“Bashkë do shkruajmë historinë sërish, keni fjalën time”, Ronaldo u drejtohet tifozëve të United

31 Gusht 2021, 18:24Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është kthyer në vendin ku u bë i madh dhe e futi veten mes më të mëdhave të këtij sporti. Së fundmi ai ka postuar një shkrim në Instagram, ku flet për këtë rikthim dhe premton se historia, ashtu siç është shkruar në të shkuarën, do shkruhet sërish.

POSTIMI

Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh.

Nuk mund të shpjegoj ndjenjat e mia në këtë rikthim në “Old Trafford” të shpallur në të gjithë botën. Është si një ëndërr e realizuar, pas të gjithë kohëve që u ktheva për të luajtur kundër kësaj skuadre.

Madje edhe si kundërshtar, të kenë ndjerë gjithmonë dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është absolutisht një nga ëndrrat e mia dhe është bërë realitet.

Premier Legaue e parë, Kupa e parë, Këpuca e Artë e parë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe do shkruhet edhe një herë tjetër. Keni fjalën time!

Unë jam këtu!

Jam kthyer aty ku më takon!

Le ta bëjmë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ty…

1 komente në ““Bashkë do shkruajmë historinë sërish, keni fjalën time”, Ronaldo u drejtohet tifozëve të United”

  1. luli says:

    do kapesh stolin shum shpejt se tka lon takati…hiqesh si shpetimtar por shum shpejt mendjemadhesia do kthehet ne urrejtje per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje