FOTOT: Njerëz të gjakosur e trupa të shtrirë në tokë, 90 viktima dhe mbi 150 të plagosur nga sulmi në Kabul

27 Gusht 2021, 10:53Bota TEMA
FOTOT: Njerëz të gjakosur e trupa të shtrirë në

Numri i jetëve të humbura nga shpërthimet  në Kabul ka shkuar në më shumë se 90 persona të vrarë. Lajmin e bëri me dije një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit. Po ashtu mësohet se numërohen me tepër se 150 të plagosur nga shpërthimet.

Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport.

Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje