Andrra e Zef Pllumit

29 Gusht 2021, 15:13Blog TEMA

Nga Ndue Ukaj

Meqë është ditëlindja e Zef Pllumit, po e ri postoj një poezi të tijen i bindur se andrra për të cilën shkruan Pllumi është andrra e çdo shqiptari të sotëm që beson se “dashnia nuk vendoset me dhunë.”

Lexuesit shqiptarë, At Zef Pllumin e njohin kryesisht si autor të librave monumentalë, “Rrno vetëm për me tregue”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Françeskanët e mëdhaj”, “Saga e fëmijnisë”… Por, ai ka shkruar edhe poezi, dhe ato i ka botuar në librin “Antipoezi për shekullin njëzetë (Poema antiepike)”, me pseudonimin Lis Mali.

Këto poezi, siç tregon vetë autori, janë shkruar me lot, gjak e me vnerë dhe kanë lindun gjatë “netve të nji dimni barbar, t’nji dimni shqiptar, kur, jo, s’kishte lule, gjethe e as bar;…”

Vjershat e Pllumit tregojnë botën e madhe të autorit andërrimtar që lufton me tërë qenien, ndonëse “ndër prangat e randa kambë e duer i lidhun” për të rrëzuar kultin e dhunës dhe për t’i ngritë një monument të madh dashunisë.

Këtë poezi, që po e ndaj me ju, autori e ka shkruar kur atij i kishte munguar liria fizike, por jo ajo shpirtërore dhe kjo e fundit e përshkon vjershën si një thirrje e përhershme në ndërgjegjen njerëzore, si një thirrje buçitëse për ndërgjegjësim e angazhim për vepra të mira. Në këtë poezi, gufon dhe rrezaton bota e madhe e françeskanit të përkorë që i përulet vetëm të vërtetës sublime: dashunisë dhe forcës që ka ajo për të bërë botën më të mirë dhe më humane.

Bota shqiptare sot është e çoroditë dhe ka nevojë që të ushqehet me poezi e vepra të tilla dhe jo me dokrra e marrina që prodhon politika dhe instrumentet e tyre për propagandë, që i hasim përditë në ekrane dhe media.

Veprat e artit, janë ilaç shpirtëror për kohë të liga, siç është kjo e jona. Sidomos ato vepra që kanë dalë nga përvoja të forta dhe kohë të liga, dhe që tregojnë forcën e madhe të njeriut për të rezistuar ndaj të keqes. Në këtë drejtim, At Zef, pa dyshim është dishepull i mirë i vlerave humane dhe një nga shembujt më të mirë që kemi si komb.

ANDRRA IME
At Zef Pllumi
S’asht fjala për andrrat që shofim na n’gjumë:
sa pamje shpartalle, skelete pa brumë.
Flluska sapuni me shkumbë.
Kam fjalen për andrrat-dishire gjatë dite,
që t’hedhin n’mendime vite me vite.
Nji send un e dij:
se njerzit ket andërr m’a quejn: utopi!
Mbarë token e due, si fushen, si malet
livadh të qëndisun me lulet e lajlet,
ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë
nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë;
ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin nder hoje
që njerzt t’ambelsohen goje për goje.
Due ajrin e pastër, pa tym e pa mjegull,
ku syni t’shikoje gjithshkafen me rregull:
ku n’qiellin e kaltër t’ket pëllumba perherë
pa ju versulë flakurim ndoj skifter.
Due njerzit, due popujt bashkuemun unji
Me ‘i sundimtare mbretneshë: dashni!
Ket andërr ka pa shumëkush para meje
n’epokat e tjera, çdo komb e çdo feje.
Dhe prap un e dij:
Se u vunë vulën e zezë: utopi!…
Arsyeja dhe zemra njerzore,
që n’kohnat e lashta antike,
andrruene për nji:
“Republikë platonike”.
-Tiranët gopçarët, t’nji kaste, t’nji dore
mbiemnin ja vunë edhe ksaj:
utopike!
E s’voni n’epokat e reja, pa pra
n’shkreti shungulloi persritun nji za:
“O njerz, ju vllazen jeni të tanë!
Ju t’gjith kët token e keni për Nanë!”
Por mbretent, fisnikët, kalorsat barbar,
Kurr nuk pranuen t’jenë njerzt barabar.
E dij se n’tokë ka dimna e prandverë,
e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë;
e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele,
ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele,
por kët s’e kuptoj:
pse n’tokë sundon dhuna,
forca shtasore
jo mendja, jo puna;
se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend
a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!
S’pat bota njerz t’mendshëm?
pat, po si s’pat!…
Por o kjenë të plakun
o t’vorfen pa fat.
Prandaj un e due at andrrën e mirë:
që njerzit dikur, me hir o pa hir,
do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës,
instinktet shtasore t’mënisë e furtunës,
dhe n’vendin e tyne do t’vehet
Mirsia,
Mendja njerzore,
Zemra e Dashunija!
(Vitin e kaluar Botimet Françeskane kanë botuar librin me poezi të Át Zef Pllumit, me titull, Poezi)

13 komente në “Andrra e Zef Pllumit”

  1. Scutari says:

    Klasa politike postkomuniste nuk deshi asnjëherë që të bënte Shqipërinë, sepse përndryshe do të zgjidhte president atin e urtë dhe të ditur dhe jo non gratën e sotme!! 30 vjet kot!!

    1. E di si eshte puna says:

      Qe te dini te verteten :
      Zef Pllumi nje kolaboracionist fashist (ishte sekretar personal i Anton Harapit – kryetarit te Regjences Fashiste ne Shqiperi), dhe pas Clirimit ishte nje bashkepunetor i bandave kriminale ne veri te Shqiperise, qe vrisnin mesues e vajza qe deshen te emancipoheshin. Ky bandit i fshehur nen petun e “njeriut te perendise” bashkepunonte me bandat kriminale dhe me diversante e agjentet e huaj, duke e perdorur kishen si baze te ketyre krimineleve dhe duke organizuar veprime terroriste ndaj pushtetit dhe popullit. U be bashkepunetor i UDB-se dhe kur e kuptoi se do e arrestonin, u perpoq te arratisej ne Jugosllavi. E kapen dhe e arrestuan ne perpjekje per tu arratisur afer kufirit!
      Nuk ju pelqen e verteta? S’ka piken e rendesise. E verteta zhytet por nuk mbytet.
      Zef Pllumi, FASHIST DHE SPIUN I SERBIT!

      1. vezhguesi says:

        E di si eshte puna-boll folet me trillimet e komunisteve. Kane qene deshmi te vete atyre qe kane futur arme ne altarin e kishes ne Shkoder qe kane treguar se si komunistet i sajuan faktet e rreme per gjoja fshehjen e armeve nga jezuitet. Te tera ato qe thoni ketu jane trillime te krimineleve komuniste qe vrane mijera shqiptare ne burgun e madh te quajtur RPSSH.
        Kjo eshte e verteta qe “zhytet por nuk mbytet” dhe jo ajo qe flet zotrote.
        Dokumentet jane bere publike vite me pare, menjehere pas 1990-tes, prandaj nese keto lajme te djegin, pasi me siguri jeni njeri prej atyre qe kane bere punet e pista per kryekriminelet e bllokut, ose jeni pinjoll i atyre qe kane bere krimet ne fjale, prandaj me mire hesht, nese te ka mbetur ndopak ndergjegje, pasi kategoria juaj nuk ka patur kurre nder e integritet.

        1. VFLP says:

          Pusho mor BYTHQIR, pinjoll i neveritshem i kolaboracionisteve! Nuk ka asnje DYSHIM per faktet historike te mesiperme, e as ka asnje mundesi qe ju shkerdhatat e sotem te krijoni “justifikime” dhe genjeshtra, qe as vete nuk i besoni. Zef Shkerdhate Pllumi ka qene sekretar personal i Anton Harapit, qe ishte Kryetar i Regjences Fashiste gjate pushtimit. Do apo s’do ti mor BYTHQIR kjo as qe diskutohet. Armet, organizimet dhe banditet kishin bazat e tyre neper kisha (jo vetem aty ku ishte ky Pllum Uriahipi) dhe keto nuk i mohon dot askush, sado te gjeni “variante shpjegimi”, e aq me pak nje zhuls rrugesh e BYTHQIR si ti! Qe Zef Pllumi ishte spiun i UDB-se dhe eshte arrestuar ne perpjekje per tu arratisur ne Jugosllavi, as qe nuk e kundershton dot nje halabak si ty mor BYTHQIR!
          Races suaj te ndyre, e verteta do ju rrije gjithmone si shpata e Demokleut mbi koke!!! Ne perjetesi do keni dimbje te forta te brimbythes dhe gjithmone ne balle do keni vulen e tradhetise!

  2. Pokeristi says:

    Reflektime reale te nje shpirti lirik,te nje shpirti te ndrydhun,te nje shpirti te goditun,por gjithnji te bukur dhe te padorzum.
    At Zef Pllumi jetoji dhe mbijetoji duke ja u dhuru te gjitheve ket shpirt te madh dhe gjithmone me fanatizem u mbyll ne mbertnine emrenëshme te ketij shpirti.
    Sot shpirti i tij asht n’parajs.

    1. ca po thua says:

      Nje kriminel fashist nuk mund te shkoje ne parajse mor debil.

      1. vezhguesi says:

        Po krimineli juaj Enver Hoxha ku ka shkuar? Me siguri ka shkuar ne “parajsen” komuniste.

        1. Enver Hoxha says:

          Une nuk kam shkuar dhe nuk do shkoj gjekundi! Jam gjithmone KETU, qe ju pinjollet e fashizmit ti mbani gjithmone duar ne bythe!
          Kuptove o torrollak?

  3. Marta e Prena Tarrazhi says:

    Ky pederast pedofil taliban qe urrente grate dhe i niste diversantet per ti vrare e torturuar ato qe u perpoqen per nje jete me te mire per vete e per femijet e tyre, qe te mos mbeteshin analfabete po te ndriconin rrugen e dijes e te perparimit.

    Ky katoliku ma keq se taliban e isis te marre se bashku, meshironi grate afgane dhe nderon kete katolikun-taliban
    Race e keqe

    Prifterinjte viktima? Te paskrupullt, krimenel e imorale

    O cju jane pjerdhur trute o te zinj. Po skeni faj 30 vjet qe hani vetem propaganda dhe ja u vodhen te gjitha pasurite si popull e ju u merrni me bejtet e ktiij famulltari ne nje fshati te humbur ne Shqiperi. Per me teper spiun diversant e taliban

    Shqiptare legena. Keni fituar demokratie dhe te drejten e fjales e te shpehjes dhe bei gam gab gjithe Diten pas tastjeres.
    Shko e merr Pensionen e paguaj dritat nje here ose kthehuni ke pishtuku i ketij atit tuaj se u mbante ne romantizma.
    Se ati im nuk eshte.

    Vetem keta prifterinjte nuk ishin viktima.

    Fashiste e talibane ishin. Cfare kishin ndryshe nga talibanet?

    Popullin e donin injorant e analfabet, ta shtypnin me me lehtesi, asnbe gje perparimtare apo zhvillim.
    Armiqesore kundra femrave, qe ishin prone e burrave bile e fisit te burrave, fisheku ne Page.Qe sabotuan e me mjete diversive perpoqen te rezojne e nje pushtet te ligjshem, qe strehuan e leshuan diversantet, kriminele qe vrane gra te pambrobtura sepse donin vec perparim, qe vrane mesues vetem pse u perpoqen qe femijet dhe mes maleve te mesonin shkrim e kendim.

    Se ju komentuesit e sotem e keni kete lluks.

    Po pyesni gjyshet e stergjyshet tuaj pa breksa e pa buksa

    Se e citojne me te madhe cka thene pulumi kur ka pare Vajzat Partizane qe hyne triumfatore ne Shkodren e cliruar prej tyre:

    “Vetem femra nuk mund ti quash ato”

    Ato ishin fitimtaret, ato ishin shqiponja qe hapen krahet, ai ishte dhe mbeti zhabe derisa vdiq.

    E kush e thote ai taliban pederasti. Se vajzat e grate Shqipetare u ngriten ne krah te burrave e vellezrve te tyre kunder pushtuesit e kolaboratoreve vendas, per clirimin e vendit dhe emancipimin e gruas.
    Te ishin ngritur dhe grate ne Afganistan do te ish ddrysshe e situataa atje.

    Tamam nje famulltar u nga fshatrat e humbura te Shqiperise ma bejne filozof. Nje cope injoranti. U dukte dicka me mire atehere se i kish “delet” e tija te uritur dhe analfabete.

    E keni pare foton kur e ka arestuar sigurimi?
    Piesni kaloqen.

    Ne foto nje njeri vemje, pa dinjitet, uriahip, bytheleöires, skuth, gati po u zvarriste, i shemtuar, vemje.
    Vetem burre nuk mund ti thuash atij.
    Pse burre qe ai?

    Jesuiten, qysh nga mesjeta e larget e larget vetem obskurantizem vrasje Diego per cdo gje perpsr7mtare e shkencore.

    Pff prifterinjte ishin viktima. Se cuditet boten.
    Spiuna pederaste e pedofile mafioze te gjithe

    Shihni cbehet ne Gjermani e USA , Australi e Vatikan vete:
    Mafioze, te korruptuar, te ngateruar me 500 Intriga e pune te liga.

    Dhe jane e ishin vende te zhvilluara.

    Ne Shqiperine e prapambetur me popullsi analfabete dhe te uritur benin namin keta prifterinjte tuaj “Viktima e heroik” para clirimit. Sidomos ne ato zona malore te izoluara teper te varfera ku i sherbenin vetem sundimit te bajraktareve kriminele.

  4. Pokeristi says:

    Gazeta “Tema”!!!…
    Nuk ka farë kuptimi qe per hir te lirise te shtypit te botohen lloj lloj paçavuresh.

    1. Tanguli says:

      Atehere mos i shkruaj pacavuret e tua o Pokerist Pacavurja!

  5. Frroku says:

    Me falni, kush eshte ky Zef Pllumbi, e perse i thone at, babai i kujt eshte ?

    1. informacion says:

      … ishte babai i fashisteve shqiptare …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje