Berisha: Basha nuk kreu atëvrasje politike, por vrau Partinë Demokratike

9 Shtator 2021, 22:10Politika TEMA

Sali Berisha u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot nuk kreu atëvrasje politike, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike.

“Ky vendim e bën PD-në satelit të Edi Ramës. Basha ka marrë një vendim fatal. Sigurisht që i ka shpëtuar sanksioneve, por Basha i ka dhënë goditje fatale partisë. Lulzim Basha nuk kreu atëvrasje, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike”, tha Berisha në “Opinion”.

“Nuk mund të jesh pro-amerikan apo pro-evropian pa sovranitet”, shtoi Berisha.

“Janë me mua shumica e demokratëve, të cilët që të gjithë janë pro-amerikanë sa Lulzim Basha. Nuk mund të konceptoj që në një vend tjetër, mbi baza lobimi korruptiv, të marrë një vendim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë”, theksoi Sali Berisha.

“PD-ja do të “ziejë” fuqishëm”, theksoi ish-kryeministri.

2 komente në “Berisha: Basha nuk kreu atëvrasje politike, por vrau Partinë Demokratike”

  1. €€€ says:

    O Sale ,hidhe ne gjyq Bashen , beje gjyqin ne France se e ke fitoren te sgurt.

  2. OO says:

    Edhe ti Sali, njesoj si Basha me keto qe thua nuk do qe vetvritesh, por te vrasesh PD. E shkreta PD, eshte kethyer si haleja qe duan te shurosin te tere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje