Rrëfehet Bujar Asqeriu: Si më akuzoi shoku i fëmijërisë se i kisha ngacmuar gruan

6 Shtator 2021, 11:46Kulturë TEMA

Një rol filmi apo teatri mund të të ngrejë si hero në sytë e njerëzve, por mund të të shndërrojë edhe në një figurë të rrezikshme apo të frikshme.

Aq e madhe është forca sugjestionuese e kinemasë, saqë mund të lërë pasoja në jetët e njerëzve. Kështu ka ndodhur edhe me Bujar Asqeriun, që nga “Njeriu i mirë Telo” u shndërrua në një figurë të frikshme edhe për vetë miqtë e tij. Aktori Bujar Asqeriu ka zbuluar detaje nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.

Në emisionin “Përballë’ në “Digitalb”, Bujar Asqeriu tregoi si nisi karriera e tij në një familje që nuk kishte lidhje me artin dhe se si nisi të spikaste që në vitet e shkollës. Por jeta e Asqeriut nuk do të ishte e thjeshtë.

Ishte vetëm 13 vjeç kur e la e ëma dhe në vit të parë në Institut kur i vdiq i ati. Aktori tregon për traumën që i lanë këto ngjarje dhe si ndikuan në ndjeshmërinë e tij aktoreske. Ai tregon gjithashtu se sa shumë kanë ndikuar rolet e tij në mendimin që të tjerët kishin për të.

Ai ndalet te filmi “Jeta në duart e tjetrit”. Sipas Bujar Asqeriut, një mik i fëmijërisë, pasi ka parë filmin, e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten. Ndërkohë që shton se reagime të shumta kishte dhe nga radhët e intelektualëve të kohës, të cilët i shpreheshin se ai duhej mbajtur larg shtëpive të tyre.

“Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu ne Kinostudio pati pëshpërima, por edhe miqtë e mi, intelektualë, me universitet, me punë të mira, më thoshin: ‘Ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi!’. Po pse u thosha unë? ‘Në asnjë mënyrë! Unë s’të fus në shtëpi’.

Ndërkohë që një mik fëmijërie kishte arritur deri aty sa e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar bashkëshorte. ‘Më ke ardhur në shtëpi, më ke parë gruan nga këmbët. Të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora!’”.

Trauma familjare

Unë jam fëmija i dytë i prindërve të mi, jam lindur në 13 gusht të vitit 1956, në Vlorë. Im atë kishte ardhur nga Gjirokastra dhe ishte zhvendosur në Vlorë në moshën 24-vjeçare dhe siç bëheshin atëherë krushqitë, u njoh me nënën time, e cila ishte nga një fshat pranë Vlorës, që quhet Panaja. Babai punonte si shofer, ndërsa ime më nuk punoi në asnjë vend, sepse ne u bëmë 5 fëmijë dhe na shërbente të pestëve.

Them fëmija i dytë, sepse fëmija i parë, që ishte dhe ai djalë, kur ishte 6 muajsh, mamaja më thoshte që në të gdhirë e gjetëm të vdekur. Ai e kishte emrin Bujar dhe kur linda unë pas 3 vjetësh, shkuan në gjendjen civile për të më regjistruar dhe donin të më vinin emrin Drini. Nuk e di, por ai i gjendjes civile i tha që ç’është ky emër lumi; nuk lejohet, nuk bëhet.

Atëherë im atë tha: Do t’i vëmë emrin e vëllait, por ngaqë ai kishte vdekur, nuk më thërrisnin me emrin Bujar, por më thërrisnin me emrin Drini. Kur shkova në klasën e parë, kur më thërriti mësuesja me emrin Bujar Asqeriu, unë i thashë: Po mua më quajnë Drini. Im atë ishte shofer dhe shumë ditë mund të ishte larg shtëpisë. Mbaj mend që ime më ishte një grua e qeshur, kurse babai vinte më i rëndë.

Me mamanë bënim shaka dhe luanim gjithë kohës, ndërkohë që babai ishte i larguar. Kaq hijerëndë ishte babai ndaj nesh, saqë shpesh kur shkonim në kinema me klasën apo me shokët, i thosha mamasë: Thuaji babait të më japë 10 lekë apo 20 lekë dhe të presë një biletë për kinema. Mamaja i thoshte babait se do ikin të

shohin në film. Në filmat e parë, ne shikonim një botë që as mund ta imagjinonim, bota e madhe e kinemasë, ajo dritare që ishte shumë sugjestive. Sidomos, mbaj mend filmat që kishin tematikat e lashtësisë. Më bënin përshtypje ato vajzat e bukura të veshura hijshëm, ata burra të bukur muskulozë, të veshur bukur. Ëndërroja që sikur të kisha dhe një shpatë dhe unë dhe bënim shpata dërrasë e luanim me njëritjetrin.

Fillimi i karrierës

Në shkollën e mesme më angazhuan në shfaqjet që bëheshin në Olimpiadat Teatrale. Kisha një vokal që atyre iu dukej shumë interesant. Gjithë ndjeshmëria ime buronte pasi kisha prekur ngjarje shumë të forta në jetë, nga humbja e nënës, sëmundja e babait. Disa tronditje dhe disa rrethana familjare që ishin shumë dramatike, ndikuan në emocionet e mia.

Isha maturant, kisha vendosur të studioja për Inxhinieri Mekanike meqë shkolla ishte profesionale mekanike, ishte hera e parë dhe e fundit që im atë më pa në skenën e Teatrit. Ne morëm çmimin e parë mes shkollave të mesme të qytetit. Ai vazhdimisht qante.

U angazhova për një vit në Teatrin e Vlorës si figurat, me ndonjë rol të vogël, por pata fatin e madh që në atë periudhë kam njohur një prej njerëzve të dashur të mitë, Pirro Savën. Ai kishte kulturë europiane dhe më thoshte shpesh: Unë nuk do jetoj dot të të shoh ty, por ti do behësh një aktor shumë i mirë.

Në 1976 dhashë konkursin dhe fitova midis 200 konkurrenteve, unë isha në vendet e para dhe fillova punë në vitin e parë në shkollë.

Në një sens, jeta ime dhe rinia e më vonë është shumë dramatike. Unë isha vetëm 13 vjeç kur ime më u nda nga jeta dhe sa fillova vitin e parë për aktrim, u nda edhe babai nga jeta. Ishte momenti më i vështirë i jetës sime, sepse duhet të lija dhe shkollën, sepse para meje humbi vlerë gjithçka.

Pastaj, me mbështetjen e farefisit që këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja shkollën, vazhdova dhe e mbarova shkollën për aktrim. Mbaj mend një shprehje të babait: Këta artistet e kanë mirë; edhe bëjnë dashuri, edhe marrin lekë.

Një emër midisi njerëzve

Po kujtoj ditën e parë të figurës së Avni Rustemit, “Një emër midis njerëzve”, i regjisorit Muharrem Fejzo. Pasi më kishte dhënë rolin Muharremi dhe do fillonin xhirimet, dalloja në sytë e tij një ftohtësi, që ai nuk ishte i sigurt që unë do ta realizoja rolin.

Një prej gjërave shumë të rëndësishme të marrëdhënies mes aktorit dhe regjisorit, aktori duhet të shikojë dashuri dhe respekt te regjisori. Sytë e Muharremit nuk ishin të ngrohtë, ishte i pavendosur, pavarësisht se unë rolin e Avni Rustemit e kisha marrë me kinoprovë.

Më fut në rolin më të vështirë në monologun në Parlament që ditën e parë. Gjithë natën nuk bëja gjumë të qetë, mbaj mend që flija me Ndrek Prelën, një prej aktorëve të shquar shkodranë. Përveç pagjumësisë sime, drita rrinte ndezur, unë s’isha mësuar të flija më dritë ndezur. Ndreka kishte një zakon të bukur, lexonte gjithë kohën, flinte gjysmë ore, zgjohej prapë, e shihja unë, ai ishte prapë me libër në dorë. Këtë punë bënte ciklikisht gjithë natën. Nuk e di nëse kam fjetur gjysmë orë apo një orë gjumë gjithë natën.

Ishte dita e parë e xhirimit, isha i thërrmuar, i mbaruar, ajo ftohtësia që kisha lexuar te Muharremi u shtua. Ai anuloi xhirimin se e pa që isha dobët, ndërrova dhomë dhe, për fat, atë natë bëra një gjumë të qetë, u çlodha dhe vij të nesërmen me energji. Mbaruan xhirimet, atëherë Muharrem Fejzo më ka dhënë dorën.

Kur po xhiroja momentin e vrasjes te Pazari i Ri, të Avni Rustemit, bëra kontraksionin që më hynë plumbat mbi shpinë dhe u mbështeta të pisha dhe fillova të rrëshqisja dhe ndërkohë fillova të fikesha nga ana e shikimit për të dhënë momentin e vrasjes.

Dhe mbaj mend një nënë që ulëriti më të madhe dhe tha: E vranë, e vranë…. dhe i binte kokës. Shpesh nënat tona dhe baballarët besonin shumë në atë që shikonin në ekran! Kur bëjë figurë pozitive të shikonin me simpati, kur kishe rol negativ, të shikonin të thoshin shiko ky i keqi, ky i poshtri.

Jeta në duart e tjetrit

Ky skenar kishte kohë që rrinte në sirtarët e Kinostudios, sepse e kishte shkruar një burrë zotëri, një mësues i Përmetit, Lliko Nano. Por ai s’kishte emër si skenarist, sepse këta niseshin nga emrat dhe Albert Zholi, një djalë modest, e mori për ta bërë film. U nis si një film pa pretendime, por koha bën vlerësimet, me kalimin e viteve dhe sot e kësaj dite ka një vlerësim shumë të madh.

Filmi ka arritur ato qëllimet e tij, sepse ka treguar jo vetëm për ato vite, por edhe sot për sot gjëra të tilla ndodhin dhe do të ndodhin. Njerëzit e pushtetshëm kanë fuqi të tillë dhe i lejojnë vetes duke prishur çdolloj rregulli, çdolloj ligji, çdolloj marrëdhënieje.

Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu në Kinostudio. Pati pëshpërima, por edhe miqtë e mi intelektualë, me universitet, me punëra të mira, më thoshin: “Ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi!”. Po pse, u thosha unë? “Në asnjë mënyrë! “Unë s’të fus në shtëpi”. Kaq impakt goditës kishte roli te miqtë e mi. Me një shokun tim të fëmijërisë qe e tmerrshme. Unë isha me time shoqe, m’u turr duke më thënë fjalë të lemerishme.

“Më ke ardhur në shtëpi, më ke parë gruan nga këmbët”. I thashë: Po unë të kam shok, ne jemi rritur bashkë! Si m’i thua këto fjalë. “Po, po, më tha, të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora”. Kaq traumatik ishte bërë ai film dhe ajo figurë për të.

34 komente në “Rrëfehet Bujar Asqeriu: Si më akuzoi shoku i fëmijërisë se i kisha ngacmuar gruan”

  1. Tani says:

    Ti ke nje karakter te piset,dhe e ke bere vertet ate qe po thua…..Te shoh gjuhen qe perdor dhe veprimet qe ben ne filmat e sotem…..Je thjesht nje karagjoz,eshte turp……

    1. Sokoli says:

      Ohohoho. Mamaja fshatare qe prashiste fasulet dhe babai shofer zetori, na doli ky aktor qe duket si traktor. Pyet gruan sa vlen ti si mashkull?

    2. Altini says:

      dhe pijanec…

  2. pretorian. says:

    Pse pergjithesisht shume prej ketyre qe e mbajne veten artiste, jane sharlatane dhe rroçke komplet?
    Ky shkerrdhata, ky zhapiku, s’paska kujtime te tjera apo vetem ato qe shoket e kishin frike ta fusnin ne shtepi?
    Ky ka qene, por tani eshte i mbaruar fare.

  3. Nje mik qe ta do te miren says:

    Futja PORDHES or ti lum miku, ke filluar te currufjepsesh edhe ti, sikur te eshte rritur pak si shume mendja, apo ngaqe ke ngelur nga te fundit aktore te atij sistemi e do ti japesh vlera vetes, si feminist?

