Ministrja e Arsimit, Kushi, ka njoftuar sot se nisja e shkollës nuk do jetë data 13 shtator por 27 shtator. Sipas saj, ky vendim është marrë pas shqetësimeve e sugjerimeve të ardhura nga mësuesit e prindërit.
Në një deklaratë për mediat, numri një i arsimit në vend tha se kjo do u japë mundësinë nxënësve në mbarë vendin që të bëjnë mësim plotësuar edhe për dy javë më shumë në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për nisjen e vitit të ri shkollor.
Sipas sj, mësimi i zgjatur online për shkak të pandemisë, ka krijuar boshllëqe te nxënësit dhe periudha shtesë dy javore do u japë mundësinë të përgatiten më mirë.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.
Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore” – thuhet në mënyrë të përmbledhur në mesazhin e ministres.
shtyhet shkolla dhe me 1 shtator ne Shqioeri do
mbahet festa e te rinjve qe marrin droga.
….nuk jane te detyruar te shkojne….dhe do te kryejne veprimtari argetuese …ecc
KESAJ i thone zonja ministre …pirth, pirth se lirohesh.
O filloje shkollen me program te plote o mos e fillo fare.
Fillon shkolla me 1 shtator si gjithe vendet e tjera, me program te plote e pa nderprerje, jo terci e verci jo shi, jo bore, jo pandemi, jo refugjat e termet e ku di une, e nderpresin shkollen si tu doje menderja pa snje lloj llogaridhenie.
Behuni SERIOZE, shkolla eshte shkolle ka program, ka pjesmarrje, ka kohen akademike dhe jo te gjithe nxenesit me domoso do jene ne te njejtin nivel, jo te gjithe behen shkencetare.
Do te shtoja ne kete koment me te cilin jam dakord qe: familjet prinderit kane bere plane duke patur parasysh daten qe ju shpallet me pare. Cdo ndryshim plani ka kosto financiare për prinderit. Behuni me te pergjegjshem se për ate jeni vene aty.