Miguel Bergerm Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane vlerëson bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Bergerm thotë për Deutsche Welle se krahas kësaj nisme vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’ju përmbahen zotimeve që kanë marrë në Procesin e Berlinit për të krijuar Tregun e Përbashkët Rajonal.
“Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur. Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që bashkëpunimi rajonal të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë kam parasysh si zhvillimin e ideve dhe nismave të reja, ashtu edhe zbatimin e tyre.
Kjo është një qasje, për të cilën janë zotuar pjesëmarrësit në “Procesin e Berlinit” dhe të cilën e promovon edhe BE -ja. Për ne është vendimtare që në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kancelares Merkel, riafirmuan përpjekjet e tyre për të jetësuar Tregun e Përbashkët Rajonal”.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, thotë se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ndihen të zhgënjyera nga BE lidhur me hapjen e negociatave teksa thekson se blloku europian duhet të nis sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ka njëfarë zhgënjimi, por gjatë udhëtimit tim në rajon përjetova edhe një afri dhe një interes të madh për BE-në. Por BE-ja, duhet ta bëjmë të qartë se e marrim seriozisht rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është arsyeja se përse është kaq e rëndësishme që negociatat e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Për sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Bergerm shprehet se të dy vendet duhet të ulen në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pse mund të nevojiten kompromise të dhimbshme.
Ok sa me siper ! Tani te kuptojme se perse jepet ky njoftim ? Jepet qe Mali i Zi mos te kundershtoje kete ballkanin e hapur apo per ndonje tjeter !?……..
O Gelbaze o mashtrues nuk esht e verte qe Gjermani e mbeshtet ballkanin e hapur te Vucicit por eshte kategorishte kunder kesaj ide qe bije ndeshe me inisiativen e Berlint per nje Trege rajonal te perbashket ku jane dakorte dhe te perfshire 6 vendet e rajonit po nje proces i tille nuk i vjen pershtat Serbise
Ku e more vesh se nuk eshte e vertete kjo ore Beni USA ? Duke lare pjatat atje ne Amerike paske informacion te rezervuar nga Bundestagu gjerman ? Rri or koqe e laj mire ato pjata se nuk eshte per ty politika e BE ! Ose eja ketu e bashkohu me vullnetaret e Salqenit per te cilin te qan zemra .
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kohët e fundit e riemërtuan nismën e tyre nga “Mini-Shengen” në “Ballkan të Hapur”. Çfarë mendoni ju për këtë nismë?
Ne duam forcim të qëndrueshëm të bashkëpunimit midis të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë qasje po ndjekim në Procesin e Berlinit. Në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, për shembull, janë bërë shumë përparime në gjashtëshe, edhe me mbështetjen e BE-së. Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur.
Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që bashkëpunimi rajonal të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë kam parasysh si zhvillimin e ideve dhe nismave të reja, ashtu edhe zbatimin e tyre. Kjo është një qasje, për të cilën janë zotuar pjesëmarrësit në “Procesin e Berlinit” dhe të cilën e promovon edhe BE -ja.
Pra, Open Ballkan, bie ndesh me nismën e Tregut të Përbashkët Rajonal?
Për ne është vendimtare që në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kancelares Merkel, riafirmuan përpjekjet e tyre për të jetësuar Tregun e Përbashkët Rajonal. Ky është një projekt vërtet historik, për të cilin u zotuan të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje, në nëntor 2020.
Në këtë kontekst, me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal RCC, janë duke u negociuar të katra marrëveshjet e reja, përfshi edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti dhe një marrëveshje për njohjen e kualifikimeve akademike dhe profesionale.
Këto janë marrëveshje që do të sjellin përmirësime reale për njerëzit në rajon, për shembull, nuk do të nevojiten më viza për udhëtimet midis Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi nuk i janë bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur, sepse kanë frikë se Serbia do të jetë tepër e privilegjuar. A është e justifikuar kjo frikë?
Për ne është vendimtare të avancojmë punën në Tregun e Përbashkët Rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili do të krijohet deri në vitin 2024, është parakushti kryesor për zbatimin me sukses të Planit Ekonomik dhe Investues të BE -së në rajon.
O Puntore qe pastron-ferkon Peshqe kokuqe me goje dhe me dore, nuk eshte turpe te Lashe pjata ,turpe eshte te jeshe lepires i gjithanshem e kudogjendur o 99ce,dhe te zhgaravitesh ne internet si mor i kuqe nga bodrumi apo Aleja e selise se PS. Une ne jeten time kame lare pjata vetem nje dite ne 1996 qe ka qene dita e nenave ne Amerike , dhe jo se ishte puna ime por i shkova ne ndime nje shokut tim (Strugan) nga Maqedoni qe kishte nje restoran ne NJ dhe ju prishe makina qe lante pjata dhe me thiren per ndime dhe une shkova i ndimova dhe sot e kesaje dite ndihem krenar per ate ndime qe ju dhashe, por profesioni ime eshte ndertues qe nga 1985 deri me sote,dhe une lexoje lajmet nga rjetet nderkombetare nuk mara lajme nga mendere pacavurja TEMA te Mero Gelbazes po shkoje ketu per tu argetuare me Injorante si pune tende