Ligji i ri në Itali: Tashmë mund të kultivosh kanabis në shtëpi

9 Shtator 2021, 13:23Bota TEMA
Ligji i ri në Itali: Tashmë mund të kultivosh kanabis në

Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike.

Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Parlamentit sapo miratoi reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre.

Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.

Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetit maksimal deri në 10 vjet burg.

Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Europë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal.

1 komente në “Ligji i ri në Itali: Tashmë mund të kultivosh kanabis në shtëpi”

  1. Nurenbergu says:

    A cna e kopiuan keta italianet thenien e Xhaxjit : Gjithe populli ushtar .Tani gjithe populli italian drogmen Uuuuuuurrrrrraaaaaaaa Europa Europa copa copa , Ata miqta andej larg oweanit ja qin nonen botes me fantazi e ide psikopatesh …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje