Adi Krasta, me anë të një monologu të gjatë në televizionin e familjes Berisha, këtë radhë është shfaqur në rolin e historianit.
Monologu i plotë i Krastës
Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjigje e kundër pergjigje na është bërë e dallueshme antipatia për vendin tonë. I referohemi të vetmit territor në botë ku do të duhej të ndjeheshim të sigurtë e të qetë për shkak të përkatësisë së natyrshme.
Ky komb i vogël- i madh duket se nuk gjen qetësi. E gjithë analiza ime dhe vendimi për të folur për këtë çështje në televizion, në mënyrë të dedikuar lindi pas deklaratës në fb të një mendjeje të mençur kosovare, se Kosova tanimë është si Austria ndërsa Shqiperia është si Gjermania.
Të dy vendet duket se kanë tani gjithmonë e më pak pika takimi në të folurën e përditshme. Përpara disa vjetësh një mik me të cilin punonim në Prishtinë e shpjegoi qëndrimin e tij austriak, konkurrues e të largët me atë gjerman të Shqipërisë duke deklaruar me sinqeritet, se më mirë pranon të jetë i pari në fshat se i fundit në qytet. Pas një rinjohjeje të vonë dhe ndryshimeve të forta gjeostradegjike rajonale, Shqipëria dhe Kosova po e harrojnë në të folurën e përditshme e sidomos në aksionin politik, se janë pjesë të ndara brutalisht të një kombi të vetëm dhe jo dy kombe të veçantë të ndryshem nga njeri-tjetri.
Për mendjet analitike shqiptare të gjithë rajonit shqipfolës, nocioni kokëfortë e rezistent i kombit të bashkuar po vihet në rrezik nga të paret e fshatrave respektive të cilët e kanë më të thjeshtë të këndojnë në majë të plehut të tyre e të mos të vazhdojnë garën e shëndetëshme që në viset shqiptare ka qenë vibrante gjatë historisë.
Ka që pretendojmë se në të kundërt nga ajo që kemi besuar ndonjëherë shqiptarët nuk kanë pasur një komb të lavdishëm. Që të ishte i lavdishem ai duhet të kishte fituar luftrat me të cilat u ballafaqua dhe nuk do të duhej të sillej si humbës gjatë pushtimeve otomane e komuniste. Në dritën e kësaj pamundësie të shqiptarëve për të patur shtet të fuqishëm dhe respekt për veten një nga gazetarët e jashtezakonshëm të Kosovës që jeton në Zvicër thërret në apel elitat shqiptare, atë grupim njerëzisht të kulturuar, që e kanë sensin e historisë e mund të parashohin tallazet në detin e te ardhmes, për të krijuar kushtet e një iluminimi të shumëpritur të popullatave të Shqipërisë e Kosovës për tu bindur më në fund se të lidhur e bashkuar, me interesa të njëjta e përgatitje të përbashkët, kombi bëhet më i fortë dhe i mbijeton kohës i fuqishëm.
Mirëpo që nga Lidhja e Prizrenit me plateformën e saj të jashtëzakonshme Shqipëria e Kosova nuk kanë patur më një doktrinë elitare rezistence e fuqizimi. Në sheshin e thashethemeve online, shpotitë dhe sarkazma e majës së plehut e të parëve të fshatit hidhet e pritet në dy anët e kufirit si një pështyme që qarkullon duke bërë pis përveç njëri-tjetrit një altar të shenjtë, të vetmin, të madhin e të patjetersueshnin, atë të kombit. Kombi, i përçarë si gjithmonë, provincial, siç e quajnë të huajt, brilutalisht me vese, sidomos sëmurë me sindromin e pamundësisë së vetëqeverisjes pret që elitat e tij të mos sillen si të rastesishme, të përkoheshme, por të dalin në ballë të asaj që prej shekujsh pritet prej tyre. Janë pikërisht elitat shqiptare që e çbalancojne komunikimin mes dy e më shumë pjesëve të kombit.
Me boshllëkun e shpirtit të tyre dhe vasalitetin, me preokupacionin e shkëlqimit individual kundër mbështetjes së ëndrrës së përjetshme kombëtare. Dëshira e papërballueshme për thashetheme e small talk, fajësimi i pjesës tjetër të kombit me shtysën për të shitur mend, kinse në jemi më të mire e ata spo dinë, gjeneron ndasi tek njeriu i zakonshëm e sidomos te të rinjte e veçanerisht te fëmijet.
Ndërsa rrisim shqiptarë të këqinj, e gjithë kjo zhurmë e pakujdesshme egoiste shoqërohet nga dy fenomene të njohura ndër ne: udhëheqësit tradhëtare -shërbetore të armiqve tradicionale, agjentura fine dhe hiri që u hidhet syve me propagantë shqiptarëve partiakë. Ashtu sikurse iu fal armiqve tanë Shën Naumi, ishte shumë afër të falej Mitrovica e veriut. Ashtu u dhanë toka të vijës se demarkacionit me Malin e Zi. Kështu më parë u humbën Ulqini, Plava e Gucia, pjesa perëndimore e gjerdanit të Maqedonise së sotme perëndimore, Çameria, deti me Greqinë.
Tradhetitë nuk janë me anektodike. Ato kanë gjënë gjithmonë reale, të kryera nga udhëheqësit shqiptarë për interesa personale nën heshtjen dhe sytë e mbyllur të elitave kulturore e akademike të vendit. Nga ana tjetër, cinizmi e paternalizmi qeveritar e kryeministror gjen skenë në një propagandë të turpshme të asgjëse. Në të vërtetë produkti është ky: Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë seriozisht të mbërrijnë statusquone e Austrise me Gjermaninë dhe jo siç do të duhej të ndodhte, bashkimin e dy Gjermanive.
Edhe ato në momentin e bashkimit ishin tjetërsuar e qëndronim përballë të ndryshme, por sot janë një në të vetmin vend të fuqishem. Pretendimi politik se dy vendet bashkohen në Europe është alibi dembelësh. ‘Open Ballkan’ është një platforme e nxitur nga organizata globale dhe dallueshem nuk privilegjojne shqiptarët, përkundrazi. Në këto dy dekada arsimi nuk është njësuar. Abetarja jo. Doganat jo. Policitë natyrisht që jo. Televizionet gjithashtu. Tregu i punës nuk është njëjësuar dhe kufiri vazhdon të mbetet refraktar.
Elitat, spitullaqe, të vetkenaqura, të pangjashme me Isa Boletinin në asgjë, vazhdojnë një teatër humbësash, zhurmnajë batutash dhe grindje statusesh në FB. Ndërkohë dy vende fqinje historikisht armiqësore me shqiptarët janë ende aty dhe nuk duket se kanë ndryshuar ndryshuar vetë apo ti ketë ndryshuar Europa. Meqë duam të jemi modern dhe dashuria për kombin tingellon jo e kohës. Pra, le të mos e shohim këtë komb dy pjesësh me patriotizëm që për shumë është koncept i dalë boje në këtë ekzaltim globalizmi.
Le ta shohim me pragmatizëm. Si bëhemi ne më të fuqishëm? Më të pasur për këtë shkak dhe më të lumtur? Duke u dashur pa kushte. Duke u njohur fuqishëm se koha nuk pret. Duke bashkuar çfarë të mundemi. Duke punuar të gjithë me organizim për një arritje ultimative të përbashket. Elitat të zgjohen urgjentisht, të shohin tablonë e madhe dhe ti largohen pasqyrës ku bëjnë monologun e të parit të fshatit. Duhen kontrolluar fort kryeministrat, ministrat e Arsimit e të Kultures, të Ekonomisë e të Diplomacisë.
Të ndërpritet menjëherë teatri i takimeve nderqeveritare bosh. Të krijohet një Komitet i Përbashket i Shpëtimit dhe Fuqizimit Kombëtar. Të rritet presioni fuqishëm që shkollat të reformohen që nga kopshti deri në universitet duke ju pershtatur sjelljes si një komb i vetëm. Ne nuk e kemi luksin të bëhemi Austria e Gjermania. Jemi shumë të dobët e të parëndësishem për ta pretenduar këtë.
Në fund sërish për elitat. Shkrimtarët, mësuesit, gazetarët, mjekët, blogerët, asat e shoubizit do të duhet të mblidhen në Prishtinë e Tiranë në dy forume të mëdha. Të dalin me një plateformë të fuqishme e reale, të realizueshme. E më pas të bëjnë të njohur vazhdimisht te fëmijët e vegjël që do rriten për ti bërë burra e gra të së ardhmes, se një komb i madh është gjithmonë më i fuqishëm se dy vende të vogla.
