Vritet me armë zjarri 49-vjeçari në Tropojë, shpallet në kërkim autori

4 Shtator 2021, 17:09Kronika TEMA
Vritet me armë zjarri 49-vjeçari në Tropojë, shpallet

Një person është vrarë me armë zjarri pak minuta më parë në fshatin Çerem, në Tropojë.

Burimet zyrtare raportojnë se viktima është Isat Goçaj, 49 vjeç. Ndërkohë është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes Altin Ismajlisufi, banues në të njëjtin fshat, dhe po punohet për kapjen e tij.

“Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje