Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.
Meta shkruan në ‘Facebook’ se kjo ditë na sjell në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
“Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.
Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.
Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë.
Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride. ????”, shkruan Meta.
Tragjedia e tanishme e kombit ,eshtë korrupsioni.mafja dhe vjedhja e shtetti dhe popullit.
Dmth gjithë ato krime qe kane kryer ata motërqirë fshatarë injorantë si puna e jote.
Me mirë pa president,se me president te degjeneruar dhe hajdut si ky ndyrësirë.
O agush, vetem po te ringjallet enveri kthehet totalitarizmi dhe diktatura, na cate carin me kete shprehje tuaj te qelbur, o hajduta muti