Se ja vlen të mësosh sesi fitohet e për çka mundesh pa egoizëm të ndjehesh krenar. Mësueset e gjuhës shqipe e leximit letrar le të propozojnë për nxënësit të shkruajnë ese analitike për shkrimet e Aurel Plasarit e Enver Robellit. Ndërsa për ne të tjerët, përfshirë mua, për shkak të rrezikut të të folurit extra parte e të arrogancës që të prodhon dhënia mend le ta mbyllim me Ismail Kadarenë tek “Ra ky Mort e u pame”:
Është e habitshme xanxa e shqiptareve për të futur hundët në çdo gjë, për të ngatërruar, për të kundërshtuar, për të shitur mend, për të qenë në qendër të vëmendjes. I shikoj se si hyjnë në polemikë me delegatët, me ambasadorin shqiptar, me ministrin e Jashtëm, me këdo që iu del përpara. Japin mendime për atë që ka ndodhur, për atë që do të ndodhë, për atë që s’duhet të ndodhë, e kështu me radhë. Japin gjykime për platformën shqiptare, për zgjidhjen rajonale, për strategjinë globale. Natyrisht që s’kanë faj ata qe edhe shqipen e flasin gjysma-gjysma, por kur i dëgjon si përzihen me duf në bisedë, si kundërshtojnë për çdo gjë e japin mendime për gjithçka, ata që nuk dinë asgjé, s’ka se si te mos nervozohesh e t’u thuash: llafazanë të pandreqshëm, mbylleni atë gojë të prapë!
Kadare ka të drejtë. Është koha të veprohet!
O Adi per korrektesi ty dhe injoranteve historian si ju.
Shen Naumi nuk u shit por ishte pjese e mareveshjes per vendosjen e kufijve te Shqiperis me Jugosllavin.
Shqiperia fitoi me shume nga mareveshja sepse mori gjithe zonen e Vermoshit ne Veri te saj dhe rreth 27 fshatra ne kufi ne zonen e Pogradecit e Peshkopis. Shen Naumi ka nje manastir ortodoks sllav pra per arye fetare u be nje tolerim nga qeveria e Zogut.
Fatkeqesisht qeveria Komuniste dhe post nuk informon me saktesi popullin per ate mareveshje.
Sakte Taulant. Shqipnia ne vend te Shen Naumit, manastir sllav ( bullgar ), muarr Vermoshin dhe 27 fshatna. Por historiografija dhe propaganda komuniste dhe Vllehoshqipnise kane keqinformue me qellim te stigmatizimit udheheqsit te kohes.
Njerzit hala jane nen ndikimin e pseudohistorise Vllehiste.
Per Vlleho- ortodokset e Shqipnise ma e rendesishme asht ky Manastiri i Shen Naumit se sa 27 fshatnat shqiptare dhe Vermoshi shqiptar. Sigurisht per kto qarqe kjo ishte marreveshje e damshme.
Sa i perket shkrimit : ne menyre te thjeshtsueme kisha thone qe mos pasja e sentimenteve t’perbashketa, mungesa e empatise edhe per historine e aferte, arroganca perbuzja dhe fyemja si pergjigje per reagimet e atyne qe ndjehen te poshtnum, ofendum, kallzon qe na knej e andej Drinit jena te nji Etnie, Shqiptare, por fatkeqesisht dy kombe te ndryshme. E perserise Fatkeqesisht, dy kombe te ndryshme.
Kte e konfirmon edhe politika e jashtme e Shqipnise, tashme edhe botnisht e zyrtarizueme,ne Unison me Serbin Fashiste dhe kleronacionaliste, qe po e trazon rajonin dhe asht burimi i vetem i destabilitetit.
Qe Tirana zyrtare akuzon tashme publikisht Prishtinen si bllokuese dhe pal destruktive e dialogut per normalizim, e ne anen tjeter mohuesit e genocidit dhe krimeve me ta medha te pas luftes se dyte botnore ne Europe, minues te shteteve te reja te ballkanit perendimor, si konstruktiv, pa bo asnji milimeter hap drejte ndryshimit te politikave te tyne ekspasooniste dhe hegjemoniste, tregon sa e rand asht situata ne Shqipnine Londineze, e cila mujme me konkludu se tashme as nuk perfaqson e as i mbron interesat Shqiptare.
Shqiptaret Jolondinez duhet me i pa qarte keto zhvillime por edhe mesazhet e derguem per ta. Iluzionet folklorike dhe jashte realitetit nuk ndihmojne, perkundrazi e rendojne edhe na shume gjendjen e shqiptareve. Kosova dhe shqiptaret tjere duhet ne i mbrojte interesat e tyne kombetare, e mos me vazhdu me qene peng te deshirave folkorike.
Pristianum,
Ne komentin e pare, dhe me nenkuptimin e komentit te dyte, je shume kunder me mendime.
Lart thua, qe 27 fshatna jane më me rendesi sesa Shen Naumi
Por, kur flet per angazhimin e politikes se sotme (apo te djeshme, sido qe do ta quash) per rirshkrimin e kufijve (se ma merr mendja kete don te thuash kur flet per unison-in e Shqiperise me Serbine Fashiste) atehere bie ndesh me vetevehten, sepse neve do jepnim Leposavicin me 98% Serb, per fshtrat e Presheves e Bujanovcit me 98% Shqiptar.
Tash o do jesh me Vermoshin (marrveshja Thaqi Vucic) o do jesh me Shen Naumin (kembengulja e Albinit & Co.)
Po pate mundesi, mna e sqaro te lutem?
Faleminderit paraprakisht
Kosovari
Kosovari, respekte. I ke thënë të gjitha.
Duket qartë, qe komentet dhe shkrimet nuk behen mbi bazën e interesave kombëtare, por mbi bazën e perkatesive partiake, ose si lufte midis kampeve Rama-Thaçi dhe Berisha-Albini.
Per Shqiperinë dhe Kosovën?
Ehuuu, or ti. Unë kam hallin e Partisë, e çfare halli paske ti!
Po ngateron tezat ose qellimisht po zavendeson nji ceshtje me tjetren per me shkaktu konfuzion.
E para kjo per mue nuk ka t’boj me ceshtjwn Rama – Kurti, sepse per me thone troc, s’me plas fare, as per njani e as per tjetrin.
Sa per sqarim : Un’ qe nga fillimi, bile shume kohe para Thacit, jam per korrigjim te kufinit mes nji pjese te Veriut te Kosoves, kuptohet pa Mitrovice ( pjesen e veriut ), liqenit te Ujmanit, per Presheven, dhe vendbanimet shqiptare ne Luginen e Kosoves lindore.
Kjo asht pergjigja edhe per Naumin. Por kjo ceshtje nuk nderlidhet fare me pjesen tjeter, qe ka t’boj me politiken aktuale
Kur flas per shkrimin, e kam fjalen per sentimentet tona krejtsisht te ndryshme, gja qe mua si Kosovar edhe me fyen kjo shperfillje dhe munges e ndjeshmenise dhe mos respektit. Pamvarsisht deshirave, apo retorikave, qe ne shumicen e herave jane boshe, ne kemi dallime thelbesore dhe na bone aq te ndryshem. Nji komb qe ka kaq shume jondjeshmeni per pothuajse gjysmen e vet, shkakton tronditje por edhe lajthitje per ato cka na besojme.
Personalisht jam per korrigjim te drejte te kufinit me Serbine, por pa njohje kjo asht e pamundun, dhe pas, per nje Union i llojit konfederal apo edhe federal me Shqipnine. Dy republika me qeverite e tyne, kuvendet e tyne, policit e tyne, por me nje president, politik te jashtme, Ushtri te perbashket, nji Dhome e nalt apo Senat te perbashket, nese per kete do kete vullneti knej dhe andej.
Pristianum,
Nuk ishte e qellimshme, prandaj dhe kerkova sqarim.
Qeshtja e dallimeve dhe e sentimentit, mendoj qe don pune, por nuk besoj qe eshte veshtire e arritshme.
Pajtohem shume me pjesen tjeter (konfederate me Kryetar apo edhe Mbreteri, pse jo, te perbashket)
Me fal, por e pata pershtypjen qe ishe kunder korrigjimit, prandaj dhe dola me ate perfundimin si me siper.
Per fund, mendimi im eshte se jemi dy vellezer ne shtepi te ndryshme, me oborre te ndara, qe po deshem ti bashkojme, nuk na prish pune, por edhe po ti mbajme oborret tona, nuk eshte se prishe pune prap. Me rendesi eshte qe te cmojme njeri tjetrin si vellezer, dhe asnjehere mos te shohim njeri tjetrin si “vellau qe na don te keqen”.
Me shume te perqendrohemi ne gjerat qe na bashkojne, sesa ne ato qe na ndajne…
Faleminderit per kohen dhe mundin
Kosovari
Ti qenke Vali Korleone i Gilanit
Nuk kane vdekur Serbet qe te lejojne kosoven te behet feude i Haradinaj Kurti Mustafes apo e lopes Osmani .
Ne shqiperi perdorim nje proverbe : (Ty nuk te pranojne ne fshate ti kerkone vajzen e priftit per grua ) . Edhe ti shoku karri kosova nen rrezoluten 12 44 ti shikone endra me senat dy shtete dy polici pooooo vetem me nje ushtri se nga lufta keni frike je tipik koqevare te enderoshe nuk eshte gje e keqe vazhdo endero se te bene mire
U lajmrue perseri trushperlami Ramist, BubuzhMuti, qe urrejtja per Kosoven e lidhe forte me Serbine dhe jep interpretime si me kone hiq ma pak se zedhanes i vet Vucicit. Ky soje i shqipfolesve as ne Nevojtore nuk kish shku pa lejen e Serbise. Ky soj i shqipfoleseve, pervec qe mbajne ere muti, jane t’neshtruem totalisht mentalisht e shpirtnisht ndaj diskursit dhe hegjemonise serbe. Per kta dhe per pronarit e tyne Serbe, me qaq sa t’ishin pyte kta, Kosova as nuk kish egzistu e lene ma shume.
Kosova asht shtet i pamvarun jo pse i ka dhane leje Serbia, edhe vazhdon me kon jo pse Serbia vendos per kete.
Per ata qe se din, deklarata e pamvarsise thirret edhe ne rezolutem 1244, rezolute qe i ka hequn Serbise juridiksionin mbi Kosove, por, edhe aktgjykimi i Gjykates Nderkombetare per Drejtesi deklaron se nuk asht ne kundershtim me rezoluten 1244.
Idiotit BubuzhMut dhe trushperlamve tjere, e sqaroj edhe njihere, se thash jam pro korrigjimit te drejte me Serbine, por, kjo nuk mund me ndodhe pa njohjen e Kosoves si shtet, sepse vetem shtetet sovrane mund te ndryshojne kufijte, me vullnet te tyne dhe n’menyre paqesore, e me pas, ose pasi te arrihet kjo, Kosova dhe Shqipnia mund te bashkohen ne nji Union te perbashket, nese kane vullnet per kte.
Kjo Jo per srsye se duhet Leja e Serbise, oooo IDIOT, por per arsye :
1 : Jam kunder shkrimjes se Kosoves ne Shqipni.
2 : Bashkimi te ndodhe vetem nga dy subjekte te barabarta dhe mes t’barabarteve.
3 : Te dyja entitete ruajne shtetesin e tyne ne kuader te Unionit
4 : Kosova pas anetarsimit ne OKB, vazhdin te ruan vendin e saj ne OKB edhe ne rast te nji Unioni me Shqipn8ne. ( ne BSovjetik, pervec BS, vende antare ne OKB ishin edhe Ukraina dhe Bellorusija. Jeto dy republikat e atehershme sovjetika kane ruajtur perfaqsim8n ne OKB ).
5 : te knaqur edhe ata qe deshirojne te shteteson edhe ata qe duan bashkimin.
Notmalisht qarqet antikosovare dhe rrymat proserbe ne Shqipni do te tentojne me e minue cfaredo bashkimi,
BUBUZHMUTIT dhe trushperlamsave Ramist me sentimente antikosovare, ju them Kosoves i honkshi Mutin
Gjithe te tjereve, qe jane apo s’jane dakord me mue, edhe atyne trushperlsave Ramist ( qe thjeshte adhurojne pa mas Imzotin e tyne dhe kjo i bone iracional te plote, por nuk kane sentimente antikosovare, vetem nese jane n’kundershtim me Imzot Ramen ), ju uroj gjithe te mirat
Shkrimi eshte i drejte dhe korrekt. Por, fakeqesisht, ti ne sjjelljet e qendrimet e tua eksterme ne raport me kahet politike, a nuk e sherben kesaj strategjie te percarjes? Pra , edhe ti ai brum je! Keshtu qe, veshtire se je i besueshem vetem se shprehesh. Ne ndergjegje je si te gjitha ata qe kane marre, blere e shitur cdo gje…
Bravo Krasta, po rrisim edhe njerez pa shtylle kurrizore, pa integritet, morale dinjitet si puna jote. O kokerr legeni qe ti je simboli i paftyresise. Te rrahu Saliiu te beri mut, dhe bete duke i bere fresk keto vitet e fundit. Ti je nga ata idiot qe te solli fati ne ate pozicion qe je, jo per shkak te talentit, po per shkak te mugeses se emocionit dhe kofidences per te thellne budallallikun me te madhe perpara publikut po me kompetence. Falendero injorantet qe impresionohen nga ty.
Bravo Shqiptari. Dy fjalite e fundit jane karaktzerizimi me i mire qe i behet A. Krastes. Respekt.
KY KA TE DREJTE SE I TILLE ESHTE PO E KEQJA ESHTE SE MENDONE TE TE TJERET JANE SI AI KJO ESHTE DIFERENCA QE NA NDANE ME ZHAPIKUN KRASTA
Te verteten ka thene. Rama i pari duke i sherbyer Serbise se madhe. Trup.
Na mbyten budallenjte
Ky gomari thote Rama eshte fajtore per Serbine e madhe
Cfare na beri interneti budallai fshatit komentone politiken haaaaa
??
Ky nuk eshte koqe,por eshte pederast.
Kategoria me e qelbet je ti, Bushati etj. qe mbani qendrim politik per qefmbetje personale. Ju me kete qendrim justifikoni plotesosht krimet e Zogut, Enverit, Saliut me pak fjale te diktatoreve shqiptare.
I pari ti, mos rri ne ate syri televizion dhe na ben moral neve!
Ku i gjeti parat Zeni qe tijep tyja.
Koqe kanari ,me shtjellimin qe ben mbi kombin dhe per kombin paraqitesh dobet .Shqiptaret kudo qe ndodhen e thone me mburje JAM SHQIPTAR .
Fytyrë dhe shpirt vrerosur!
Ta shpif o derëzi!
Mos u merrni me kete idiot se ofendoni vehten
Te gjithe kta pederastet me andropauz jane njesoj sikur i ke rit neper sera si tranguj .
Pa asnje dyshim, ky artikull eshte brilant.
Nje bravo te madhe Adi Krasta.
“ Kritiket “ e ketij artikulli kerkojne perfektin tek njerzit , a thua se kan lindur dje !!
Mire ka thene Kristi : Kembanat bien per ata qe kane veshe “.
Hera par qe me pelqen ky mua , esht komplet e vertet.
Idea e bashkimit te Shqiperise me Kosoven, pervec qe do te ishte nje katrahure eshte edhe e pamundur. Eshte katrahure sepse do te na shtonte armiqte ne gjithe boten. Jo vetem kaq por ketyre armiqve do tu kishim dhene nje “ideal te ri” te luftes kunder shqiptareve. Shume shpejte pervec Kosoves do te vihej ne dyshim edhe integriteti i Shqiperise. Nderkohe qe eshte edhe e pamundur; Nuk bijne dot dakort pozita me opoziten shqiptare, as Albin Kurti me Partine e Thacit apo AKK te Haradinajt, nuk bien dakort as Rama me Kurtin, nuk bie dakort askush per asgje. Si do te behej i mundur ky bashkim kombetar? Edhe sikur te bashkoheshim, te nesermen do te luftonim respektivisht per pavaresine nga njeri tjetri.
Krasta ben nje diskutim ne ere, sipas tij gjoja te tipit intelektual sa per te terhequr vemendjen tek vetja por nga ana tjeter edhe per te shkeputur vemendjen nga Berisha (paguesi i tij) qe ne fakt eshte dhe duhet te jete objekti i debatit deri sa te sqarohet “non grata” e tij ne radhe te pare ne Shqiperi, e pastaj edhe ne SHBA.
O Kraste ! Ti gjithmon ke enderuar te beheshe gazetar , por italianet thone : Te enderrosh nuk kushton .Pas 90 dhjeter lundrove ne ujera te turbullta duke menduar se beje gazetarin .Jo , po ne vend te kafenes e meqense nuk kishte te tjere kakarisje si gazetar ne ekrane .Ne radhe te pare nje gazetar duhet te jete atedhetar , nocion we ty te duket se e di por eshte cilesi e njerezve te ndershem .Ti je i peshtire , egoist negativ , shpirtkeq inatci , smirezi , do te besh protogonistin si enderimtar qe je , po kepar qe duke veshtruar fytyren d ukesh si me gen arab , Bej ADN , e fli mendien o skuth KLASIK
Po eshte shume e thjeshte te behet analize! (Ky kerkon platforme)
Tandemi Edi Rama & Hashim Thaqi, ishin vazhdimisht ne sinkron me njeri tjetrin, dhe si rrjedhoje, edhe ne ishim me afer njeri tjetrit.
Se kush e prishi punen, e din edhe ti vet, por nuk ta mban goja ta thuash.
Se mos po te bejne sherr ne Prishtine, dhe ngelesh pa rrogen e AAB
Mire mbet’sh
Kosovari
ZOTI ADI PO TE DREJTOHEM ME ZOTI SEPSE NDER TE TJERA KE FUTUR HUNDET NE PROBLEME QE NUK JE NE GJENDJE TI TRAJTOSH ME VERTETESI .NUK MUND TE BESHE HISTORIANIN NE SE SKE DHENE PROVA NGA STUDIMET E TUAJA ,JE NJE PERSON QE BENE PROPOGANDE NE MOS PERPUTHJE ME INTERESAT E KOMBIT DHE SHQIPTARVE,KAME PARASYSH DHE KOSOVEN KETU .DUHET TE DISHE NE SEE BENE PROPOGANDE NENJE DREJTIM SI ME POSHTE JUVE JU PERSHTATET EEEPITETI AGJENT SEPSE I SHERBENI ME PROPOGANDEN TUAJ MOS INTERESAVE TE SHQIPRIS,SE PER KE E BENI KETE PROPOGANDE E DINI JU AQ ME TEPER XHEPAT E TUAJA NGA JU MBUSHEN ME PARA.JU E KUPTONI SHUME MIRE DEMIN QE BENI POR JENI I DETYRUAR TE VEPRONI DHE ME VONE DO HYNI NE PROBLEME AKOMA ME TE THELLA,PRANDAJ SHIHE VEHTEN SE KUJTE I SHERBEN DHE BEJE KUJDES SE NE TE ARDHMEN DO JESHE I DETYRUAR TE FUTESH NE TE THELLA ASHTU SI DISA TE TJERE QE DASLIN NE TV DHE MBARSIN MENDJET E TELESHIKUESVE ME ANTIKOMBETARIZEM. BARDI
Per saktesim,mendimi se Shqiperia dhe Kosova jane si Gjermania dhe Austria eshte thene nga Ibrahim Rugova.Kjo e ka nje shpjegim.Ne subkoshiencen,zakonet,sjelljet,edukaten,kulturen etj. e dy pjeseve te kombit duhet pranuar qe ka ndryshime te dukshme.Kam jetuar(punuar) disa vjet ne Kosove dhe e kam konstatuar kete gje. Ka shume arsye historike-politike etj.Vecanerisht ajo qe ka bere diferencen ka ndodhur mbas luftes se dyte dhe jo sipas artikullshkruesit me pare dhe aq me teper prej kohes se Lidhjes se Prizrenit.Une mendoj se shqiptaret kane patur me pare konstituim shpirteror dhe patriotik te spikatur I cili pamvarsisht nga goditjet e mevonshme qe e kane tronditur ka mundur te mbijetoje.Cfare ndodh tani?Ky zoteria qe shkruan dhe deklaron se I dhimbset ndarja midis Shqiperise dhe Kosoves,ne punen e perditshme aty ku punon bashke me koleget e tij,dite pas dite dhe ore pas ore flet per tradhetare,armiq te kombit shqiptar te cilat sipas tyre jane ne Shqiperi dhe keta jane qeveria dhe k/ ministri shqiptar. E pra kjo eshte filozofia e armiqesise dhe e kundervenies,me atdhetarizem fallco por ne kontekstin e saj eshte kundershti politike qe nuk kane te bejne me kombin.Kete propagandojne gjithe diten dhe ne fund te dites vajtojne per fatet e kombit.Nuk jeni te besueshem,perkundrazi ti dhe gjithe takemi tuaj jeni te pasinqerte,te demshem per te mos thene te keqinj,ogurzinj dhe kobndjelles ne kete udhekryq te historise shqiptare.
Ju kosovaret jeni me te padenjet qe ka rruzolli toksor.Ju akuzoni pa pike turpi Hashim Thaqin, njeriun me te besuar te SHBA ne Kosove,njeriun e gjalle qe dha me shume per clirimin e kosoves…Ju me egoizmin tuaj barbar duke lavderiar kundershtaret e UCK dhe per interes personl,i sherbeni serbis me perfeksion te papare ne historin e popujve te shtypur.
Taaa ?
idiot i cakorduar .
Shko ke daktorr Adhamudhi ta krrej trukoqen nga levozhga !?
O Mero, komenti yt ne hapje te artikullit eshte i piste, i ndyre…i kuq…ju rrace e felliqur komunistesh jeni e keni qene pa atdhe , te shitshim . Sa per ty Mero…po ta kishe te bukur e jo nje cope mishi…dhe gruan ja fal Rames per para(e ke treguar e epo e tregon).
Monologu i Krastes eshte vertet trondites..,.po ti je i kuq e i pander e paatdhe o Baze.
Shqipetaret gjithnje ishin te papregatitur per krijimin e nje shteti te bashkuar stabel.Ashtu jane dhe sot.Eshte preferuar gjithnje bajraktarizmi , i pari i fisit qe con uje ne drejtim te kndert me aspiraten kombetare dhe rrit frymen percarese nder shqipetare.Nderkohe qe sot , kur fuqite e medhe nxitin frymen globale boterore,duket qarte qe faktori shqipetare ne ballkan dhe indetiteti i tij eshte me i rrezikuari..me teper nga vetvetja se sa nga procesi global ne fjale..Ka nje coroditje psiqike nder shqipetare qe nga sa shihet con uje per dite ne humbjen e indetitetit nepermjet vetasimilimit..jo me me ane te detyrimit nga fqinjet ,qe te paret tane e perballuan me mundim te madhe..Ky vetasimilim eshte edhe rreziku me madhe qe i kanoset kombit tone.Jemi i vetmi popull ne bote qe ne shumice dermuse, enderron te jetoje larg vendit te tij “”per nje jete me te mire”,jo nga halli sic eshte ne traditen emigruse te popujve te tjere, por dhe te shqipetareve dikur..E nje popull qe ka kete enderr, si mund ta coje vendin e vet drejt progresit as zoti nuk e di..Per here te pare krasta ka kredite me kete shkrim..
Doni të kaloni në kufi midis Kosovës dhe Shqipërisë pa kontroll passaporte?
Doni të kaloni mallrat pa kontroll doganor?
Doni lëvizje të mallrave pa taksa?
Doni lëvizje të lirë dhe punësim në Shqipëri dhe Kosovë ?
Integrohuni në “Ballkani i Hapur” dhe i bëni këto me Shqipërinë.
E keni Inat Serbinë? Mos i aplikoni këto me ata, nuk jeni të detyruar.
A fiton Serbia nga “BALLKANI i Hapur”? Po
Po ne fitojmë? Po, edhe ne fitojmë.
Atëherë çfarë keni, pse e kundërshtoni?
Serbia fiton më shumë!
E pastaj?
Edhe ne fitojmë!
Joooo, ne le të humbasim, le të mos lidhen dy vendet tona, veç ata Serbët të mos fitojnë.
Kjo është logjika e ngushtë.
velo kapedani i bie shkurt : dua te ha makarona. ik or pirdhu ha makoarona sa te duash per vete. mos i trego te tjereve si te hane makarona,
@ Velo,
E kam thone edhe ma heret, po ta perserise edhe nji here.
OB asht nji lindje e vdekun. Nuk ka mbeshtetje. Asht iniciativ Sharllatanesh.
Dje, hiq ma larg nga perfaqsuesit e BE u tha, se OB do ishte e mirepritun nese kish me kene gjitheperfshires, prandaj rajoni duhet me iu kthy dhe me u fokusu ne avancimin e iniciatives seTregut te Perbashket Rajonal, e udhehequn nga BE-ja, dhe qe asht parapa nga BE edhe nji fond prej 30 miliard € per mbeshtetje ne ket integrim rajonal.
Kosova dhe 5 shtetet tjera te ballkanit perendimor e ka dhane pajtimin per iniciativen e procesit te Berlinit e quejtun TPR. Dhe vazhfon me e mbeshtet.
Keshtu qe, t’lutem leni idiotizmat dhe ligjeratat per hapje kufijsh, e arsyetimet llojllojshme e te paqena.
Kosova refuzon bartjen e nji procesi nga Berlini ne Beograd. Pike. Dhe refuzon alternativat e daluna nga Beogradi ndaj iniciatives se BE. Kaq e qarte asht kjo.
Iku dhe ky ga gazetaria, ka rrezik të krijojë ndonjë parti për të mbrojtur shokun Sali nga imperializmi amerikan.
Analiza me e mire per politiken botuar tek “Tema” .Po kujt i thua Rames????!!!
E cuditshme se si nje ndermarrje kaq e madhe duhet t’i besohet sipas shkrimit, nje komiteti dhe nje individi, pa nje debat te hapur publik. Par, anashkalohet publiku.
Autori do te bente mire te percapte te sqaronte sado pak pse sot rriten shqiptere”jo te mire”
Vendimet pa debat publik jane pergjithsisht kunder publikut
O Krasta. Kam pasur njefare respekti per ty kur prezantoje emisionet artistike. Perfundimisht, edhe ti si shume te tjere, je shnderruar ne nje cope legen. Me sa duket paraja te cnjerezon, sidomos kur e fiton pa mund. Tani ke filluar te na besh edhe histori megjithese duket qarte qe je nje cope koqe kandari. Dhe, ne fakt i tille shfaqesh sa here del nga fusha qe ke ushtruar ne fillimet e karrieres tende. Keta komunistet, cilet paten pushtuar, picken e satembe apo te gjyshes sepse ata kane qene shqiptare ne trojet dhe shtepite e veta, njelloj si ti, une e cilido tjeter, o piskuriq dhe skllav i aprase dhe mendjemadhesise ?