  4. Ndroqi says:

    Asnjehere nuk me ka pelqyer ky njeri I neveritshem!

  5. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Ti Bujar Asqeriu u bere artist se ish ajo kohe qe u perkrahe, por ne Vlore vlonjatet te njohen se ç’mall je. Dhe sot, ate qe kishe mbuluar e ke zbuluar. Te pame edhe çfare the dhe shprehe ne tavolinen e kafes me Ilir Meten kete vit. Te kemi pare edhe ne Tirane tribunave. Je nje njeri qe nuk honepsesh, shume artificial ne interpretime, pa shije, por perfitove nga fatkeqesia familjare dhe tani na shet dengla si ca te tjere. Je i neveritshem, duhet ta kuptosh pak veten ne qoftese ke pak intuite dhe mend. Prandaj leri keto idiotizma. Pse nuk i themi per ndonje artist tjeter keto gjera perveç atyre qe çfaqen me fytyren tende?

  6. Eleni Dushi says:

    Të drejtë paska pasur ai shoku o Bujar, që vetëm bujar nuk je …

  7. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

    Nuk me zhgenjeu me keto qe thote, sic e mendoja, koqe kandari komplet……ca kuptimi kane keto muabete tani ? Qe te tregosh sa trap ke qene ?

  8. E ke kuptuar gabim o Bujar. Shoku I femijenise te akuzoi ty se te kishte palluar ai gruan ty. Dhe ti sankoheshe. As nuk te ngelej qejfi. Keshtu qe pallimi I gruas tate u be rutine aty ne lagje. Mgjs te them te drejten mbanim rradhe . Po partise nuk I pelqente kjo. Donte edhe ajo te te pallonte gruan ty. Dhe ashtu beri. Ta palloi Edhe unë bashkë me ta. Me ndergjegje te pastër revolucionare.

  9. Pilafi says:

    Ndroqi ! Jam dakort me komentin tënd. Është komplet i degjeneruar.

  10. Vlonjati says:

    I meriton te gjitha we thuhen per ty o plere, tani e kuptoj mire pse je kaq I peshtire dhe I neveritshem si njeri.

  11. Deni says:

    Nuk me pelqen fare si aktor.Mundohet te bej shume zhurme ne skene,nuk te emocionon fare.Shume fallco.

  12. Nafia says:

    Njeri pervers,.!

  13. Beni says:

    Te gjithe ne vlonjatet e njohim si njeri negativ e i pabese. Ishte e frikeshme ta beje mik e pale ta fusnje ne shtepi.

  14. Samiu says:

    A mortja pse nuk te ha….. do merremi me ty ne se ia ke ngacmuar apo jo gruan… Qen bir qeni je…dhe qe e ke bere …e ke bere….. Ptu Rrace e keqe!

  15. Davidi says:

    Doni me per Belulin?

  16. BKH-1 says:

    I kam njohur djalin ne spitalin ushtarak dhe eshte i mrekullueshem..
    Gjat bisedes nuk ishte entuziast qe tja kujtoje te jatin…
    Kurse per Bujarin nuk ja vlen te flasesh fare….Njeri pa integritet shoku i Ermal Mamaqit…

  17. Franci says:

    Ceshte e verteta je nje cik bythqir i pabese ti Jaro lengu , dhe je dhe karierist i semure , fakti qe shkove ne PD e Saliut , te ben dopje sumcpuar …..shkerdhat burre …..njeri jo me dy por me 10 fytyra , dhe me e keqia qe gjithmone tregon ate te peshtiren ……

  18. Ana says:

    Duket se te gjitha komentet e mesiperme negative dhe urrejtese jane bere nga e njejta dore dhe mendje e semure. Gjynah o njeri qe jeton se po e con jeten per kot.

  19. Trebeshina says:

    Si artist nen mesatare,si intelekt medioker,si njeri mut muti…etj, etj!

  20. Ky eshte nje maskara e gjysem. Nuk ke ku ta kapesh se te ben pis.

  21. Lanabreges says:

    Eh mer Bujar e shikon sa te vlen lekura,te gjitha komentet negative,je i vetmi “artist”qe nuk ke asnje pozivitet ne opinion,prandaj mos ha mut kot,mbylle buqen o legen.

