Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka deklaruar se Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit.
Në bazë të raportit të Indeksit të Biznesit për 2021, Jaço shprehet se duhet aksion i përbashkët i të gjithë aktorëve kundër fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.
“Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit! Bashkëpunim me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri është kritike për një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri
Rezultatet e Indeksit të Biznesit për vitin 2021 janë matës real që tregojnë se Shqipëria, ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit.
Rritja me 71% e anëtarëve që morën pjesë në Index, më e larta që në krijimin e saj, tregon për rëndësinë që bizneset i japin terrenit ku ata operojnë dhe rregullave të lojës. Por rënia me 0.5 pikë nga një vit më parë dhe rënia në nivelin më të ulët që në fillimin e Indexit 9 vjet më parë dëshmon peshën e fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.
Dinamika e zhvillimeve por edhe perspektivës Europiane që Shqipëria synon, nuk lë më kohë për reflektim, por nxit rëndësinë e një aksioni të përbashkët.
Në kthimin e besimit tek bizneset, duhet së pari, dialog dhe bashkëpunim konstruktiv me përgjegjësi të lartë. Dhoma Amerikane ka pritshmërinë e dialogut dhe gjetjes së mekanizmave te bashkëpunimit me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri për të krijuar një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri!”, shkruan Jaço.
ahahahahahhahahahahaha, lol…do bashkepunoje me Tigrin, lol