Babai i 23-vjeçares që u vra nga ish-burri: Plehrë e shoqërisë shqiptare, të varet në litar! Vajzën ma rrëmbyen me mashtrim

13 Shtator 2021, 12:23Sociale TEMA
Babai i 23-vjeçares që u vra nga ish-burri: Plehrë e

Babai i 23-vjeçares Sabrin Bengaj ka treguar se si ndodhi ngjarja që i mori jetën vajzës së tij.

Ai tha se ish-dhëndri e kishte rrëmbyer që të vogël dhe pa dëshirën e tij vajzën, dhe pas shumë vitesh e kishte tradhtuar. Ai shton se për këtë arsye vajza kishte kërkuar të largohej nga ajo banesë, por ish-burri e kishte kërcënuar me armë.

“Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin; ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijë tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte.

Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë; Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh, pasi u në ndodhesha, vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehra e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë.

Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma.

E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time.

Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit; të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën.

Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Një mi që kalon në ato kanalet e ujërave të zeza. Denoncon nënën e tij për ato 5 pika që jam akuzuar. Djali këtë pisllëk e ka bërë me nënën, që është shpifëse, plehrë e shoqërisë shqiptare. Këta lloj janë të sëmurë, dhe shteti duhet t’i dënojë.”, tha ai.

1 komente në “Babai i 23-vjeçares që u vra nga ish-burri: Plehrë e shoqërisë shqiptare, të varet në litar! Vajzën ma rrëmbyen me mashtrim”

  1. Shpati says:

    Turp te te vije edhe ty, nje cope anadollaku qe per nje “cfare do thote bota”, nuk guxon qe te denoncosh.
    Sa vlere kane tani fjalet e tua, kur te iku vajza ne lule te moshes! E vetmja gje qe pajtohem me fjalet e tua, eshte qe ai monstra duhet varur. Plumbi kushton me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje