Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se më 10 shtator do të jetë në Parlament, pavarësisht qëndrimit të SHBA pas shpalljes “non grata”.
Ndërkohë, sipas avokatit Spartak Ngjela, ligji shqiptar nuk e lejon një person që është shpallur “non grata” që të futet në Parlament.
“Është rast i rrallë të shpallet nongrata një ish-kryeministër…Amerikanëve po nuk u jep rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk e bëjnë këtë. Nga kjo kuptohet se ai ka shkelur rëndë, po se çfarë se dimë. Ata nuk flasin kot. Ky është një akt administrativ i dalë në Uashington”, tha Ngjela.
Më tej ai shtoi se: “Ne nuk dimë prova, por dimë që ata tërhiqen. Duke dalë “non grata”, nuk të le ligji shqiptar të jesh në parlament. Neni 2, pika 2 i ligjit për dekriminalizimin nuk ta lejon. Ligji shqiptar e ka.”
Ngjela thotë se mbetet për t’u parë nëse mandati i tij do të certifikohet nga KQZ apo Komisioni i Mandateve.
“Të premten mund të jetë në Parlament ai. Kur të dalë KQZ dhe Komisioni i Mandateve do të shohim që e ndalon neni 2 pika 2 e ligjit, edhe Doshin me atë e hoqën.”
O Avokat mavria! Sali Berisha ka shkele ligjin shqiptare te dekriminalizimit per raportim te dhena fallco ne çertifikaten e lindjes dhe denohet duke mos e lejuar mandatin KOMISIONI MANDATEVE diten qe do behet ne parlament. ( shiko dokumentin e fallsifikimit tek gazeta Dita sot). Po te doje komisioni mandateve ja fal, njesoj si fal gjyqtari drejtesise shqiptare nje kriminel qe ka bere vrasje. Pastaj ti rruash bythen Saliut ashtu si ja ke rruajtur gjyqtarit deri tani apo prokurorit te SPAK-ut.
O Avokat mavria! Sali Berisha ka shkele ligjin shqiptare te dekriminalizimit per raportim te dhena fallco ne çertifikaten e lindjes dhe denohet duke mos e lejuar mandatin KOMISIONI MANDATEVE diten qe do behet ne parlament. ( shiko dokumentin e fallsifikimit tek gazeta Dita sot). Po te doje komisioni mandateve ja fal, njesoj si fal gjyqtari drejtesise shqiptare nje kriminel qe ka bere vrasje. Pastaj ti rruash bythen Saliut ashtu si ja ke rruajtur gjyqtarit deri tani apo prokurorit te SPAK-ut…
Pa diskutim Ngjela ka te drejte. Me ligjin e dekriminalizimit Berisha nuk mund te mbaje mandatin e deputetit.Nese KQZ dhe Komisioni I Mandateve e shkelin ligjin eshte nje sinjal shume I keq.
RULE OF LAW=DEMOKRACI!!!.