Ish-aleati këshillon Berishën: Krijo grup të pavarur në Kuvend

10 Shtator 2021, 09:18Politika TEMA

Në një reagim pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin e liderit historik të kësaj partie nga grupi parlamentar i PD, kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit deklaron se me këtë vendim Basha nëpërkëmbi vetëveten.

Sipas tij, rruga e vetme për të shpëtuar demokracinë shqiptare është krijimi sa më parë i një grupi parlamentar të pavarur nga PD në Kuvend.

Reagimi

Per te gjithe opozitaret e vertete, kjo e sotmja do te jete nje nate e renduar me emocione.

Kryetari Basha i Partise Demokratike, me nje vendim qe e quan si “me te rendesishmin e jetes se tij”, e perjashtoi Zotin Berisha prej grupit parlamentar te PD-se.

Duke i lene menjane emocionet, le te aresyetojme.

1- Qe prej 19 majit, Zoti Basha ka heshtur ne lidhje me vendimin e Sekretarit te Shtetit Blinken. Permes njerezve te trete, ai vetem ka thene se u ka kerkuar amerikaneve qe te japin fakte per vendimin qe ata kane marre per Zotin Berisha.

2- Faktet ende nuk kane ardhur as nga ShBA, as nga Drejtesia shqiptare. Pra, vendimi i Kryetarit Basha eshte ne kundershti te hapur me kerkesen e tij per te pritur fakte nga ShBA kunder Berishes. Me e pakta qe mund te thuhet, eshte se Kryetari Basha e ka marre vendimin e sotem duke e neperkembur vetvehten.

3- Thelbesorja eshte se Kryetari Basha e ka nenshtruar Partine Demokratike ndaj te pavertetave, ose perpjekjeve per ta njollosur pikerisht partine qe me shume sakrifica vuri guret e themelit te demokracise se re shqiptare paskomuniste.

4- Atyre qe thone se me kete vendim Kryetari Basha afron PD-ne me ShBA, une dua t’u them: “Nuk mund te afrohet nje parti demokratike me ShBA duke shkelmuar njeheresh edhe parimet e saj te frymezuara nga Demokracia amerikane”.

5- Po thone se Kryetari Basha e ka marre kete vendim se qenka kercenuar, por a mund te jete udheheqes dikush qe trembet nga kercenimet?!

6- Pas vendimit te mbremjes se sotme, PD dhe e djathta shqiptare eshte bere seriozisht e rrezikuar nga “eunuket politike” per te cilet rendesi ka vetem pjesmarrja ne qeverisje per perfitime si “vellezer oligarke” me “rilindasit”.

7- Ka mbetur vetem nje rruge per te shpetuar demokracine shqiptare.

Kjo eshte krijimi sa me pare i nje grupi parlamentar te pamvarur nga PD ne Kuvend i cili te sherbeje si frymezues i fuqishem per organizimin e te gjitha forcave opozitare te Shqiperise.

4 komente në “Ish-aleati këshillon Berishën: Krijo grup të pavarur në Kuvend”

  1. Zadigu says:

    Të shpëëtojë demokracinë “e minuar”
    për këtë është fjala?

  2. Shkëmbi says:

    Ore Arian, po sikur këtë grupim a parti të re ta shpallin “organizatë e dhunshme” apo aty afër…
    Mos i hapni më shumë telashe vetes, nëse e doni veten tuaj… Lëreni inatin se ai është dëmi i kokës.

  3. Talibani i pamvarur berisha
    dashka me honger mut deri ne frymen e fundit !
    Uahahahahahahahaa
    DHIS IS A MIRAKELL brenda Shpelles

  4. shqip says:

    Prisni se nuk keni parë gjë akoma . Kjo frazë do ju shoqërojë çdo ditë . Ky dhe ata kamikazët e Saliut mendojnë se nuk ka prova që e implikojnë Kellir Ram Berishën . Dmth , lavdi veprës së ndritur të shokut Sali , poshtë armiqtë që do thyejnë kokën. Pale kur flasin për sovranitetin këta idioter të lindur. Po ti sovranitetin e bëre kashte e Koqe o debil. Ti ushtrinë e shkrive si ajo e Afganistanit që ikën pa shtënë një pushkë. Apo nuk është po e njëjta gjë ? Sovranitet për Saliun , jo për Shqipërinë. Unë të isha në vend të atij që ka pushtet, këta Starovat e Lubonjat me kompani do ti çoja në prodhim. Jo në kooperativë se nuk ka më të tilla. Por do tu thoja ta nxjerrin bukën e gojës vetë. Jo duke marrë honorarë nga mediat, duke bërë jo vetëm lavazh truri, por edhe shprehur një nivel mjeran intelekti. Krijo grup, kështu këshillon Starova. Pra ti ikë që ike. Merr edhe këta me vete. Kur do ta hapi gjyqin Saliu o palle ka..katori ? Ka cenuar interesat e tyre o debil, jo të Edi Rames. Të ishte për demokracinë në Shqipëri, aq më pak reformën në drejtësi , Saliu do ngelej aty. Si shpellar kuptohet, por aty. Duke na çarë menderen gjithë kohës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje