FOTOT: Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë mes këngëve dhe valleve tradicionale

20 Gusht 2021, 17:23Sociale TEMA
FOTOT: Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë mes

Kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës së paraardhësve tanë ilirë. Në një cep të botës me mijëra kilometra larg ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Kjo zonë ka rënë tanimë nën sundimin e talibanëve, duke bërë që shumë nga traditat e tyre të ndryshojnë.

Ekzistenca e ilirëve është në rajonin e Hindrokinës së madhe gjeografike në Qafiristab (sot Nuristan), një vend ku Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani bashkohen. Saktësisht ndodhet në zonën ku më parë u vra Bin Laden dhe u zbulua fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton, i cili realizoi një dokumentar të titulluar “Lost Horizons”.

Në maj 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën e Lidhjes arbëreshe së bashku me Antonio Bellushit një artikull me titull “Ilirët në Afganistan”. E njëjta gjë shkruhet edhe në librin “Arvanitasit” nga historiani i madh më prejardhje shqiptare, Aristides Kola, që përshkruan kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia deri më sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që u larguan nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandëri i madh rreth vitit 300 p.e.s. Ata qëndruan aty, për shkak të distancës se nuk mund të ktheheshin në shtëpi dhe u vendosën në këtë rajon për gjithmonë, duke u detyruar të martoheshin më gratë në atë vend. Gjuha e tyre u quajt “burrashka” e cila ishte gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhë tjetër. Edhe në kohët e sotme kjo gjuhë quhet si më parë, por është vetëm e folur dhe jo e shkruar.

Karakteristikat e këtyre banorëve janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve. Ata jetojnë më gjatë, kanë flokë ngjyrë kafe dhe bëjnë verë. Lugina ku ata jetojnë sot quhet “hundëza” dhe realisht është një pjesë e madhe tokë qe mbyllet me një nyje midis dy maleve që i rrethon.

Një tjetër mal pranë luginës është i mbuluar me akullnajat që rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet “rakoposhi”. Atje kultivohen perime, fruta dhe drithëra të ndryshme si, patate, bizele, tranguj, grurë, misër, elb, kajsi, dardha, mollë, pjeshkë, kumbulla, fiq dhe shalqi, produkte që vendasit nuk i kultivojnë. Banorët janë fermerë të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës dhe madhështor të ujitjes që vadisin tarraca të tëra me perime dhe fruta.

Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të dobishëm për njëri-tjetrin. President i Hundëzës zgjidhet personi i cili cilësohet më i mirë dhe ai që ka ndihmuar njerëzit më shumë gjatë viteve, ndërsa festa kryesore e tyre është Viti i Ri diellor, të cilin ata e quajnë Narosh.

Këta njerëz janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët ose afganët dhe kinezët. Ata janë të bardhe dhe kanë faqet e kuqe. Shumica e tyre janë më sy të kaltër ose të gjelbër. Në lartësinë e maleve është një fis i madh i quajtur Kalash.

Zotat Kalash shfaqen në portat e tyre me një simbol që shpreh origjinën e tyre të lashtë të ilirëve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, një dhi me dy brirë, ashtu si ishte edhe përkrenarja e Skënderbeut. Veshjet e tyre janë si të shqiptarëve në kohët e hershme, me poture dhe këmisha të zbukuruara.

Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tinguj të baterisë dhe fyellit. Një vallëzim tradicional popullor është kërcimi i shpatave, që kërcehet gjithmonë nga burrat të cilët mbajnë të veshura rroba shumëngjyrëshe të quajtura “kamarbunde”.

Ky komunitet ka shumë histori dhe mite që tregojnë se ata jetojnë shumë të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Ka edhe njerëz që kurrë nuk sëmurën apo të kenë ndonjë sëmundje.

Por cili është sekreti i jetës së gjatë dhe të shëndetshme të tyre?

Disa mite tregojnë se ata kurrë nuk hanë ushqim të përpunuar, por përkundrazi konsumojnë produktet që mbjellin në tokat e tyre. Ata konsumojnë veçanërisht kajsitë. Njerëzit shpesh habiten nga ajo që mësojnë për këtë popull (i njohur edhe si Burusho) që zakonisht jetojnë gjatë.

Ndërsa në Pakistan, jetëgjatësia mesatare e një personi është 67 vjeç, në Hundëza mosha 100 vjeçare nuk përbën plakje. Edhe në këtë moshë ata janë të fuqishme dhe të shëndetshme. Ata hanë ushqim dy herë në ditë, një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit. Për më tepër, ata hanë fruta, perime, qumësht dhe djathë. Nuk ka kimikate ose acide në ushqimet e tyre.

Sëmundjet e ndryshme si tensioni nuk i njohin. Ata janë krejtësisht të paprekur nga sëmundjet e lidhura me stresin, duke u bërë krejtësisht imun ndaj tyre. Sipas hulumtimeve, kajsia e Luginës së Hundëzës thuhet të jetë sekreti i mungesës së tumoreve.

Ky komunitet ha sasi të mëdha të këtij fruti që është i pasur me amigdalin (vitamina B-17). Në vend që të shikojnë filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Gjithashtu, një herë në vit në një periudhë prej dy muajsh komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëngun e kajsisë, duke përmbushur një traditë shumë vjeçare. Shumë ekspertë kanë treguar se mënyra e konsumimit është sekreti i jetëgjatësisë së tyre.

Oculus News

42 komente në “FOTOT: Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë mes këngëve dhe valleve tradicionale”

  1. Genti says:

    Sipas atyre qe kam lexuar une jane ushtare Maqedonas te Aleksandrit te Madh dhe jo Ilire. Gjithsesi dihet se Maqedonasit dhe Iliret kuptoheshin mes tyre d.m.th duhet te ishin pak a shume nje popull. At mbeten aty jo se nuk mund te udhetonin por se u urdheruan te qendronjne pasi Aleksandri u semur dhe po kthehej per ne Persi ku dhe vdiq. Qe ata jane martuar aty me gra te zones eshte e mundur por qe te kene ruajtur grate veshjet e Maqedonasve ose Ilireve qe as nuk e kishin idene si ishin kjo me duket e cuditshme. Pastaj ka edhe dicka Afganistani ka shume etni qe e banojne mes tyre edhe kurde e perse qe nga paraqitja jane si evropianet ku ka edhe binde me sy te kalter ose jeshile por kjo s’do te thote se jane Ilire ose Maqedonas. Pas 2000 e ca viteve atyre su ka mbetur as nami e as nishani. Nese do ishte e vertete nje gje e tille do kishte edhe fjale ose shprehje te gjuhes Maqedone ose Ilire qe do ishin ne perdorim edhe sot gje qe nuk eshte dokumentuar ende ose sic ndodh zakonisht femijet mesojne gjuhen e nenes pasi meshkujt ne ate kohe e per me teper kur ishin ushtare nuk merreshin me femijet fare. Qendron ndryshe rasti me Arvanitasit ose arbereshet qe u shperngulen me mijera si familje dhe komunitete dhe keshtu ruajten gjuhen,veshjet dhe zakonet e etnise se tyre. Ndersa kjo puna e “Ilireve” ose me mire e Maqedoneve te Afganistanit me duket si nje prralle e bukur dimri dhe kaq.

    1. shqip says:

      Genti ,
      un kam degjuar nji Histori te tille dhe beht fjale per parardhes te fiseve Ilire
      pra shqiptare qe kan jetuar ne malet e ilirise ,prandaj kan zgjedhur te njejtin terren
      edhe aty ku jane vendosur ate kohe dhe tjetra ,shqiptaret dallohen ne Ballkan per jetegjatesi
      natyrishte flitet per kohe me pare jo sot .

      Sa i takon pastaj Alexandrit te madhe ai vdiq ne Egjypt /Alexandri dhe ku u varros
      jo ne Persi

      Pjeshka /Zerdelia /Marile jane nder frutat me te shendeteshme ,
      ne cfardo forme ta marresh si frut si leng
      limonade apo edhe Uthull ,
      kane nji efekt te jashtezakonshem ne riperteritjen e qelizave .

      1. Dervishi historian says:

        Ka disa fise shqiptare nga katundet e Tiranes edhe ne Iran, kane vajtur per kesmet ne shek XVIII, banojne afer Teheranit dhe merren me pjekjen e kecave dhe shitjen e ideve. Jane njeri paqesor e dembela te medhenj.

