Vrojtuesi shpëton nënë e bir nga mbytja në Spille, por vetë përfundon rëndë në spital

19 Gusht 2021, 17:16Sociale TEMA

Një vrojtues ka bërë një akt heroik në det duke shpëtuar nënë e bir nga mbytja, por vetë ka përfunduar rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë ku vrojtuesi i plazhit, Idajet Roçi ka pikasur në det nënë e bir që kërkonin ndihmë dhe menjëherë u zhyt për të nisur misionin e shpëtimit.

Roçi arriti të shpëtojë fillimisht nënën e më pas të birin, por për shkak se deti në Spille ishte i trazuar dhe me dallgë, vrojtues ka pirë ujë dhe ka shfaqur menjëherë probleme shëndetësore.

“Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti.

Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij.

Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin.

Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend”, shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje”.

1 komente në “Vrojtuesi shpëton nënë e bir nga mbytja në Spille, por vetë përfundon rëndë në spital”

  1. Tetovari2 says:

    Taman gazetar plepash,teksti përseritet dy herë dhe
    pa kuptim,si me se shkruajtur duke pirëlimonadë!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje