Shumë përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se vaksinimi i Kamala Harris më 28 dhjetor 2020 ishte i rremë.
Videoja është rikthyer në vëmendje së fundmi, me komente shoqëruese si: “False”, “Kjo është e rremë”, “Nuk ka asnjë reagim prej saj”, “Nuk pashë asnjë gjilpërë”, etj.
Zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara u vaksinua në transmetim të drejtpërdrejtë, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut lidhur me vaksinat.
Sipas raporteve zyrtare, ajo mori vaksinën Moderna Inc në një qendër mjekësore në Uashington.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, janë pretendimet ato që duken të rreme sepse në video tregohet se Harris është vaksinuar në të vërtetë. Këtë e provojnë, edhe foto të shkrepura më afër.
Vice President-elect Kamala Harris received a COVID-19 vaccination in front of cameras as the incoming Biden administration seeks to boost confidence in the inoculation https://t.co/EOAZlJRpwe pic.twitter.com/SKoXwbIsLX
— Reuters (@Reuters) December 29, 2020
budallallëku është aq i madh sa vështirë se mund ta arrish ta kuptosh!!
jo “nuk pash gjilpërë”,”gjilpëra është e tillë që në vënd që të hyjë në mish shkon pas”,”ajo nuk reagoi kur e çpuan me gjilpërë”,e ku ta di unë!!
reagimi!?
as unë nuk reagoj nga gjilpëra të tilla që të dhëmbin më pak se një pickim mushkonje!
duhet të jesh idiot të thuash se përdoren “gilpëra trukesh magjie” në një kohë që mund të bësh një injeksion me glukoze o vitaminash!!
mos vallë duhet të jetë gjithë njerzimi që ta shohë ashtu me sytë e tij kur dikush bën vaksinën,në rastin tonë harris,sepse në fund të fundit dikush do të thotë se unë nuk e pash!!
a mos duhet ti mbushet mëndja çdo gomari dhe duhet nxjerrë çdo idiotësi e tyre në medje??