Presidenti amerikan jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS: Rrezikojmë të goditemi në aeroportin e Kabulit

25 Gusht 2021, 16:28Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vuri në dukje se rreziqet për sulme terroriste ndaj aeroportit në Kabul dhe forcave ushtarake janë në rritje.

“Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm. Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rrjedhën e ditëve”, deklaroi presidenti amerikan Biden!

Një ditë më parë vendet e G7, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA debatuan për datën e tërheqjes së trupave.

Takimi përfundoi me vendimin e presidentit Biden për të zbatuar afatin. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha pas takimit se evakuimi do të vazhdojë përsa kohë do të kenë nën kontroll situatën në aeroportin e Kabulit.

 

1 komente në “Presidenti amerikan jep alarmin për sulme të mundshme nga ISIS: Rrezikojmë të goditemi në aeroportin e Kabulit”

  1. Laku says:

    TANI QE TE NJOHEN SA SA PALACO JE O BIDEN TE GJITHE TRIMA DO BEHEN PRAP.VETEM KOKE LOQE SI KOKE KUQI USA TE KANE IDHULL AKIMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje