Nga Aranit Muraçi
Teksa po votohej dje për emrin e Lindita Nikollit, e cila do të jetë kryetarja e re e Kuvendit (votuan 137 deputetë, 83 të vlefshme, 79 pro), kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kurdisi si një aksion të ri opozitar grisjen e fletës së votimit.
Basha e kreu këtë gjest në seancën e djeshme plenare, veprim që është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.
Basha ka dashur t’i thotë përmes këtij veprimi së pari elektoratit opozitar, pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat, se nuk ka bërë marrëveshje me Edi Ramën (për të tradhtuar interesat e tyre).
Së dyti, Basha ka testuar të besuarit e tij dhe aleatët. Kush nuk do të griste fletën e votimit, do të kuptohej që i kishte dalë nga radhët.
Vetëm ish-kryeministri Sali Berisha është larguar duke mos preferuar të qëndronte në sallë kur nisi votimi.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pari nga kampi opozitar që votoi pa e grisur fletën, duke mos e respektuar rregullin e PD-së, edhe pse doli deputet nga i njëjti koalicion.
Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe 3 deputetët e tjerë të kësaj partie votuan pa e grisur fletën e votimit, çka tregon se LSI dhe PD janë zyrtarisht të ndarë, për ‘mospërputhje karakteresh’ .
Menjëherë pas votimit, presidenti Ilir Meta nuk u vonua dhe e uroi kreun e ri të Kuvendit, duke treguar se njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa qartazi LSI pas divorcit nga PD-ja po tenton të zbutet dhe të afrohet sërish me PS-në.
Agron Duka i Partisë Agrare nuk votoi fare, ndërsa edhe Dashamir Shehi u largua pa votuar.
Rivali i Bashës në parti, Agron Shehaj, si dhe ata që e kundërshtuan kreun demokrat për përjashtimin e Berishës, (Tritan Shehu etj.), ndoqën shembullin e grisjes së fletës së votimit.
Kështu pavarësisht përjashtimit të Berishës votimi i sotëm tregoi se PD-ja do të mbetet nën drejtimin e Lulzim Bashës, duke zbehur plotësisht çdo lloj përpjekjeje apo pakënaqësi për largimin e tij.
Basha tregoi në seancën e parë se edhe pas përjashtimit të Berishës e ka të konsoliduar dhe pas vetes thuajse tërë grupin parlamentar demokrat.
Përjashtimi i Berishës dhe distancimi i Bashës prej tij mund të jetë edhe një strategji politike e PD-së pas presionit amerikan, sado e dhimbshme që u konsiderua ajo nga kreu demokrat, si e vetmja zgjidhje që opozita të mos mbajë më mbi supe kostot politike të liderit historik.
Ndërsa para se të votonte, kryeministri Edi Rama nuk harroi që të mblidhte fletët e grisura nga deputetët e opozitës, duke iu përmbajtur premtimit se ai dhe deputetët socialistë nuk do të përfshihen në debate dhe sherre të panevojshme.
Lindita Nikolla në votimin e djeshëm, nga 74 deputetë të PS-së dhe 3 deputetë të PSD-së, mori edhe dy vota më tepër nga radhët e votave të aleatëve të Bashës.
Në fjalimin përshëndetës kryeparlamentarja e sapoemëruar u ndesh për disa minuta me përplasjen e duarve mbi tavolinë nga deputetët e opozitës, të cilët pas zhurmës që krijuan braktisën edhe sallën.
Sjellja e pahijshme e PD-së në seancën e parë plenare është edhe një lloj presioni ndaj maxhorancës qeverisëse, mbi pretendimet e saj për zgjedhjet dhe marrëveshjet politike që ajo kërkon, dhe më kryesorja, për të treguar se nuk ka për të pasur opozitë më të zhurmshme dhe më të fortë Shqipëria, se ajo që do të drejtohet të paktën edhe në këtë 4-vjeçar për të tretën herë nga Lulzim Basha.
Qe diten e pare e treguan qe jane plehra dhe hedhin plehrat kudo…
Keta talebane shpellare ndonje dite edhe mund te dhjesin kolektiv ne parlament.
Rrugaceri e plote,gangestere pa edukate. Kjo eshte PD Kjo eshte klasa politike e Shqiperise PS,PD apo tjeter. Behet fjale per banda te organizuara njerezish qe presin rradhen te vijne ne pushtet per te kapur ndonje llokme. Pastaj vjen populli shume i zgjuar dhe inteligjent shqipetar qe keta i voton gjithmone “oh my god bless me”.
Tregojne.veten.se.sa.injorant.jane.mjer.ai.popull
Me sjellje rrugaçerore qe diten e pare te kuvendit kjo opozite vertetoi tezen qe mund do te mbeshtetet e votohet vetem nga votues halabake e rrugaçe te se djathtes por jo nga intelektualet e saj.
Votimi parashikon ose pro ose kundra ose abstenim. Pd e Basha-model-Berisha-ka shpikur dhe nje variant te 4-ert, dmth grisjen. Kjo as me pak as me shume eshte tipari taleban i kesaj partie-sic e thote nje komentues . Nqs kjo parti nuk i kupton rregullat e demokracise, aq me keq per te. ka rastin te turshi-zohet ne opozite pa limit kohe.
O gazetar be nje analize e trego se cfare fitoj PD dhe Basha,ose mos ju fut kesaj pune e mos e felliq gazeten me ata rrugace qe paguhen me taksat e Shqiptareve per tu sherbyer dhe zgjidhur hallet e tyre.
Te votosh eshte e drejte e sejcilit.Se ku e adreson voten eshte e drejte e kujtedo.Te grisesh fleten e votimit do te thote qe nuk respekton ligjet dhe kerkesat etike te shoqerise.Hedhja e fleteve te grisura ne sheshin e salles tregon se sa i pa paster je,si e administron vendin ku banon,shtepin tende.Kjo sjellie na kujton se si e katandisen Shqiperine qe kur erdhen ne pushtet ne 1992-shin.Hedhja e papastertive si simbol i yne na e vune ne dukje edhe Izraelitet pas ndeshjes me ta,qe Ata nuk u larguan nga stadiumi pa pastruar ate.Basha mund te kete fituar unitetin e bashkepunetoreve te tij por humbi ne syte e shqiptareve.Abstenimi apo hedhje kunder e votes do tu jepte me shume respekt.Ata nuk mund te vazhdojne te marrin Kuvendin zvarre.Me sa duket akoma nuk po e gjejne ekujlibrin politik me veten.