Presidenti ukrainas paralajmëron luftë me Rusinë

10 Shtator 2021, 22:10Bota TEMA

Nga Yalta ku ndodhet në samitin e Strategjisë Evropiane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një luftë e gjithanshme me Rusinë fqinje ishte e mundshme dhe se ai donte të kishte një takim thelbësor me presidentin rus Vladimir Putin.

I pyetur nëse mund të ketë vërtet luftë me Rusinë, e cila kapi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, Zelenskiy tha: “Unë mendoj se mund të ketë. Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por për fat të keq ekziston kjo mundësi” shtoi ai.

Sipas Kievit, konflikti në Ukrainën lindore ka vrarë 14,000 njerëz që nga viti 2014.

Zelenskiy tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin përmirësuar, por ankohej për faktin se Ukraina nuk kishte marrë një përgjigje të qartë për kërkesën e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, një veprim që do të zemëronte me siguri Moskën.

Ai tha se një refuzim për të pranuar Ukrainën do të dobësonte NATO –n, duke luajtur në duart e Rusisë.

Tensionet midis Kievit dhe Moskës u rritën në fillim të këtij viti kur luftimet në Ukrainën lindore u intensifikuan dhe Rusia mblodhi më shumë trupa pranë kufirit.

Moska akuzoi Ukrainën për humbjen e interesit për bisedimet e paqes, ndërsa Zelenskiy kërkon një takim me Putinin në zonën e konfliktit.

1 komente në “Presidenti ukrainas paralajmëron luftë me Rusinë”

  1. Niku says:

    Mos e kruaj shume bythen moj travesti naziskine…!!! Rusia me nje levizje te gishtit te fshin nga faqja e dheut dhe ti e di mire kete, por si putane qe je kerkon te perfshish ne konflikt gjithe Perendimin, por kot e ke qe leh si qen i zgjebosur, se nuk ta var njeri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje