Një hap të rëndësishëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i nënshkrimit të këtij memorandumi nga ana e ministres së Kulturës Elva Margariti, Rama shkruan se Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor
“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Rama.
Uaaaaa,sa na duan keta amerikonet..!?
Nuk i ze gjumi per spak,etnotrashgimine,hasisin etj etj…
Ndersa TIKA turke eshte ajo qe “ruan e restauron” kulturen turke ne vaton….
legjendelegeni, lol
Kjo marreveshje duhet kap Ramen te parin,
i cili duhet te arrestohet dhe ekstradohet ne SHBA
Per vjedhjen dhe trafikimin 30 vjeçar te ikonave kishtare dhe objekteve arkeologjike me vlere kombetare,
qe nga shitja ne te zeze e tyre ne rruget e Parisit
dhe deri te grabitja e koleksionit te Gjergji Thimos ne Korçe.
ore per ato antikuaret e parisit ca do behet?po ato qe merte lamja nga e kur kapej nga policia thoshte qe i kishte per ekspozite.por pa letrat perkates.ato i vinin pak orre me vone..sa i doni keto thesaret arkeologjike.dite e nate i shihni ne ender