Përsëri radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Është tmerr, po na detyrojnë mos udhëtojmë më

5 Shtator 2021, 18:47Rajoni TEMA

Fundjava ka krijuar radhë kilometrike makinash në segmentin Morinë-Kukës.

Shqiptarët e Kosovës që zgjodhën që të kalojnë fundjavën afër bregdetit tashmë janë drejtuar drejt vendit të tyre për të nisur javën, por numri i lartë i tyre ka krijuar trafik dhe orë të tëra pritjeje në Morinë.

Sipas pushuesve radha është krijuar në palën kosovare, pasi aplikohen masat anti Covid të vendosura para një jave nga qeveria e Kosovës.

“Është tmerr, rregullat e qeverisë kanë krijuar radhë, në Shqipëri kaluam më mirë”, thotë një pushues.

Ndërkohë një tjetër qytetar shprehet se me një radhë dhe trafik të tillë nuk e merr më malli për pushime.

“Na humbet koha dhe po na detyrojnë që të mos shkojmë më me pushime. Nuk më merr malli me udhëtuar në këtë mënyrë”, shprehet një pushues.

Ndërkohë në kuadër të masave kufizuese për përhapjen e Covid pritet që dhe në Shqipëri të futen në fuqi rregulla të reja.

3 komente në “Përsëri radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Është tmerr, po na detyrojnë mos udhëtojmë më”

  1. cdo dite ka rradhe kilometrike ne tirane dhe nuk shkruani asnjehere per kete dhe po ju ha per kosoven !! ha ha ha sa humor te holle dhe te trashe qe kini . apo nuk eshte humor dhe qellimi eshte te sulmonii albinin ?
    gazetave tona i ha shume per mundimin e shqipetareve ufffff

    1. Liko says:

      Dukesh qe je nga maliqi qe nga komenti pa lidhje qe ke dhene

  2. Ze qir says:

    RRNOFTE Ajatollah mullah albinladenovici BOTOKSI dosa OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI Abazvicin SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC drejt SERBISE se madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje