Ashensori i një pallati në zonën e Astirit, rrezikoi jetën e disa personave për shkak të shkëputjes së tij, teksa ishte në zbritje nga kati i katërt.
Raportohet se të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, kurse ka vendosur nën hetim tre persona mes tyre administratori i pallatit, që ka deklaruar si ka lidhur kontratë me një kompani për mirëmbatjen e ashensorit.
Nga verifikimet paraprake të shkresave dyshimet bien mbi teknikun e ashensorit me inicialet D.SH , që nuk ka kryer detyrën ndonëse banorët e kishin bërë prezent problemin.
Edhe banorët e pallateve përrreth shprehen të shqetësuar për pasigurinë e ashensorëve.
“Paguajmë nga 10 mijë lejë në muaj të gjithë. Zhurma na zgjoi dhe britmat e kalamajve, ishte e vështirë,” thotë një banore.
O ti gazeta Tema po pse e theskon ne zonen e Astirit , e ben me vetedije kete apo jo kete nuk e di. Pallati eshte hyrja ngjitur te paklati ku banoj vete dhe mund te isha une ti apo dikush tjeter i lenduar sot. Ngjarja ndodhi ne nje pallat te kompleksi Fratari. Ore nuk e gje gje Ledianen per nje ashensor por ju tregojuni sa me transparente ju lutem.