund dikush i shpjegoi këtij koqes nga humbetirat se bira Korça ka pronar Irfan Hysenbelliun mikun me te ngushtë, ne mos ortakun Like hajdutin
At fabriken e birres e kane ba italianet. Shqiptaret kane ba me nder nje m**