    2. katarakti says:

      Nêqoftëse krahina quhet “Hundëza” dhe gjuha “Burreshka” këto janë pothuajse prova të prejardhjes së tyre ilire. Megjithëse ne vetë nuk kemi prova të gjuhës së folur ilire. Fatkeqësi. Sidoqoftê është një shkrim interesant. Ndofta ka diçka të vêrtetê në të. Magjithatë shqiptarët e sotêm, më duket se shumë pak kanë të bêjnê me ilirët e lashtê, madje edhe me arbêrorët e Skëndërbeut. Pushtimet e shumta kanë bërê punên e tyre. Na kanë ndërruar jo vetëm fenë, emrat dhe zakonet, por dhe deri ADN-në.

      1. Lina says:

        Ore katarakti gjithmon te kemi lexuar cfar shkruan, po gjithmon vrer ke nxjerr nga goja per shqiptaret, ti kuptohesh qe mund te jesh filo grek ose i ashtuquajtur grek. Pse shqiptaret nuk kane adn ilire sipas teje, sepse te interson ty!!

        23 shqiptarë mes 2237 europianëve të një studimi amerikan për racat. Dhe ja përfundimi…

        Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve. Të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.
        Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. (23 shqiptarët në fjalë janë me banim në Londër dhe Lozanë).
        Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 (ndiqni linkun në fund të shënimit) tregojnë që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptaret që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.
        Në faqen 15 të studimit (Kush janë shqiptarët) thuhet se shqiptarët modernë mund të jenë pasardhës të njerëzve që kanë banuar në pjesën lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake. Më poshtë është pak nga pjesa ku përmenden shqiptarët:
        “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit…”
        *****
        Ky botim shkencor me autorë amerikanë i korrikut 2012 mund të konsultohet në:
        The geography of recent genetic ancestry across Europe
        (University of California at Davis, USA)

        http://arxiv.org/pdf/1207.3815v1.pdf

      2. informacion says:

        KATARAKT KOKPATATJA, MOS MASHTRO! NGA STUDIMET E ADN-SE, POPULLSIA QE BANON AFERSISHT NE ZONAT E GREQISE SE SOTME, SHQIPERISE, MAQEDONISE, KOSOVES, MALIT TE ZI, ITALISE jUGORE KANE AFERSISHT TE NJEJTEN ADN NE MASEN 65-70%! NJE FAKT INTERESANT ESHTE SE NE KETO ZONA, POPULLSITE ME TE PERAFERTA NE ADN, PRA QE KANE AFERSI GJENETIKE ME SHUME JANE ZONA E KOSOVES ME ZONEN E MORESE (PELOPONEZIT).

    3. k says:

      Mos i tregoni kocaqit, se na e nxorri edhe azinë me kinën me origjinë shqiptare.

    4. IB says:

      Po, jane shqiptaret e Lekes

    5. Lina says:

      Hunza – populli Kalash kanë Rrënjë Shqiptare
      Hunza – Kalash People have Albanian Roots – (PART 1 of 2)

      https://www.youtube.com/watch?v=qoiGhRGCHtQ

    6. SYRI KREUT ISHT says:

      Duke i ndare Maqedonasit (Makedonia) nga Iliret, i bejme nje dhurate te madhe sllave. Makedonia ishte nje nga pjeset kryesore te DARDANISE, pra ILIRISE.

    7. Ladi says:

      As qe kane lidhje fare me ne dhe as me Europen. Perralla deliresh pa asnje prove si zakonisht.
      Edhe kjo puna e jetegjatesise eshte brockull komplet. Mesatarja eshte 52 per grate dhe 53 per burrat. Ja kaq e kane jetegjatesine.
      Gjenetikisht as qe kane lidhje me Europen.
      https://en.wikipedia.org/wiki/Burusho_people

      Por ju mediave te peshtira apologjiste te pushtetit i nxirrni keto perralla e na merrni per budallenj tani qe do na sillni mijera afgane.

    8. Rexha says:

      Mire qe paske lexuar mbi keto fise, por skepticizmi yt eshte per te ardhur keq. Ne gjuhen e tyre ka shume fjale shqip, ne motivet e veshjeve ka gjithashtu motive shqiptare , dhe ne muziken e vallet e tyre jane shume te ngjashme me muziken shqiptare. Ne keto perfundime ka arritur ti publikoje nje shkencetare engleze me detaje te mahniteshme. Ajo nuk ka gjetur asnje fjale greke, por shume shqip. Te jete rastesi kjo ? Greket kane nxituar e kane hapur dy shkolla greke qe tu mbushe mendjen botes se jane maqedonasit e Aleksandrit te Madh, nderkohe qe eshte e kunderta , jane shqiptare. Dihet boterisht qe Aleksandri i Madh komandonte garden e tij ne gjuhen e nenes, dhe ajo qe shqiptare. Vendosja e tyre ka historine e vet, jane ushtaret te cilet te dezertuan mbasi Aleksandri i dehur nga vera vrau komandantin e tyre vetem pse e keshilloi te ktheheshin ne shtepi, dhe kthimi ne ate kohe zgjaste te pakten dy vjet e gjysem. Te nesermen kur i doli vera Ai urdheroi kthimin pr ne shtepi, por ushtaret e legjionit te komandanti te vrare vendosen te dezertojne e u shperndane ne keto zone qe jane edhe sot, duke u martuar me vendaset. Genet Iliro shqiptare jane aty ndaj çfaqen me lekure te bardhe e sy boje qielli. Nuk eshte perralle por e vertete dhe me dokumente. Greket do ta desheronin nje perralle te tille qe te fliste per ta, megjithse investojne miliona per te bere historine si e duan ata

    9. Elton says:

      Injorant. Kaq te veshtire e keni me kliku Wikipedia??? Ku i gjeni referencat per pretendime ilire ne Afganistan? Apo muhabete tavoline debilash??

      1. informacion says:

        Wikipedia mor IDIOT, nuk eshte baza e se vertetes, por ne 90% te gjerave thote nje pjese te se vertetes, qe te mos them qe thote shume te paverteta!
        Nese njohurite e tua jane vetem Wikipedia, do besh mire as ne kafene te mos ulesh, se do tallin trapin pijanecet me ty!

  2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Monedha (fact arkeologjik) eshte greke,por istoriani tangaveshes thote se jane….. sunitoshqipfoles me si jeshil!?
    O Zot cfare tjeter cmenduri do te na shohen site….!?
    Ne Tomorr po behet nomi,ka shku shurra arabe m’gju….. allah uakbar!

    1. Skrapari says:

      Jané dy fakte qê e kundèrshtojnê tezên tênde qê hundêdérrét e afganistanit té jené greké o plerêêêééë Arabie ! Dhe qê tê dyja kêto fakte pér té cilat ju edhe mburreni ju dallojnê ju nga popujt e tjerê té ballkanit ! E para ēshtê gjuha greke e shkruar, pra jo vetém e folur si ilirishtja ! Hundêrrêt vetém flasin gjuhên e tyre njësoj si ilirèt dhe nuk shkruajnê né gjuhén e tyre , dhe e dyjta, hundëdërrêt simbas historianve nuk jané sojé homoseksualésh siç historikisht njihet dhe dallohet rraca dhe soji juaj qysh tutje, tutje nê lashtêsi, para Aleksandrés !.

      1. ben says:

        Skrapari-ku dime ne histori more mik. Historine e dine neo-greket, pasi sipas tyre edhe Acteket kane qene greke te arratisur ne Ameriken e Jugut.
        Ate qe them me siper e kam me shaka, por miku im mos u merr me hajvanet e Anadollit qe e mbajne veten per greke.
        Greket antike ishin te bardhe qe jane zhdukur prej semundjeve e dyndjeve te popujve te tjere nga Lindja. Keta te sotmit jane te zinj dhe me hunde te shtypur, tipike per lindoret

    2. Lolocolo says:

      Ku ke lidhje me greket e lashte ti o somalez bythzi..u ka dale boja me kohe grekerve e di gjith bota ca ti beje europa qe e ka vet fajin per kete…

  3. Lexues says:

    Pra burimet jane:
    1) nje artikull ne nje gazete arbereshe ne vitin 1983.
    2) nje liber nga dikush me mbiemrin Kola.
    3) historia qe deri me sot tregon (?)

    Provat jane:
    1) koka e dhise
    2) syte bojeqielli
    3) vallet me daulle dhe veshja me poture

    Qe te nderoni paraardhesit tuaj:
    1) Mesoni te lexoni ne menyre kritike.
    2) Mos humbni kohen me budalleqe
    3) Ndertoni sot dicka qe pasardhesit ta admirojne pas 100 vjetesh.

    Kaq.

    1. vezhguesi says:

      Lexues-para shume vitesh, nje grup nga Hundeza u ftua prej Akademise Maqedonase ne Shkup me mendimin se do ishin maqedonas te Aleksandrit. Ishin vitet e para kur Maqedonia shpalli pamvaresine nga Jugosllavia dhe po kerkonte nje identitet per popullsine sllave te saj, pasi me demek keta qe jetojne sot ne Maqedoni e mbajne veten per pas-ardhesit e Aleksandrit, por ne te vertete jane bullgare 24 karatsh.
      Nejse, kur miqte arriten ne Shkup, u be nje takim privat me akademiket maqedonas. Ne bisede e siper, maqedonasit (lexo bullgaret) u kerkuan atyre te flisnin ne gjuhen e tyre duke emertuar sende apo fenomene te ndryshme. Gjalle ne bote se doli nje fjale ne gjuhen maqedonase (lexo bullgare). Shume prej ketyre fjaleve ishin as me shume e as me pak por shqipe safi. Pane c’pane keta akademiket maqedonas (lexo bullgare), i kthyen nga erdhen miqte dhe e mbyllen ate muhabet.
      Sipas gojedhenave te tyre, keta jane pasardhes te ushtrise se Aleksandrit. Dikur ushtrite nuk perbeheshin vetem prej ushtareve, por kishin me vete edhe shume njerez te tjere te prapavijes, perfshi dhe gra qe gatuanin, mjekonin te plagosurit apo kryenin sherbime te tjera te nevojshme per nje ushtri te madhe. Ishin pikerisht keta shoqerues te ushtrise maqedonase qe perbenin pjesen me te dobet te saj. Pikerisht keta mbeten mbrapa ushtrise sebashku me te plagosurit kur maqedonasit kaluan malet per te shkuar ne jug drejt Indise. Nuk eshte e vertete se keta u martuan me grate vendase, ndryshe si ka mundesi qe pamjet dhe veshjet e grave te tyre qe jane identike me ato te arberesheve ne Itali apo te zonave te tjera ne Shqiperi?
      Fakti qe keta flasin nje gjuhe afer shqipes tregon se maqedonasit ishin ilire dhe jo greke sic i quajne neo-greket sot. Ekzistenca e ketyre njerezve eshte nje tjeter argument qe hedh poshte genjeshtren greke per maqedonasit. Nje fakt tjeter eshte se greket antike i quanin maqedonasit “barbare” qe ne leksikun e kohes perdorej per popuj qe nuk flisnin gjuhen greke. Kete term e adoptuan me vone edhe romaket qe quanin barbare te gjithe popujt jo latinishtfoles. Ky term ka arritur deri ne ditet dhe eshte pranuar nga e gjithe bota akademike me kuptimin e mesiperm.

      1. Lexues says:

        Sikur keta te ishin me prejardhje nga Evropa Juglindore, kete gje do ta tregonin analizat gjenetike. Sikur keta vertete te flisnin nje gjuhe qe rrjedh nga ilirishtja, linguistet do kishin dalluar ngjashmeri me shqipen. Trego studime te publikuara, mos u merr me anekdota. Anekdotat i tregojne ata qe shohin konspiracione kudo.

        https://en.m.wikipedia.org/wiki/Burusho_people

        1. Turi says:

          O lexues sikur e verteta te thuhej siç eshte sot me turp do dilte serbia maqedonia dhe greqia qe ska lidhje me helenet e lashte…sa gjera nuk publikohen dhe thuhen po e verteta mbetet kush nuk ka sy nuk lexon. Ne te gjithe jetojme ne gadishullin qe njehere e nje kohe quhej gadishulli ilirik dhe kjo ska nevoje per shume studime te kuptohet keshtu qe dhe popullsia e ketij gadishulli ne shumice Ilire ka qene pra pararendese e arberoreve

  4. ILIA TOLI says:

    Kjo përrallë del pikërisht tani që duan të kolonizojnë Shqipërinë me rrefugjatët e radhës. Nëse s’ka sirianë, afganë, rrefugjatë të tjerë, na sjellin bangladeshas. Këta kallashët s’janë afganë fare, janë pakistanezë. Këtë histori e kam ditur 20 vjet të shkuara, rreth 2000, kur isha shok me një indian.

    Edi Rama dështoi si basketbollist, dështoi si piktor dhe gjeti punë me mik si kryeministër. Dhe atje d’ia kishin marrë 100 herë Partinë Socialiste por e ndihmuan tipa si… Gramoz Ruçi. Ça bën ai si kryeministër? Pi drogë dhe u thotë “po” bosave të tij. Ata i këpusin një kompliment dhe asgjë tjetër. E paraqesin teveqelllëkun e Edit si virtyt. Rezultati është që Shqipëria s’ka kurrë mundësi ta ngrejë më kokën. Ç’la pushka e dogji zjarri. Enveri spiun i inglizit, Salihi spiun i frëngut, Edi spiun i amerikanëve.

    Në Gjermani një afgan përdhunoi një gocë 13 vjeçe. Bëri… 10 ditë burg. Pasi e nxorën menjëherë përdhunoi një gocë 10 vjeçe. Në Francë një afgan përdhunoi një djalë 12 vjeç. Avokati i tij francez bërtiste në gjyq se kjo është kultura e tyre, është normale në Afganistan.

    Këto janë ditët e lumtura që po na sjell partia me shokun Edi në krie. Edi dhe vesh kostum gri si Enveri. Rrrobat e tjera i vesh si kllaun se e di që s’është gjë tjetër.

    1. ca po thua says:

      O katunar inferior, po pse thua “kjo perralle del sot”? Kur edhe ti nje injorant klasik dhe gomar me titull te larte doktorature, deklaron se ke te pakte 20 vjet qe e di kete histori. O BUDALL, o trap me zile, po ik o debil kullot dhite, se te ka ngelur cobanka vetem ne stan!
      Aaaaa po ben propagande anti-Rama dhe anti-afgane tiiiiii!? A na rrufsh topet o zvarranik.

  5. Shkrimtari Ismail says:

    Shqiptaret e Afganistanit dhe Afganet e Shqiperise ta kishe titilluar me mire.
    Iken 2300 vjet me pare, ishin vetem burra dhe ngelen rrace e paster apo grate nuk kane fare rendesi gjenetike o taliban – pastaj ne cfare pjese te Shqiperise jetojne keta sykalterit me faqe te kuqe qe paske pare ti, qe ti shikojme dhe ne te tjeret. Pjesa me e madhe e shqiptareve sot duken si afgane o kaqol. E shikon vehten ndonjehere ne pasqyre apo te eshte prishur pasqyra dhe e shikon vehten vetem ne enderr ashtu si te pelqen ty.
    Pastaj ajo pjesa qe jane te dobishem per njeri tjetrin, nuk kane tension dhe stress dhe jane imune nga kanceri ta mbush mendjen komplet – fiks si shqiptaret e shqiperise sotme.
    Si Shqiptaro vero qe pretendon qe je, pse nuk perdor emrin tend qe jam i sigrte qe eshte pellazg origjinal (synetlli dmth) po perdor emer latin, ku eshte krenaria jote kombetare ?

  6. Elio says:

    Mos jane turq se turqit jane sy kalte. Se shqiptare sy kalter numerohen me gishtat e dores. Sa per Ilir shqiptaret skane lidhje men to. Keto jane perralla te futur 100 vitet e fundit. Vete historiani i historise Bizantine i cili mbajti nje seminar me historiane shqiptare. Tha qe sipas arkivave Bizantine shqiptaret i shihnin si nje etni sllave dhe bullgare pavaresisht se etiketoheshin me emrin shqiptare.

    1. Qwerty says:

      Po mire mor Elio, po per gjuhen thote gje ai historiani? Se jo per gje po ska asnje lidhje me sllavishten. Apo ci qi t’emen, deshe dhe ti te thuash nje fjale te madhe dhe e the.9

      1. ben says:

        Qwerty-ajo qe me ben te qesh eshte fakti se disa “dijetare” si puna e ketij Elios i nxjerrin faktet nga prapanica dhe mendojne se e gjeten te verteten. Me e keqja eshte se pasi e thone e besojne vete te paret.
        Nuk ka dyshim se nuk ka me rrace 100% te paster ne asnje vend te botes. 500 vjet nen otomanet dhe sjellje te popullsive te tjera e kane perzier rracen tone, por kjo nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar. Nuk ka ne asnje vend te botes nje rrace teresisht te paster.
        Gjuha e ruajtur shqipe eshte prova per perkatesine ilire te shqiptareve. Mjafton te shikohet alfabeti dhe fjalet e gdhendura ne gur prej Etruskeve ne Toskane, qe ishin ilire te emigrua ne Itali qe ne i peredorim edhe sot ne gjuhen shqipe per te kuptuar se nuk ka as me te voglin dyshim per perkatesine ilire te popullit tone.

  7. OYO says:

    Vallahi shyptar illyr jemi,allahu akbar ,ika per haShurre

  8. Beno says:

    O Tema !!!
    Hundeza ndodhet në Pakistan , jo në Afganistan !

  9. Ypi says:

    Gjithe bota duhet te flasi shqip, gjuhen e zotit.
    Kush flet e shkruan shqip kunder shqiptareve eshte e sigurte qe prifti grek ja ka vene doren ne plage nenes motres gruas dhe goces. Nuk shpjegohet ndryshe.

  10. Ani says:

    Eshte ne Pakistan jo Afganistan….si gjithnje titulli I temes nuk ka lidhje me brendesine…..

  11. Entoni says:

    O zot sa injorant qe jeni. Pasardhesit e shqiptareve???? Pse, si, kur, ku? Me cfare studimesh? Nga vijne shqiptaret kush e vertetoi etc etc. E vetmja gje e sigurt eshte qe shqiptaret jane popullate autoktone ballkanase prej se paku 2500 vjecare. Por a jane ilir, dake, thrake apo nje perzierje e te trejave akoma nuk eshte vertetuar.

    Edhe kjo popullate mendohet se vjen nga ushtaret e Aleksanderit. Por se cfare ishin ata askush nuk e di me.

    Ju lutem ju qe shkruani edhe ju qe lexoni thellohuni pak ne studime. Mos ia fusni si kau peles

  12. Timi says:

    Pirdhuni orr! po vetem kinezet nuk i beme shqiptare. Sa mendje lehte jemi. Thujase jemi popull 1 miliard qe te shperndahemi gjithandej. Eshte e habitshme se si kem deshire te besojme ne cdo genjeshter.

    Ky popull jeton ne Pakistan e jo Afganista! O gazetar leshi injorant.

  13. Kinez Kosovar says:

    Po per shqiptaret e Kines kur do te na sqaroni. Thone se edhe gjyshja e Mao Ce Dunit ishte shqiptare nga Voskopoja qe kishte ikur me vrap se i gjemonte nje jeniçer dhe aty kishte qelluar nje turist kinez me helikopter privat. Mbasi e kishte cuar ne Kine i kishin thene qe donin edhe gra te tjera nga kjo rraca dhe kinezi me helikopter cdo muaj merrte 10 – 12 gra dhe i sillte ne Kine. Pasardhesit e ketyre shqiptareve ne Kine luajten nje rol te rendesishem ne miqesine shqiptaro-kineze dhe prandaj Enver Bastardi thoshte qe kinezet i kemi vellezer.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ti duhet te jesh pasardhes i atyre qe i quajme “te shkerdhefte Kina nonen”

      1. ahuhuhuuuuuuuu says:

        Jo, une jam ai kinezi qe qiu tet’ome dhe dole ti.

  14. sapa says:

    Edhe ajo Mirditorja ne fotografine nr 3 nuk i perket ketij zbulimi!

  15. Me pushtimin e Afganistanit,nga Amerikanet, Greket ben disa emisione ( ne mos gabohem edhe investime ne infrastuktur ( per fisin e Kalasheve ,ne kufirin Pakistan Afganistan . Greket me se shumti bazoheshin tek Kapelet e ketij fisi te cilat ngjasonin me ato te Maqedonasve ne periudhen e Aleksandrit te madh. Shkrimi i sotem esht perkthim fjal per fjal nga emisionet Greke me nje ndryshim te vogel ; fjalen Fise Helene e kan shkruajtur fise Ilire.

  16. Kapo says:

    Esht bere nje emision per keto fise..hundezaket .kalashet ..burrashki..dhe kenga qe u kendua nga ato ishte shqip me fjale shqip…nuk ishte as maqedon..as grek ..as me pak as me shum po shqip shqip shqiiip..

  17. Loti says:

    Esht bere nje emision per keto fise..hundezaket .kalashet ..burrashki..dhe kenga qe u kendua nga ato ishte shqip me fjale shqip…nuk ishte as maqedon..as grek ..as me pak as me shum po shqip shqip shqiiip..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje