Kina ofron 31 milion dollarë për Afganistanin

9 Shtator 2021, 14:29Bota TEMA

Kina ka premtuar ndihmë për Afganistanin me vlerë 200 milion juanë (31 milion dollarë), përfshirë furnizimet me ushqim dhe vaksinat kundër koronavirusit.

Ndihma vjen pasi Pekini tha se ishte gati të mbante komunikim me qeverinë talebane. Qeveria kineze tha se krijimi i qeverisë së re të përkohshme ishte një “hap i nevojshëm për të rivendosur rendin” në Afganistan.

Kabineti i përkohshëm i talebanëve u njoftua javën e kaluar, me vendin e shpallur një “Emirat Islamik”.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi njoftoi masat e ndihmës për Afganistanin në një takim ditën e djeshme, me homologët e disa fqinjëve të Afganistanit – Pakistani, Irani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Turkmenistani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje