Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në në Asamblenë Kombëtare të PS u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitore politike, jo se ka herët e tjera e ka pasur fushë me lule, por sqaron se sa më shumë fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit.
Rama më tej u shpreh se se 5 mijë e 500 organizatat e PS në gjithë vendin duhet të hapin dyert për cdo qytetar, dhe jo vetëm për të dhënë e marrë punë shteti për veten e kushërinjtë.
‘’Asnjëherë skam qenë më i trazuar pas një fitoreje se kësaj here. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta, dhe të nesërmen e fitores kam parë fusha me lule. Sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit.
Kjo sfidë e re më të madhen e vështirësive, ka vështirësië e të kuptuarit, besuarita, adresimit me të gjitha forcat të nevojës për t’u përmirësuar më tutje. Si individ, skuadër, familje politike.
Dehja nga fitoret, prirja vetëpëlqimit, rënia e dëshirësp ër të përmirësuar, shpërfillja ndaj dobësive, boshllëqet, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen
Të ngulim këmbët në tokë e shtrijmë sytë në horizont. Kjo që kemi përpara është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten, skuadrën tonë si kolektiv, për ta parë fitoren tonë me sy kritik.
5 mijë e 500 dyert e organizatave tona në Shqipëri duhet të behen 5 mijë e 500 dyer të hapura mundsisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike.
Mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin e solidaritetin social. Për të debatuar tema me interes publik. Për të ndarë tema e shqetësime për komuntiet përkatës e Shqipërisë, dhe jo për të marrë e dhënë punë shtet për vete e kushërinj”, u shpreh Rama.
Po ti o legen me brekushe nuk po ben qoka me fmit e shokve , pler , esht mbushur qeveria me fmit e ish politikanve legen.