  22. Sufleri says:

    Bujari ka synuar të thotë se ka qenë shumë i bukur dhe shumë tërheqës për femrat,
    aq sa edhe shokët e të njohurit kanë qenë të frikësuar nga bukuria e rrezikshme e tij.
    Por mjeti i zmadhimit që ka përdorur paradoksalisht e ka zbritur gjer në vetë-baltosje.
    Prandaj këto “fakte” të gjithë po i kuptojnë si pohim të anti-vlerave morale.
    Dhe pasoja është cilësimi si “plehrë”.

  23. Kanina says:

    Shkurt per Bujarin->i Rrjedhur dhe i Pjerdhur.

  24. Jim says:

    Mos jep me intervista se po ja nxjer Bojen vetes! Heren e pare qe te kam degjuar qe thoshte se shaje pattine e ku e di une brockulla te tjera me ate sistem thashe se je nje megalloman I pacipe! Leri me kaq intersistat e tua !

  25. Thuaj te verteten says:

    O Bujar pse genjen qe ke mbaruar te mesmen mekanike. Ti ke mbaruar Shkollen e Mesme te Kultures ne Tirane me drejtoresh Liri Kroi e motra e Haxhi Kroit. Atehere rrije si morri i shtypur se ashtu ishte sistemi e sidomos ajo shkolle kishte rregulla strikte. Te mvaj mend shume mire kur erdha ne ate shkolle ti ishe vitet e fundit mbase vit te trete a te katert e une isha ne vit te pare. Nuk re asnjhere ne sy per talentin tend akrorial kur luaje ne teatrin e shkollles apo te klases tende. Dhe kur te pashe pas ca vitesh te luaje ne film u cudita me thene te drejten. Atehere ishe askushi sot shet mend je dikushi. Por ne realitetje nje banal njeri. Ne tere intervistat qe ke dhene nuk ke bere gje tjeter vecse ke zhvleresuar akoma me shume veten. E me mos na dil me se na e shpife.

  26. Vranakonti says:

    Ky,Bujari,ka qene aktor i mire,por me futjen e turinjeve ne bythen e Sali Berishes u be njeri i peshtir dhe nuk shihet dot me sy.Ka ndryshuar shume dhe nuk ka njeri per ate simpati si artist dhe eshte njeri aventurjejr.

  27. betixho says:

    Nuk e ke kuptuar veten akoma?,që je një mendjemadh idiot dhe pa etike?

  28. Qyterar i zakonshem says:

    Eshte e vertet qe ne publik shpesh aktori identifikohet me presonazhin qe interpreton. Duke bere kete ngatrese njerezit rrisin pritshmerit ndaj aktorit edhe kur ai eshte jasht rolit te tije . Zhgenjimi eshte pothaujse i perhershem . Edhe rasti i Asqeriut nuk ben perjashtim . Eshte me i pranueshem kur reciton ate qe i kane shkruar te tjeret . Kur flet me mendimet dhe fjalet e tija shpreh vetem gomarlleqe.

  29. sss says:

    Une jam vlonjat dhe Bujari, per mua dhe grupin tone ka qene gjithnje i respektuar; edhe si aktor eshte shume i mire; edhe me i mire se vlonjati tjeter K. Skrami; me cfare thote ne kete interviste, me ka cuditur dhe stonuar ; per mua nuk ka rendesi se c’;thone te tjeret , kur vete ne brendesi jam i paster dhe korrekt.

  30. Dibrani says:

    Medioker,fodull injorant, aktor i pompuar,zvarranik dhe bythlepires partish.

  31. Elio Gora says:

    E po kaq komente zi,nuk kam pare as per Berishen.Cfare behet keshtu more vellezer?Si cdo njeri edhe Jari mund te kete difektet e tij,por jo keshtu.Jemi shkateruar si shoqeri.

  32. andrea says:

    BUJKAR Asqeriu ter jeten idjot mbete, fluturon me pras ne bythe e mban veten per Xhek Nikelson dhe ne fakt je nje RRK…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje