Epidemologu Alimehmeti: Të nisë sa më shpejt vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri

21 Gusht 2021, 14:13Sociale TEMA

Epidemologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar të dhënat e një studimi brazilian, i cili vë theksin te nevoja për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac. Ai thekson se gjetjet e këtij studimi janë për variantin Gama, ndërkohë që aktualisht mbizotërohemi nga varianti delta.

Alimehmeti shkruan se: “Të gjitha këto gjetje, së bashku me gjetjet e postuara më parë nga studimi i fazës 1 dhe 2 klinike të CoronaVac nga CDC e Kinës (postuar më parë) dhe faktit që Turqia e ka nisur dozën e tretë me zgjedhje (CoronaVac ose Pfizer) që prej datës 1 korrik 2021, çon drejt nevojës që edhe në Shqipëri të ponderohet sa më shpejt vaksinimi me dozë të tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen”.

Postimi i plotë:

“Në çështjet e shkencës, autoriteti i njëmijë vetëve nuk vlen sa arsyetimi kokëulur i një individi të vetëm”

Cit.: Galileo Galilei

? Rezultate të reja, këtë herë nga Brazili e të botuara dje (20 gusht 2021) në prestigjiozen British Medical Journal (BMJ), flasin sërish mbi nevojën për të mbështetur me vaksinim të mëtejshëm personat e moshuar që kanë marrë vaksinën CoronaVac.

? Më 24 maj 2021, kur OBSH-ja miratoi vaksinën CoronaVac, shkruan shumë qartë në faqen 3 të raportit (foto në fund):

? Pjesëmarrësit >60 vjeç janë të pamjaftueshëm në studimet klinike, …; si rrjedhojë, efikasiteti i vaksinës nuk mund të përcaktohej nga studimet klinike.

? Për ta bërë këtë rekomandim më të fortë dhe më të bazuar mbi evidencë, duhet të prodhohen të dhëna të mëtejshme mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës në këtë grupmoshë.

? Linku i raportit: https://apps.ëho.int/…/ËHO-2019-nCoV-vaccines-SAGE…

?? Një studim shumë i detajuar u krye në shtetin Sao Paulo mbi personat >70 vjeç në një efort të kombinuar institucionesh të mirënjohura Braziliane, Spanjolle dhe Amerikane.

❗ KUJDES:

? Të gjitha të dhënat i përkasin periudhës së mbizotërimit të variantit Gama në Brazil, i cili jodetyrimisht sillet njësoj si varianti Delta që është aktualisht mbizotërues.

? Detajet e studimit:

? 43.774 pjesëmarrës me moshë ≥70 vjeç, nga të cilët

? 26.433 raste pozitive simptomatike dhe

? 17.622 raste kontrolli negative

? Periudha 17 Janar – 29 Prill 2021.

? Efektiviteti i CoronaVac sipas moshës rezultoi:

? 70-74 vjeç:

? 59.0% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 77.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 83.9% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? 75-79 vjeç:

? 56.2% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 66.6% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 79.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? ≥80 vjeç:

? 32.7% efektiviteti kundër COVID-19 simptomatik,

? 38.9% efektiviteti kundër shtrimit në spital,

? 44.0% efektiviteti kundër humbjes së jetës.

? Në total, autorët konkludojnë se regjimi me dy doza CoronaVac shoqërohet me efektivitet

? 47% kundër covid-19 simptomatik,

? 56% kundër shtrimit në spital dhe

? 61% kundër humbjes së jetës.

? U vu re se efektiviteti bie me rritjen e moshës.

❗ Kujdes:

? Nuk është studiuar efektiviteti ndaj infektimit në total, por vetëm ndaj atij simptomatik!

? Kriteri i OBSH-së për dhënien e rekomandimit ishte efektiviteti >50% ndaj infektimit, ndërkohë që vërehet efektivitet 47% kundër covid-19 simptomatik, pra infektimi total e ka edhe më të ulët efektivitetin!

? Përsëris sërish: Gjetjet janë për variantin gama, ndërkohë që aktualisht mbizotërohemi nga varianti delta.

⚠ Të gjitha këto gjetje, së bashku me gjetjet e postuara më parë nga studimi i fazës 1 dhe 2 klinike të CoronaVac nga CDC e Kinës (postuar më parë) dhe faktit që Turqia e ka nisur dozën e tretë me zgjedhje (CoronaVac ose Pfizer) që prej datës 1 korrik 2021, çon drejt nevojës që edhe në Shqipëri të ponderohet sa më shpejt vaksinimi me dozë të tretë të personave të vaksinuar me dy doza CoronaVac dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://ëëë.bmj.com/content/374/bmj.n2015##

2 komente në “Epidemologu Alimehmeti: Të nisë sa më shpejt vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri”

  1. Bajrami says:

    Bo bo bo! Cgazete jeni bere ju te Tema-s. Ju paguan ky loqja dhe i nxirrni ne gazete gjith gomarlliqet qe perkthen ky “epidemiologu i njohur”. Mos e zhveleresoni gazeten me te lexuar duke nxjerre kete mashtues te vockel qe bredh neper fejsbuk.

  2. Arzt says:

    Ky sharlatani nuk merr vesh fare nga mjekësia. Një copë bythqirë që për vete nuk ka bërë asnjë dozë vaksinë e tani paturpësisht bën thirrje për dozë të tretë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje