2 viktima dhe 658 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit i pandemisë në Shqipëri që raportohet në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 84 vjeçar nga Durrësi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 1/10 e personave që testohen rezultojnë të prekur me koronavirus.
Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në spitalin infektiv po marrin trajtim më të specializuar 73 pacientë.