Gazetari: Rama e mbushi Shqipërinë me turistë arabë e indianë, tani që mbaroi sezoni ashpërson masat

31 Gusht 2021, 10:59Sociale TEMA

Gazetari Enver Robelli është shprehur kritik më Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë.

“Thethi është një fshat i largët malor në Shqipëri. Por sivjet Thethi u zbulua edhe nga arabët dhe qytetarët e Indisë.

“Kemi edhe arabë e indianë sivjet”, tha së fundi një njeri që e njeh Thethin mirë dhe aty mban një bujtinë.

Një bjeshkatar i njohur kosovar ishte befasuar kur kishte parë në Instagram një blogere të njohur nga Gjiri Persik duke bërë poza nga Thethi.

Mesazhi: ejani këtu se s’ka korona! Edhe në hotelet e Tiranës numri i mysafirëve nga vendet e Gjirit Persik dhe nga India është i konsiderueshëm.

Shifrat zyrtare të infektimeve me virus në Shqipëri janë më të ulëta se në Kosovë, por sa janë të vërteta?

Tash, në fund të sezonit turistik, qeveria e Tiranës ka ashpërsuar masat.

Nuk lejohet hyrja pa certifikatë vaksinimi apo pa test. Por ndoshta tani shumëçka është vonë.

Një familje kosovare tregon se si në Portin e Durrësit e ka blerë testin negativ si një çamçakëz në kiosk. Sapo ka arritur në Zürich, ka dalë pozitiv.

Turistë arabë sivjet ka pasur madje edhe në hotelet e Prishtinës.

Qasja e qeverive në Prishtinë dhe Tiranë ndaj rrezikut të pandemisë e ka vetëm një emër: skandal”, shkruan ai.

5 komente në “Gazetari: Rama e mbushi Shqipërinë me turistë arabë e indianë, tani që mbaroi sezoni ashpërson masat”

  1. Hamdi Jupe says:

    Enveri kerkon skandalin edhe atje ku ai nuk eshte. S’ka faj, shkruan nga kulla e tij ne Zvicer. Me te degjuar i ka ato qe shkruan per Shqiperine.. Ku eshte e keqja se kane ardhur ca indiane ketu?. Po te ishte vete ne Shqiperi, do te fliste ndryshe. Duku, Enver, duku nje here kendejza, posacerisht gjate veres. Kafen e ke te paguar nga une.

    1. Scutari says:

      A e ka lexuar Enveri ate titullin ne shqip te gazetes zvicerane ku luteshin shqipfolesit: “Ju lutem vaksinohuni”?!!

  2. Gazetari prej gjasme says:

    Or koqe gazetar qe krahason apo heq paralele midis Kosoves e Shqiperise per situaten aktuale te covid-19.Krahasimi mes tyre eshte nata me diten.Kosova eshte vendi me nivelin me te larte ne Europe,kurse Shqiperia jo qe s’hyn ne keto nivele por per nga numri i vdekjeve per 100 mije banore eshte nder me te ultit.Zoti gazetar(qe vetem emri te ka ngelur)drejtohu statistikave jo deshirave apo opinioneve te tua.Qeverisja ne Kosove krahasuar me ate ne Shqiperi,eshte shume larg ne marrjen e masave per luften ndaj Covid-19.Famozi kryeminister i Kosoves refuzoi dhe ndihmen ne vaksina te Shqiperise,mendo te te con idotesia,pra dhe qers e fodull thote populli.Kosova e pesoi nga keq qeverisja e saj,sidomos ne perpjekjet per te vaksinuar popullaten dhe nga mos kujdesi ne grumbullimet e dasmat.

  3. Genci says:

    E keqja eshte varianti Delta qe lindi ne ate vend
    E keqja eshte qe indianet dhe arabet nuk kane ardhur si turiste por sipas vete deklarimeve te tyre (kontrollo gazetat e rilindjes) jane emigrante ekonomike per ne BE qe kane ndaluar ne Shqiperi vetem per 2 jave per te anashkaluar rregullat anti-kovid per te kaluar kufirin Shengen
    E keqja eshte Ministria e Turizmit qe nuk di te dalloje turistet nga emigrantet jo me te ulet e te planifikoje per te ndihmuar sektorin perkates ne kohe emergjence
    E keqja eshte Komiteti Teknik anti-kovid qe vetem teknik nuk eshte por eshte kryekeput politik ne ndryshim nga ai i Kosoves ku shifrat e infektimit NUK i vendos Komiteti Qendror i Partise me shokun Sekretar i Pare ne darke qe ata ti lexojne te nesermen
    E keqja eshte piktori i madh qe i eshte mbushur mendja qe eshte Timonier i Madh si Mao dhe po si Mao nuk i rruhet per ne shqiptaret. Megjithese me thene te verteten Mao rahmet paste jo se nuk i rruhej per vellezerit e motrat e veta por thjeshte kishte me qindra miliona dhe ja kerkonte lapsi dhe aritmetika qe te conte ca per lesh
    Ka te keqia te tjera sa te duash pooo…ca ti ngasim se vijne ere

  4. Rid says:

    Gazetare idiote apo dashakeqes. Shqiperia nuk eshte i vetmi vend qe u mundua te shpetoje sezonin e veres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje