Situata në aeroportin e Kabulit, gazetarja: Qytetarët ikën nga talebanët vetëm me një valixhe me rroba

23 Gusht 2021, 13:01Bota TEMA

Në aeroportin e Kabulit po vazhdon një situatë kaotike ku dhjetëra mijëra njerëz po synojnë të largohen nga Afganistani.

Gazetarja e BBC-së ka raportuar nga Kabuli se refugjatëve u është thënë se gjatë evakuimit me vete mund të marrin vetëm një valixhe me rroba.

“Në aeroport ka avionë amerikanë ushtarakë të cilët mbushen me njerëz dhe transportohen në vende të ndryshme”, raporton gazetarja, ndersa shton se nuk është vetëm vendi që ata po largohen, pasi mijëra qytetarë po lënë pas jetën e tyre.

Ndërkohë talebanët kanë paralajmëruar se nuk do të zgjasin afatin e 31 gushtit për misionin aktual të evakuimit. Një zëdhënës i tyre tha se 31 gushti është vija e kuqe.

Ai tha se Presidenti Biden kishte thënë se trupat do të largoheshin deri në atë datë, dhe zgjatja përtej kësaj date do të thoshte zgjatjen e okupimit të Afganistanit. Ai paralajmëroi për pasoja nëse kjo do të ndryshonte.

1 komente në “Situata në aeroportin e Kabulit, gazetarja: Qytetarët ikën nga talebanët vetëm me një valixhe me rroba”

  1. Gazetari KAZAN says:

    Pse cfar prisni ju kazanet , te marrin frigoriferet me vehte ? Pika qe nuk u bie me gjithe lajmet tuaja idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje