Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Ik sa më parë o mi ambasadash, do nisim tur takimesh në bazë. Berisha na ka sjellë demokracinë

12 Shtator 2021, 17:57Politika TEMA

Sali Berisha vijon të nxjerrë në median e familjes të gjithë bashkëpunëtorët e tij ndër vite për të kritikuar Lulzim Bashën dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Së fundmi, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj, ka shpërthyer në akuza ndaj Lulzim Bashës, pasi përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Ai thotë se Berisha e ka vendosur në krye të PD-së Lulzim Bashën dhe më pas e ka mbrojtur duke i dhënë mbështetjen e tij të fuqishme.

‘Shpallja non grata e Sali Berishës është një ngjarje shumë e rëndë e demokracisë shqiptare, pasi qytetarët kanë jetuar 30 vite me të.

Është ky Sali Berishë që ka bërë një revolucion në vend, ka sjellë demokracinë, ka krijuar piramidën më të madhe të marrëdhënies me SHBA.

Kemi 8 vite që e mbajmë kryetar Lulzim Bashën, pasi ka pasur mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës. E ka mbajtur Bashën në krye të PD-së, pa asnjë meritë dhe pa asnjë mundësi për ta sjellë partinë në pushtet.

Këtë e ka bërë deri para 3 ditësh dhe me një pafytyrësi, një mi ambasadash. Duhej të shtronte propozimin në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe të bëhej votim i fshehtë. Nëse do ta hiqte Këshilli Kombëtar, Berisha nuk do e kundërshtonte. Por ai e bëri këtë me një vendim personal.

Ne ja kemi kërkuar dorëheqjen Bashës që kur ka humbur herën e parë, të dytë dhe të tretë. Ai nuk e njeh institucionin e dorëheqjes. Anëtarësia e PD-së, për gjestin e ulët që ka treguar Basha ndaj njeriut që e ka vendosur në atë post, do të ndërgjegjësohet.

Besoj se këtë vjeshtë ai do të largohet. Nëse do të respektohet institucioni i votës në PD, ne vijmë shumë shpejt në pushtet.

Do të nisim takimet në bazë. Nëse nuk do të bindet kupola, atëherë ne do të bëjmë një referendum brenda partisë’, tha Ahmetaj.

10 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar: Ik sa më parë o mi ambasadash, do nisim tur takimesh në bazë. Berisha na ka sjellë demokracinë”

  1. Tirana says:

    O bislim koqja e degjon ameriken ti apo ske anten ?

    1. Kalec Dega says:

      O sali, une du vetem pasurite e familjes tate…vilat the cdo kacidhe te funit qe do te metet, te tjerat ti kerkojne shoket e tu kommuniste ne Tema……….

  2. azbiu says:

    Bislim ti je dru me pre luli bythec .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Per piramida Saliu ishte I pari per kete ke te drejte..

    1. ali says:

      Ky nuk është budalla, është tropojan prandaj edhe është shqetësuar për fatin e bashkëfshatarit të tij, prandaj nuk ka hallin e vëndit por atë të tribusë.

  4. Emiljano says:

    Sa budallenj paska pas ai vend

  5. aqifi says:

    Islim, Bislim, Trislim, vk dmth shife qe nga emri

  6. Turp . says:

    kur nji pederast si basha ju dhjeu ne kok saline?

  7. Reali says:

    TI ANTAR I BASHKESIS ZVARRANIKVE MOS JE XEN SY PESHKAQENI? APO GITA E USHTAREVE NDERKOMBETAR. PO TE ISHTE PER SALIQIN TEND SHQIPERIA DO ISHTE AKOMA MONSTER ENVERISTE SE AI REGJIM NUK KISHTE ASGJE SOCIALISTE. SALIQI JOT E KA KRITIKUAR SHUM ASHPER HEROIN RAMIZ ALIA PSE RAMIZI NUK PERDORI USHTRIN E FUQIT E TJERA PER TA SHTYPUR POPULLIN. SALIQI JOT ME ENVERISTAT EKSTREMIST E DOGJEN E SHKATERRUAN TOTALISHT SHQIPERIN NE VITN 1997 SI HAKMARRJE NDAJ POPULLIT PSE FLAKEN ENVERIN DHE KRIMBAT E TIJ NE GROP TE PLEHRAVE. ASNJE ISH I BURGOSUR APO I PERNDJEKUR POLITIK NUK KA THYER QOOFT EDHE NJE XHAM DRITAREJE NE VITIN 1997. FAMILJARE TE ISH ZYRTAREVE TE LART DHE OFICERAVE, TE FAMILJEVE HEROJVE VODHEN DHE SHKATERRUAN SHQIPERIN KOMANDANT I TYRE ISHTE SALIQI JOT. PO DESHE TI JAP EDHE ME EMRA DISA SE LISTEN E PLOT E KA SALIQI. DJEMT E ISH MINISTRIT AREDIN SHYTI, NIPAT E HEROINES ZONJA CURE, VELLEZERIT E ISH OFICERAVE SINAN E LAVDOSH DANO . NIPAT E OFICERAVE ARJAN E MANXHAR DAUPI E PLOT TE TJERE PA NUMUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje